Marigona vjedh sërish vëmendjen në Greqi, shfaqet joshëse në pasarelën e modës (Fotot)

Pas daljes së saj në tribunë për tre sekonda gjatë një ndeshjeje në Greqi, Marigona me origjinë nga Kosova vodhi vëmendjen edhe në pasarelë.

Modelja ishte në MadWalk 2024, e zhvilluar në Athinë. Padyshim të gjithë të pranishmit e ndoqën me plot kureshtje, duke u bërë kështu qendra e vëmendjes. Ajo kishte veshur një fustan të zi mbresëlënës, me gurë në pjesën e gjoksit.

Madje, ajo ka postuar disa foto në llogarinë personale në Instagram, ku nuk kanë munguar komplimentet.