Arian Çani brαktis TVKlan, sezonin e ri “Zonë e lirë” do të shfaqet në tjetër televizion

Emisioni “Zonë e lirë”, që prej 19 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në ekranin e Tv Klan, siç ka ndodhur deri më sot.

Mësohet se në këtë sezon të ri, Çani do ta transmetojë emisionin e tij në kanalin “Abc News”.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TVKlan,

për t’u transferuar në AbcNews, apo bëhet fjalë vetëm për mbyllje kontrate. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

Gjithsesi, zërat pritet që të konfirmohen nga vetë drejtuesi i “Zonë e Lirë”, i cili do të japë gjithashtu detaje të reja në lidhje me formatin e ri që pritet të ketë emisioni.

“Zonë e Lirë” e filloi transmetimin në ‘Telenorba’ në vitin 2003, për t’u transferuar më pas në Vizion Plus.

Ndërkohë prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në TvKlan.