Rama sërish miting me shqiptàrët në Greqi, këtë herë mblidhen në Selanik (DETAJE)

Kryeministri Edi Rama po planifikon të zhvillojë një tubim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi më 3 nëntor në hotelin Porto Palace në qytetin port verior të Selanikut.

Ky do të jetë tubimi i dytë i madh që Rama zhvillon në Greqi këtë vit, pas një eventi të ngjashëm në Athinë në muajin maj. Të dyja janë pjesë e një përpjekjeje për të angazhuar diasporën shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në 2025.

“Kryeministri grek Mitsotakis e kishte hedhur poshtë tubimin e Ramës në Athinë si “të tepërt”, duke vënë në dukje tensionet e vazhdueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë, veçanërisht për burgosjen e Fredi Belerit, politikanit etnik grek që ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës dhe tani është një eurodeputet i Greqisë”, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Takimi i parë i Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë pati disa shtyrje, pasi autoritetet greke tentuan të ndalonin prenotimin e stadiumit të madh ku do të mbahej tubimi, që përfundimish mblodhi disa mijëra shqiptarë.