Formacioni i mundshëm / Surprizë e Sylvinhos në sulm, si pritet të rreshtohet kombëtarja në sfidën e sotme

Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa në konferencën për mediat, ai u shpreh se e ka gati formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e sotme.

Siç mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, rreshtimi pritet të jetë 4-3-3, me Strakoshën në portë, ndërsa në mbrojtje Gjimshiti dhe Ajeti, të cilët do të mbulohen nga krahët nga Hysaj e Mitaj.

Formacioni i mundshëm / Surprizë e Sylvinhos në sulm, si pritet

Në mesfushë është treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa në sulm pritet një ndryshim “rrënjësor”.

Krahët mund të mbulohen nga Broja dhe Arbër Hoxha, ndërsa maja e sulmit pritet t’i besohet Mirlind Dakut, dke lënë në stol treshen Bajrami-Asani-Manaj (ky i fundit është shfaqur me disa probleme shëndetësore në seancat e fundit stërvitore).

Gjithsesi, ashtu siç tha dhe Sylvinho, formacioni i tij titullar është gati dhe do ta publikojë sot vetëm një orë përpara startit të ndeshjes.

https://www.youtube.com/channel/UCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A