Greqia del sufiçit, paketë e madhe ndihme konkrete financiare për të gjithë qytetarët/ LISTA E PLOTË

Qeveria greke ka shpallur një paketë të re masash financiare në mbështetje të qytetarëve, me fokus uljen e kostos së jetesës dhe lehtësimin e barrës ekonomike për familjet. Nga këto masa pritet të përfitojnë edhe mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Greqi.

Ndër masat kryesore të shpallura janë:

– Zgjatet subvencionimi i naftës (diesel) me 20 cent për litër edhe për muajin maj, një lehtësim i drejtpërdrejtë për konsumatorët dhe bizneset.

– Vazhdon deri në gusht sùbvencionimi i plehrave kimike me 15% të vlerës së faturës, duke mbështetur sektorin bujqësor dhe fermerët.

– Jepet një ndihmë e jashtëzakonshme prej 150 euro për çdo fëmijë për familjet me 3 anëtarë, e cila do të shpërndahet në fund të qershorit pa nevojë aplikimi. Kjo masë prek rreth 1 milion familje.

– Rritet në 300 euro ndihma për pensionistët me të ardhura të ulëta, të moshuarit pa sigurim dhe personat me aftësi të kufizuara, duke zgjeruar edhe numrin e përfituesve.

– Zgjerohet skema e rimbursimit të qirasë, duke përfshirë më shumë familje dhe duke mbështetur mbi 1 milion qiramarrës.

– Për borxhet private, lehtësohen procedurat:

• Hiqet bllokimi i llogarisë bankare nëse paguhet 25% e detyrimit dhe rregullohen detyrimet e tjera

• Përfshihen në mekanizmin jashtëgjyqësor edhe borxhet nga 5.000 deri në 10.000 euro

• Borxhet e krijuara deri në dhjetor 2023 mund të shlyhen deri në 72 këste

Këto masa synojnë të mbështesin shtresat më të prekura dhe të stabilizojnë ekonominë familjare, ndërsa përfitues do të jenë edhe emigrantët shqiptarë që janë të integruar në sistemin ekonomik dhe social të Greqisë.

E PLOTË / Deklarata e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për paketën e re të masave të mbështetjes ekonomike

Autoriteti Kombëtar i Statistikave sapo shpalli të dhënat përfundimtare fiskale për vitin 2025 dhe ato janë shumë inkurajuese. Megjithatë, në të njëjtën kohë, e di mirë se kushtet e vështira ndërkombëtare po e rrisin barrën e përditshme të kostos së jetesës për familjet tona.

Për këtë arsye, këmbëngul që çdo arritje kolektive duhet të përkthehet gradualisht edhe në mirëqenie individuale.

Në të vërtetë, ekonomia kombëtare po qëndron dhe po performon më mirë se sa pritej. Por shqetësimi për shpenzimet në supermarket, kostot për fëmijët, karburantet më të shtrenjta dhe kujdesi për të moshuarit mbeten, si në gjithë Europën, ashtu edhe në vendin tonë.

Për këtë arsye, sot shpall një paketë masash lehtësuese që u drejtohen të gjithë qytetarëve, si një kthim i përfitimeve të progresit nga shteti drejt shoqërisë.

Bëhet fjalë për një tepricë buxhetore që erdhi si rezultat i një politike ekonomike të kujdesshme, që kufizon shpenzimet e panevojshme shtetërore dhe lufton evazionin fiskal, që nxit zhvillimin duke mbështetur të ardhurat, ndërsa ul taksat dhe borxhin publik.

Madje, kjo tepricë është më e madhe se sa parashikohej, diçka shumë e rrallë edhe për ekonomitë më të forta.

Pikërisht për këtë arsye, ndërhyrjet tona të synuara u drejtohen shumicës, pa vënë në rrezik ekuilibrin fiskal. Këto masa krijojnë një mburojë ndaj krizës aktuale, sidomos për familjet me fëmijë, pensionistët, qiramarrësit, fermerët, bizneset, si dhe për miliona qytetarë me detyrime të prapambetura.

Konkretisht, për periudhën në vijim do të vlejnë këto masa:

– Zgjatet subvencionimi i naftës (diesel) me 20 cent për litër edhe për muajin maj, një masë që lehtëson bizneset dhe konsumatorët.

– Vazhdon deri në gusht subvencionimi i plehrave kimike me 15% të vlerës së faturave të blerjes, një masë që prek rreth 250.000 fermerë dhe subjekte që operojnë në sektorin primar.

– Jepet një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet me fëmijë, në vlerën 150 euro për çdo fëmijë. Kjo do të jepet pa aplikim në fund të qershorit dhe do të përfitojnë rreth 1 milion familje, me mbi 3 milion anëtarë, ose rreth 80% e familjeve me fëmijë.

– Rritet në 300 euro neto mbështetja për pensionistët me të ardhura të ulëta, të moshuarit pa sigurim dhe personat me aftësi të kufizuara, e cila jepet çdo nëntor në mënyrë të përhershme. Numri i përfituesve zgjerohet në 1.9 milion, pra 85% e pensionistëve mbi 65 vjeç.

– Rriten kufijtë e të ardhurave për përfitimin e rimbursimit të një qiraje në vit, duke përfshirë edhe 70.000 familje të tjera dhe duke mbështetur në total mbi 1 milion qiramarrës, rreth 86% e tyre.

Sa i përket borxhit privat, janë ndërmarrë masa të rëndësishme:

Së pari, bllokimi i llogarisë bankare të një debitori mund të hiqet nëse ai ka shlyer 25% të borxhit dhe ka rregulluar detyrimet e tjera ndaj administratës tatimore.

Së dyti, tani lejohet përfshirja në mekanizmin jashtëgjyqësor edhe për borxhe nga 5.000 deri në 10.000 euro, duke ndihmuar rreth 300.000 persona.

Së treti dhe më e rëndësishmja, borxhet e krijuara deri në dhjetor 2023 mund të shlyhen në 72 këste, me kusht që detyrimet e reja të jenë paguar ose rregulluar.

Këto masa do të shpjegohen më tej nga ekipi ekonomik. Kostoja e tyre është rreth 500 milionë euro dhe i shtohen masave të buxhetit aktual, reformës fiskale, rritjes së pagës minimale dhe përmirësimit të të ardhurave për vitin 2026, si dhe 300 milionë eurove të dhëna tashmë për përballimin e pasojave nga konflikti në Iran.

E di që disa do t’i konsiderojnë këto masa të pamjaftueshme. Është e vërtetë që asnjë shtet, sado i fortë, nuk mund të përballojë vetëm një krizë globale. Por këto janë masat më të mira të mundshme pa rrezikuar stabilitetin ekonomik që kemi arritur me shumë përpjekje.

Këto janë masa sigurie dhe zhvillimi që Greqia arrin në një mjedis ndërkombëtar të pasigurt dhe i ndan me shoqërinë e saj.

Janë gjithashtu një mesazh shprese se përpjekjet e qytetarëve grekë japin rezultate dhe se, pavarësisht vështirësive, ka arsye për optimizëm.