Një 34-vjeçar nga Dibra ka humbur kontaktet me familjen e tij. Bëhet fjalë për Leo Rocin, i cili prej datës 21 maj nuk ka asnjë kontakt me familjen.
Daja i të riut, Astrit Doda ka denoncuar në polici, se nipi i tij e ka kontaktuar për herë të fundit kur ka qenë në doganën Serbi-Kroaci.
Në denoncimin e tij në polici, daja i të riut ka deklaruar se nipi i tij ishte nisur për emigrim drejt Evropës.
Ai thotë se “në orën 2:30 të natës së 21 majit më ka kontaktuar duke më thënë se jam në doganin Serbi-Koraci”. Ai thotë po ashtu se telefoni i të riut ka qenë i ndezur, por nuk e hapte njeri.
Sipas dëshmisë së dajës së 34-vjeçarit, ditën e djeshme në telefon i është përgjigjur një person nga Serbia.
“Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.
Dhe ajo po na bënte presion cfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe tha që ajo është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.
Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh dicka edhe këtyre”, shprehet daja i Rocit.
Leo Roci është nisur më datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë.
Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë.
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka reaguar rreth lajmeve se ai ka nisur një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzin.
Besi ka treguar për “Anabel” se vajza në fjalë është menaxherja e Mandit të Nishtullës, duke shtuar se takimi në Bruksel ishte një rastësi.
“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”– tha Besi.
Besi disa muaj më parë i dha fund martesës me Xhensila Myrtezaj, nga e cila çifti ndajnë 2 fëmijë së bashku, Ajka dhe Amen.
Lajmet filluan të qarkullojnë pas disa postimeve të Çiljetës me aktorin, ku disa nga urimet që ajo mori nxitën dyshimet se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie së bashku.
Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit aty. Fansat janë të bindur se dyshja janë në një lidhje së bashku, dhe të shumtë ishin komentuesit që i uruan dyshen.
Kujtojmë që ishte Besi Kallaku ai i cili konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.
Së fundmi, Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ku fansat kanë aluduar se teksi i këngës është “thumb” për ish-partneren e tij.
“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.
Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se tekstin e këngës e ka krijuar nga shpirti, duke nxitur akoma më shumë thashethemet se i dedikohet arsyeve që çuan në fundin e martesës së tij me këngëtaren.
“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.
Por rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj këngëtares, duke i hedhur asaj fajin për fundin e martesës së tyre.
Mes kritikave dhe akuzave të ashpra ndaj saj, Xhensila Myrtezaj ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa vargje të poezisë “Në mundsh”.
“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”, janë vargjet e zgjedhura nga këngëtarja, siç duket si përgjigje ndaj akuzave të Bes Kallakut, si edhe komenteve negative të ndjekësve.
Pas pritjes së gjatë, dilemat morën fund për trajnerin Sylvinho, pasditen e së hënës, kur publikoi listën paraprake me 27 lojtarë për Euro 2024. Shumë u befasuan, për të tjerë ishte e pritshme, por trajneri duket se guxoi për të mirën e kombëtares.
Ai la jashtë ekipit Cikalleshin, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Kombëtares në eliminatore, por nuk po kalon një moment të mirë në Turqi, ndërsa është në moshën 34-vjeçare. E dhimbshme për bomberin nga Kavaja, por nga ana tjetër trajneri është për t’u vlerësuar që riktheu në ekip dy sulmues me shumë potencial, Mirlind Daku dhe Manaj. Ky i fundit mbylli një sezon të shkëlqyer në Turqi dhe tashmë po kërkohet nga disa klube në Europë, ndërsa Daku bëri një kthesë të madhe pasi mungoi në miqësoret e marsit. Ai shpërtheu në Rusi me Rubin Kazanin, por me mendjen tek Europiani dhe djersa e derdhur u shpërblye për të.
