Avokati Saimir Vishaj rrëfen betejën me kancerin dhe vetminë: “Jetoj vetëm me qenin, gruaja më Ia”

Avokati Saimir Vishaj ka folur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer betejën me kancerin dhe ndryshimet e mëdha në jetën familjare.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Vishaj tregoi se një vit më parë u përball me një sëmundje të rëndë, e cila e çoi deri në koma, por që arriti ta kalojë me vështirësi.

Ai u ndal edhe te jeta personale, duke deklaruar se ndodhet në një situatë të vështirë familjare, pasi bashkëshortja dhe familja e tij kanë zgjedhur të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam braktisur, por do ta kaloj këtë situatë”, u shpreh ai, duke shtuar se aktualisht jeton i vetëm dhe shoqëri i bën vetëm qeni i tij.

Avokati tha se pas 40 viteve martesë, ndarja dhe vetmia janë të vështira për t’u përballuar, por theksoi se po përpiqet të vijojë jetën dhe punën në Shqipëri, me mbështetjen e kolegëve dhe miqve.

Ai shtoi gjithashtu se ka kontakte me fëmijët e tij, të cilët jetojnë në SHBA, ndërsa theksoi se pavarësisht distancës, ruan lidhjen me ta dhe me nipërit.

“Puna më ndihmon ta kaloj këtë periudhë”, u shpreh Vishaj, duke theksuar se po përpiqet të rindërtojë jetën e tij pas një periudhe të vështirë shëndetësore dhe personale.