Një 19-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kosovë pasi një mbjet e përplasi teksa ai i shte duke ecur.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të mjetit, e cila si fillim goditi dy makina të parkuara në trotuar dhe më pas goditi për vdekje këmbësorin.
Pas aksidentit të rëndë shoferi i përlotur ka kërkuar të vdesë edhe vetë.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.