Në anën tjetër, Sylvinho i ka dhënë mundësinë e Medon Berishës, i cili fillimisht duhet të falënderojë trajnerin e Lecce-s, i cili e aktivizoi në formacion në ndeshjet e fundit, aty ku ka rënë më shumë në sytë e Sylvinho-s, që nuk hezitoi ta ftonte për herë të parë me kuqezinjtë.
Edhe pse brazilian, Sylvinho këtë herë është munduar të tregohet shumë i kujdesshëm me grumbullimin e mbrojtësve dhe të mesfushorëve, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të madhe se në Eliminatore, ku sulmi ishte më i mbipopulluar. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e kundërshtarëve me të cilët do të përballemi në Grupin B, Italia, Kroacia dhe Spanja. Me një nivel të tillë, sigurisht që kuqezinjtë do ta kishin thuajse të pamundur të luanin në sulm. Sylvinho i nisi eksperimentet që në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, e cila edhe pse u humb minimalisht 1-0, Shqipëria u tregua një skuadër shumë kompakte, mbronte mirë dhe dilte shpejt në sulm.
Por cilët do të jenë emrat dhe skema me të cilën Sylvinho do të luajë në Gjermani?
Braziliani ka treguar se nuk është i fiksuar te një skemë e caktuar, ashtu siç ishte Edy Reja para tij. Skema ndaj Suedisë në miqësore, duke u bazuar edhe te numri i madh i mesfushorëve të grumbulluar, pritet të jetë ajo me të cilën do të zbresim në fushën më 15 qershor ndaj Italisë, kampione në fuqi e Europës (4-2-3-1).
Në portë, Sylvinho me shumë mundësi zgjedhje të parë ka Etrit Berishën, edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të luajë asnjë minutë që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Këtu do të ndikojë eksperienca e gjigantit kuqezi, i cili është një nga lojtarët që ka marrë pjesë edhe në Euro 2016 në Francë. Në mbrojtje, të padiskutueshëm aktualisht janë kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj. Ismajli po rikthehet ai i ditëve më të mira edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë dhe me shumë mundësi do të formojë dyshen e mbrojtjes kuqezi. Dilema mbetet në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Hysaj dhe Balliu do të duhet të djersitnin shumë për bluzën e titullarit. Megjithatë, mbrojtësi që luan në Spanjë është pak më i favorizuar, pasi garanton dalje më të shpejta në sulm.
Ramadani dhe Asllani janë të palëvizshëm, por me ndryshimin e skemës, Sylvinho mund të hedhë në fushën e lojës edhe një mesfushor tjetër, i cili do të garantonte kilometra dhe muskuj, që aktualisht këto karakteristika i plotëson Qazim Laçi. Ai do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për Kristjan Asllanin, duke bërë që ylli i Interit të ishte më i lirshëm në lëvizjet e tij që do t’i garantonin skuadrës dalje më të shpejta.
Asani nuk po kalon një moment të mirë, prej dhjetorit ai nuk ka asnjë minutë thuajse me skuadrën e tij dhe kjo bëri, sipas burimeve, që Sylvinho të ishte në dilemë të madhe për grumbullimin apo jo të tij, por në fund, Asani duket se e ka eklipsuar brazilianin me perlat që realizoi në Eliminatore. Me skemën e re, Asani mund të ulet në stol dhe pas sulmuesit kryesor pritet të jetë Bajrami dhe Seferi, dy nga futbollistët që kanë mbajtur një peshë të madhe në Eliminatore, kanë vrapuar shumë, por edhe kanë realizuar gola vendimtarë.
Në sulm, gjithçka varet nga forma që do të tregojnë gjatë këtyre ditëve të stërvitje Broja, Daku dhe Manaj. Megjithatë, Armando Broja, është më i shpejtë në fazën sulmuese dhe këtë gjë Sylvinho e përsëriti edhe në konferencën për shtyp kur prezantoi listën një ditë më parë.
