Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje në një postim në mediat sociale që çmimet e naftës të mbahen të ulëta, reagim që vjen pas raportimeve për mbylljen e mundshme të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Jam duke ju vëzhguar”, ka thënë Trumpi, duke aluduar se kjo është një lojë e Iranit.
Gardat Revolucionare e Iranit ka reaguar ndaj postimit të Trumpit në kanalin e saj në Telegram, duke thënë se “thashethemet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e kanë frikësuar Trumpin!”
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.