Në një intervistë për ‘Politico’, kryeministri Edi Rama javën e shkuar deklaroi se Shqipëria ishte e gatshme t’i lejonte SHBA-së përdorimin e aeroporteve dhe hapësirës së saj ajrore për të sulmuar Iranin.
Për ekspertin e sigurisë, Ilir Kulla kjo është një lëvizje e llogaritur diplomatike nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili në këmbim të bashkëpunimit po kërkon forcimin e sigurisë ajrore.
Në “Të Pashoq”, Kulla dekIaroi se kjo lëvizje interpretohet si një përpjekje për të siguruar që besnikëria ndaj aleatëve të mos vijë në kurriz të sigurisë së vendit, por përkundrazi, ta forcojë atë.
Pjesë nga intervista:
-Ti e përmende pak më herët ardhjen e ambasadorit të SHBA-ve në NATO, në vendin tonë, u takuan ndër të tjera dhe me kryeministrin Rama. Mirëpo, pak ditë më parë është raportuar që kreu i qeverisë tonë ka pranuar Trumpin që, nëse ndodh, amerikanët të sulmojnë Iranin nga Shqipëria. Por sigurisht që ka vendosur dhe kushtet e veta.
Ilir Kulla: Jo, nuk ka thënë që amerikanët të sulmojnë Iranin nga Shqipëria. Si është detaji e kësaj? Baza e Kuçovës është një bazë logjistike e krijuar ajrore nga NATO në rastin e një lufte në lindje. U krijua para dy vjetësh me idenë që po vazhdon lufta me Detin e Zi, Rusia, Ukraina e të tjera e të tjera. Dhe saktësisht rruga jonë për të shkuar në lindje kalon edhe kjo që shkon për nga Bullgaria e të tjera dhe rruga që shkon për nga Turqia dhe pas Turqisë është Irani. Pra, nëse vijon kjo luftë duke qenë që disa nga vendet evropiane si Spanja, Franca, Italia e të tjera, i kanë thënë, i kanë thënë SHBA-së që ti nuk mund t’i përdorësh bazat tona e të tjera, baza jonë nuk është një bazë sulmuese, por është një bazë logjistike. Është bazë e vogël, por është një bazë e rëndësishme logjistike sepse është po tamam në rrugën lindore. Pra, mjafton të shohësh globin, hartën dhe sheh që është një vijë e drejtë. Në këtë pikëpamje kjo bazë për këtë është krijuar. Dhe nuk mund t’i thuash jo amerikanëve. Është krejtësisht jo logjike sepse platforma është krijuar që nga momenti që kemi hyrë në NATO ne nuk mund t’i themi jo një aleati. Vetëm në raste ekstreme, në qoftë se për shembull…
– Po pra po, jemi në një kohë që po refuzojnë të tjerët.
Ilir Kulla: E dalë. Po. Ëh, ne nuk mund t’i themi jo. Ndoshta një tjetër mund t’i thotë jo, por ne për shumë arsye. Kemi borxh Kosovën, kemi histori të demokracisë e të mbështetjes, jemi të rreshtuar në atë rresht, kemi problemin e dobësisë si shtet dhe të varësisë, domethënë kemi shumë probleme ne, të cilat ne nuk mund të prishemi me aleatin tonë më të madh. Dhe është logjike kjo gjë. Tani çfarë ndryshon? Shumë me rëndësi. Nuk është bazë sulmuese por është bazë logjistike. Por kryeministri, qeveria shqiptare pra, e ka bërë të qartë atë që kemi thënë në këtë studio në qoftë se kujtohet një muaj më parë. Që ne aftësi mbrojtëse s’kemi. Pra, nëse do ta përdorni bazën, duhet të na jepni aftësinë mbrojtëse. Pse? Sepse aftësi mbrojtëse nuk është se nuk kemi ne. Po s’ka asnjë nga këta. Nuk ka dhe Italia, prandaj Italia thotë jo. S’ka aftësi mbrojtëse. Pra kryeministri thotë, unë diplomatikisht dhe politikisht them që ti mund ta përdorësh bazën, sigurisht që do ta përdorësh bazën se baza për atë punë është krijuar. Por në të njëjtën kohë duhet të më japësh mua dhe mundësinë që të mbrohem.
Dhe kjo është sfida kryesore, aq më tepër që vitin që vjen këtu do bëhet samiti i NATO-s dhe në rast se ne do të vazhdojmë këtë histori e të tjera, ky samit do jetë shumë i rëndësishëm nga pikëpamja e sigurisë, si ajo çfarë folëm më përpara që ka të bëjë me, me ngjarjen që ndodhi në Washington. Pra, kjo natyra, natyra e rrezikut dhe kërcënimit mund të jetë çfarëdo lloj. Por në rastin konkret, ne absolut nuk mund të themi jo SHBA-së, pa më të voglin dyshim. Dhe absolut kryeministri ka bërë shumë mirë që ka qenë i drejtpërdrejtë duke thënë, ne jemi vend i vogël, jemi vend anëtar i NATO-s. Mundësitë tona janë të limituara dhe këtë gjënë tjetër duhet ta bëni.