Mijëra ushtarë të tyre u υr▪︎në në Kursk, Rusia “shpërblen” Korenë e Veriut me një sistem anti-raketor

Kremlini i dërgoi Koresë së Veriut një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore në këmbim të mijëra trupave që luftuan forcat ukrainase brenda Rusisë.

Që nga fundi i vitit të kaluar, Rusia i ka furnizuar Phenianit të paktën një sistem të mbrojtjes ajrore mobile Pantsir, sisteme lufte elektronike dhe mbështetje tjetër ushtarake, sipas një raport monitorimi ndërkombëtar.

Transferimi shënon një shkelje të madhe të sanksioneve ndërkombëtare dhe sinjalizon thellimin e aleancës ushtarake të Moskës me Korenë e Veriut pas nënshkrimit të një traktati të partneritetit strategjik qershorin e kaluar.

Raporti nga Ekipi i Monitorimit të Sanksioneve Shumëpalëshe zbuloi gjithashtu se Peniani ka furnizuar më shumë se 20,000 kontejnerë me municione që nga shtatori 2023, duke mundësuar një rritje të sulmeve ndaj infrastrukturës civile ukrainase.

Dërgesat përfshijnë nëntë milionë fishekë artilerie, më shumë se 100 raketa balistike dhe mbi 200 municione të artilerisë së rëndë, si dhe raketa antitank.

Këto transferime përbëjnë furnizime të mjaftueshme për të pajisur tre brigada të plota, tha raporti i publikuar nga ministria e jashtme e Koresë së Jugut.

Duke konfirmuar vlerësimet e inteligjencës perëndimore, raporti thotë gjithashtu se Peniani dërgoi mbi 11,000 trupa në Rusi në vitin 2024, nga të cilët 3,000 ushtarë të dërguar si përforcime kohët e fundit.

Trupat e huaja deri më tani janë kufizuar në luftime në territorin rus dhe janë konsideruar si instrumentale në ndihmën e Rusisë për të dëbuar trupat e Kievit nga rajoni kufitar i Kurskut.