Rrjetet sociale cilësohen si një nga arritjet më të mëdha të teknologjisë, pasi kanë shkurtuar distancat dhe kanë ndikuar pozitivisht në shumë fusha të jetës./
Mirëpo rrjetet sociale shihen si një nga terrenet më të përshtatshme për t’u përdorur edhe nga mash.truesit. Së fundmi një rast i tillë është de.noncuar në emisionin investigativ “Stop”, ku një zonjë kosovare me banim në Zvicër ka treguar se si është mash.truar nga një vajzë, e cila kërkonte punë si dado.
Përmes faqes “Babysitter Babysitter” në Zvicër, Ambra Dido kontaktoi me familjen e de.noncueses.
Dy palët ranë dakord që vajza të punonte për tre muaj në këtë familje dhe Ambra fillimisht kërkoi lekët e biletës. Më pas ajo u zh.duk, skemë të cilën e ka përsëritur edhe herë të tjera.
Nëpërmjet lidhjes me Skype, den.oncuesja shpjegoi për emisionin “Stop” me detaje se çfarë ndodhi me “dadon”.
De.noncuesja: Jam lajmëruar te ju sepse jetoj në Zvicër. Në faqen “Babysitter” në Zvicër më ka kontaktuar Ambra Dido, një vajzë nga Tirana.
Gazetarja: Për çfarë bëhej fjalë te kjo faqja?
Den.oncuesja: Bëhet fjalë për babysitter, kujdestare. Kam kërkuar kujdestar, për të kqyrur fëmijët. Dikush, një vajzë, më ka gjetur në faqe dhe më ka kontaktuar.
Kemi biseduar me atë vajzën nga Tirana dhe më ka thënë që do vijë për të kqyrur fëmijët. Ajo zinte be të ë.mën që s’kishte Iekë për të paguar biletën.
Atëherë burri im i ka çuar paratë 95 Euro. Nuk u lajmërua, e kam telefonuar prapë. Më duhen edhe 30 Euro për sigurim. Atëherë dy.shova unë. E telefonoja, nuk ma hapte telefonin.
I kam shkrujtuar faqes “Babysitter në Zvicër”, I kam lajmëruar. Ata e kanë postuar, janë lajmërur shumë njerëz, një burrë, një grua, që i ka vj.edh më shumë para.
Gazetarja: Vajza me emrin Ambra Dido ju ka thënë se do të vinte të bënte babysitter për fëmijët tuaj, ndërkohë ju i keni dërguar lekët e biletës dhe ajo nuk ka ardhur?
Den.oncuesja: Ashtu, nuk ka ardhur. Nuk ma ka bërë vetëm mua, por edhe të tjerët i ka gë.njyer.
Gazetarja: Juve, vajza ju ka dërguar një mjet identifikimi? Si quhej? Nga vinte?
De.noncuesja: Ambra Dido! Me pasaportë, me të gjitha.
Gazetarja: Keni mundur të kontaktoni më me të?
Den.oncuesja: Jo, jo! Mua më ka futur bIIok, s’kam kontakt hiç. Më kanë dërguar dhe të tjerët foto që kanë folur me të, të gjithëve u ka thënë njësoj si mua.
Gazetarja: Keni bërë një de.noncim, përsa i përket ma.shtrimit të vajzës?
Den.oncuesja: Jo, jo! Nuk më duhen lekët, vetëm s’kam qejf të gë.njej të tjera familje se kjo është duke vazhduar akoma.
Emisioni “Stop” iu drejtua PoIicisë së Shtetit për të den.oncuar Ambra Didon për mas.htrim, shkruan “klan”.
Eksperti i sigurisë ki.bernetike, Rexhion Qafa u shpreh se qytetarët janë të pamb.rojtur në këtë fushë dhe përdorimi i rrjeteve sociale është një mjedis ku po zhvillohen shumë kr.ime, që kanë të bëjnë me fsh.ehjen e identitetit.
Eksperti Qafa shpjegoi:
Pavarësisht nismave që janë ndërmarrë apo entit rregullativ, të cilat kanë punuar në pjesën e legjislacionit dhe rregulloreve, vazhdojmë të kemi ende një zonë gri. Kështu që konsumatori duhet të jetë shumë i sigurt për veprimet që bën.
Pagesat duhet të bëhen të shoqëruara me një faturë apo të bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare.
Të ndodhur në këto kushte, të gjithë qytetarët duhet të mbrohen vetë, duke dyshuar në të gjithë kontaktet që bëjnë online.