Gjithsesi, trajneri ka më shumë se 2 javë kohë dhe do t’i shohë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe më pas do të vendosë sesi do të zbresë në fushën e lojës kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund./A2CNN
Shtëpia e famshme e përdorur kur Kevin McCallister mbeti vetëm në shtëpi në Krishtlindje është në shitje.
Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, Illinois është hedhur në treg për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.
Është hera e parë që nga viti 2012 që prona është hedhur në treg, sipas agjentëve amerikanë të pasurive të patundshme, Zillow.
Që nga publikimi i filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar në një rinovim ekstrem.
Duke postuar një përshkrim të ambienteve të brendshme, agjentët e pasurive të patundshme The Dawn Mckenna Group, thanë se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit me shtimin e një konservatori të madh dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli më të fundit.
Shtëpia, e përshkruar nga kompania si “një nga shtëpitë më të famshme në botë“, përmban gjithashtu dy dhoma ndenjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh me tre makina dhe “shkallët e paharrueshme”.
Më parë, fansave të “Home Alone” iu dha mundësia të qëndronin në shtëpi në vitin 2021, kur Airbnb listoi pronën për një qëndrim ekskluziv vetëm për një natë.
Një 28-vjeçare është vrarë në Frankfurt nga një 17-vjeçar tunizian. Ai e rrahu dhe e mbyti pasi sipas tij, vajza po qeshte gjatë marrëdhënies seksuale.
Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023 kur 28-vjeçarja Blanca takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali, pa pritur që ky takim të ishte fatal për jetën e saj.
Sipas prokurorit të rrethit , 28-vjeçarja dhe 17-vjeçari janë takuar në një lokal dhe pasi kanë pirë dhe përdorur drogë, kanë shkuar në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit.
28-vjeçarja filloi të qeshte kur po kryenin marrëdhënie, duke indinjuar adoleshentin, i cili e rrahu brutalisht dhe e mbyti për vdekje.
Siç u tha në gjykatë, 17-vjeçari ka regjistruar me kamerën e celularit momente të ndryshme të sulmit të dhunshëm ndaj vajzës.
Në një moment, duke drejtuar kamerën nga trupi i pajetë i Blankës, ai filloi të mburrej për “arritjen” e tij, duke thënë “E vrava”.
Të bërtiturat e 28-vjeçares fatkeqe janë dëgjuar nga një fqinj i cili ka njoftuar policinë. Oficerët e policisë thyen derën e banesës dhe gjetën Blancën të vdekur. Muhamed Ali u arrestua pak orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij në zonën e Frankfurtit.
Nëna e 28-vjeçares jetonte pranë vajzës së saj, por natën e 3 tetorit, kur 17-vjeçari vrau vajzën e saj, ajo nuk ndodhej në banesë.
Sipas ligjit gjerman penal për të miturit, 17-vjeçari tunizian mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.
Jul Deda ka qenë padyshim një nga shtyllat kryesore të këtij sezoni të tretë.
Ndonëse nuk arriti të fitonte çmimin, ai ia doli të ishte në pod-in final përballë Eglës, e cila u shpall fituese.NOAMirëpo, ajo çfarë bën përshtypje është që Juli shprehet më se i bindur se ka qenë ai fituesi real i BBV dhe se pak nga pak do i sqarojë të gjitha dhe se ka fakte.
“Rrugëtim sa i bukur dhe me kleçka të cilat do sqarohen rrugës, nuk i lë pa i sqaruar sepse e di që e kam fituar BB, nëpërmjet fakteve që kam marrë vesh pasi kam dalë. Unë i dija gjërat që kur isha brenda. I kam ditur të gjitha, megjithatë dita të isha korrekt me vendin ku jam futur, me formatin, produksionin dhe çdo gjë. ” – ka thënë Juli ndër të tjera.
