Agrοn Llakaj e lMlTOl, Eni Çobaηit nuk i deΙ lNATl, do ta…

Agron Llakaj, prej disa sezonesh imiton juristen Çobani në sallën e gjyqit, por pasi Eni e pa “veten” për herë të parë aty, tha publikisht se nuk i kishte pëlqyer aspak, përkundrazi.

Kohë më parë, në një intervistë për Eni tregoi që ky imitim jo vetëm nuk i ka pëlqyer, por edhe i ka dë mtuar imazhin. Sipas saj, Agron Llakaj i ka shp ërfytyruar figurën.

Asokohe, ajo tha se miqtë habiteshin se si nuk kërkonte të drejtën e saj duke u përballur me aktorin para ligjit, por Eni tha se i vinte mirë që po i jepte të drejtën të “hante bukë”.

Eni Çobani ishte dje e ftuar në “Rudina”, nga ku foli për projektet e vitit të ri, prioritetet që i ka vënë vetes, karrierën profesionale dhe atë televizive,

po edhe u përball me disa personazhe “pikantë” për të shkruan revista Class. Në lojën me emoji, në të cilën e përfshiu Rudina, juristja, mes shumë personazheve,

u përball edhe me Agron Llakajn, për të cilin, si për të gjithë të tjerët, duhet të zgjidhte një emoji. Para se të bënte këtë të fundit, Çobanit iu desh të komentonte:

“Nuk do doja, në fakt, që këtë fillimviti të përballem, me personazhe për të cilët kam folur gjatë vitet e kaluara,

kështu që nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku.

Unë nuk dua të komentoj gjatë, por sigurisht, edhe atij, si çdo shqiptari tjetër, i uroj vit të mbarë, të suksesshëm,

po megjithatë shenjën do t’ia jap….”, – tha Çobani dhe drejtoi nga kamera një emoji të in atosur.