VIDEO/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëhet ‘lëmsh’, ngatërron Tiranën me Teheranin!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ngatërron Teheranin me Tiranën.

Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

Megjithatë, zyrtari amerikan e “kap” shpejt gabimin dhe e korrigjon.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.

SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunëstë koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe.

Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.