ÇUDIT Balluku lavdëron pushtuesit osmanë dhe u thotë investitorëve turq: Merrni shembull nga sulltanët që donin të instaloheshin në Shqipëri!

Një deklaratë e paprecedentë e zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shkaktuar një skandal gjatë fjalimit të saj në samitin e biznesit me investitorë turq në Tiranë.

Në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, Balluku befasoi të pranishmit duke lavdëruar sulltanët osmanë – pushtuesit e dikurshëm të Shqipërisë dhe duke i marrë ata si shembull frymëzimi për sipërmarrësit e sotëm turq.

“Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë të investojë në Shqipëri… nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet pse Bajaziti, Murati, Mehmeti, Fatihu, donin të instaloheshin në Shqipëri,” tha Balluku, duke shkaktuar tronditje dhe reagime të ashpra për glorifikimin e figurave që simbolizojnë pesë shekuj pushtim e robëri.

Fjala e Belinda Ballukut: Ju uroj mirëseardhjen dhe siguroj veçanërisht ata që kanë vizituar për herë të parë Tiranën që duhet të jenë pak ndër ju se në këto pak ditë që do të qëndroni në Tiranë apo do të vizitoni Shqipërinë, padyshim do të bini në dashuri me këtë vend dhe do ta keni të vështirë të shkëputeni. Ky samit ekonomik është jo vetëm një platformë për të diskutuar investimet, por edhe një pasqyrë e gjallë e marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Turqisë. Partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillim dhe stabilitet në rajon. Sot jam këtu për të forcuar më tej këto ura bashkëpunimi, për të eksploruar mundësi të reja investimi dhe për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve tona ekonomike. Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë të investojë në Shqipëri pa dashur ta blasfemoj historinë me këtë krahasim nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet pse Bajaziti, Murati, Mehmeti,Fatihu, donin të instaloheshin në Shqipëri. Shqipëria ka një treg dinamik që sjell avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë paratë në këto 28 mijë kilometra katrorë. Ne jemi një vend i vogël në hartë për nga sipërfaqja, por i madh në mundësi. Por bizneset turke, investitorët turq, e kanë zbuluar këtë që në rastin e parë kur Shqipëria hapi dyert në vitet ’90.