Zgjohet çdo mëngjes për të shitur lajthi për të siguruar të ardhura për familjen e tij! Kjo është historia e trishtë e Blerimit, i cili është detyruar të braktisë shkollën çdo ditë që familjes së tij mos t’i mungojë kafshata e gojës. Është vetëm 12 vjeç dhe është detyruar të marrë rolin e burrit të shtëpisë.
Sot në Pogradec. Një djalë i vogël hyn në lokal, mbante qeska me lajthi në dorë.
Nuk bezdiste. Thjesht afrohej afër njerëzve. Ata që donin, kërkonin vet. Nuk lodhej për të reklamuar produktin e tij. U afrua tek unë.
Nuk je sot në shkollë?
-U zgjova vonë – më thotë gënjeshtrën e bardhë që unë ta kuptoja.
Po sa vjeç je?
-12 vjeç.
Shkon në shkollë vërtet?
-Shkoj por kur shes lajthi.
Po kur nuk shet?
-Dal të shes, t’i çoj mamit lek për bukë.
Po mami nuk punon?
-Punon kamariere.
Po babi?
-Babi më ka vdekur
Sa kohë ke që shet lajthi?
-2 vite.
Po pse shet lajthi e nuk shkon të mësosh?
-Sepse jam burri i shtëpisë. Unë duhet të mbaj familjen.
Çfarë do bëhesh kur të rritesh?
-Asgjë. Do ngelem burri i shtëpisë.
E dashke mamin shumë atëherë.
-E dua. Shumë. Po ti s’do blesh lajthi?
Jo nuk dua se është mëngjes por lekët po ti jap.
-Jo, nuk t’i marr lekët po nuk i more lajthitë.
Të të bëj një foto?
-Bëje por mos ma nxirr fytyrën
Pse mo?
-Se tallen shokët.
Të tallin që shet lajthi?
-Tallen per shumë gjëra.
Po ti nuk mërzitesh?
-Unë mërzitem vetëm kur nuk shes.
Nuk i mori lekët, as unë lajthitë. Mu duk sikur më mori ditën. Më tërhoqi. I vogël dhe i madh. Shpirtin e çiltër e forcën prej burri. 12 vjeç. Burrë shtëpie!
Luiz Ejlli dhe Egla Ceno janë bërë bashkë në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme për ish-konkurrentët e këtij reality shoë.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Luizi duke performuar në skenë këngën e tij më të re me Getto Geasyn.
Në një moment artistit i bashkohet Egla, e cila vazhdoi të kërcente duke bërë “twerk” para këngëtarit, ndërsa ky i fundit është habitur nga performanca e aktores.
Kujtojmë që këngëtari shkodran ishte një ndër personazhet më të komentuara në shtëpinë e “BBV”, i cili me lojën dhe humorin e tij bëri për vete një publik të gjerë, duke u shpallur edhe fituesi i BBV2, ndërsa Egla Ceno është fituesja e freskët e BBV3.
Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.
Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë.
Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.
“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.
Bes Kallaku përmes vargjeve të këngës së tij të fundit zbuloi ndarjen konfliktuale me Xhensila Myrtezajn dhe duket se ia hodhi asaj fajin për fundin e martesës.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë aktori dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij.
Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-partneren e tij, Xhensilën, për shkak të ndarjes së tyre.
Ndërkohë kënga është shpërndarë nga miku i tij, Kristian Boçi në rrjetin social Instagram, ku ai zbulon se e ka paralajmëruar aktorin për Xhensilën.
“Të pata thënë vëlla”, u shprehet ai, drejtuar shokut të tij. Boksieri thekson se “Besi ka shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”.
“Mosmirënjohja! Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Ta pata thënë brother Bes Kallaku”, shkruan boksieri.
Kujtojmë që midis dy çifteve, Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona ka pasur një miqësi të ngushtë. Ata ishin të pandarë nga njëri-tjetri, por miqësia e tyre u prish.
Asnjëherë nuk u fol për arsyet se pse dy çiftet, nga rradhët e personazheve VIP, nuk flisnin më me njëri-tjetrin.