Merr fund misteri / Ja pse Egla u fotografua jashtë shtëpisë së Big Brother! Jul Deda nuk përmbahet: Ty fitoren ta dha…

Një foto e Egla Cenos jashtë shtëpisë së Big Brother, bëri bujë të madhe gjatë kohës që gara vazhdonte.

Egla u fotografua në atë kohë në zonën e Komunës së Parisit, e shoqëruar nga disa persona, por duket se tashmë ka marrë fund misteri.

Egla është takuar me psikologen dhe ka kryer testet e nevojshme. Ajo ka qëndruar më pas e izoluar për 48 orë në “Dhomën e Bardhë”, moment që i dha shumë famë.

Pjesë nga debati në studion e post-Big Brother Vip 3:

Ledioni: Egla ka qenë në takimin me psikologen për të bërë analizat. Që ka ndodhur ditën e dielë, dhe më pas ka ndenjur 48 orë vetëm.

Meironi: Egla i kaloi disa teste psikologjike, ne jo.

Ledioni: Po por edhe ti e ke patur mundësinë e psikologut apo jo?

Meritoni: Po…

Egla: Mua më kanë çuar te zyra e psikologut të Big-ut dhe më kanë futur në “Dhomën e Bardhë”

Juli: Egla u skualifikua! Bëri bujë video e saj në Komunën e Parisit, se ne i kemi parë disa gjëra, dhe Egla rikthehet. T’a ka dhënë Big Brother-in ty ajo dhoma dhe thuaj faleminderit. Ti ke dalë dy herë e papreferuar. Jo majdanozi po ajo po kjo….

Europiani mund t’i ndryshojë karrierën, gjigantët e futbollit francez hedhin sytë nga Armando Broja

Euro 2024 do të jetë shansi i artë i Armando Brojës për të treguar se sa vlen. Jo vetëm për tifozët shqiptarë, por edhe për të gjithë klubet që po monitorojnë sulmuesin shqiptar, i cili do të largohet nga Çelsi gjatë kësaj vere.

Futbollisti nuk është në planet e klubit londinez dhe pas një huazimi zhgënjyes te Fullhemi në pjesën e dyët të këtij sezoni, atij i duhet lëvizja e duhur për të ringjallur karrierën e tij. Mundësia e artë do t’i vijë nga paraqitjet në Europian, ku çdo gjë pozitive do të rrisë vlerësimet për të në treg, në një moment kur ka ende disa skuadra të rëndësishme të interesuara për të.

Mediat britanike kanë raportuar për interes nga skuadra si Uest Hem, Ullvërhempton apo Ipsuiç, ndërsa së fundmi është përmendur edhe Borusia Dortmund. Por nga Franca vjen një hipotezë e bujshme për futbollin shqiptar. Nënkampionët e Francës, Monako, janë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për të. Sipas “L’Equipe”, Broja është në majën e listës së dëshirave të klubit të principatës, pasi nga radhët e tyre do të largohet Uisam Ben Jeder.,

Për Brojën kjo do të ishte një mundësi e artë, duke marrë në konsideratë faktin se i nevojitet një klub ku do t’i jepet menjëherë besim si lojtari që do të udhëheqë vijën e sulmit.

Heidi Baçi tregon për problemin shëndetësor që po kalon, pasi u shfaq me syze në festën e “BBV3”

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Heidi Baçi ishte mbrëmë pjesë e “After Party-t” të zhvilluar nga Top Channel, ku u shfaq me syze dielli.

Përveç kësaj Heidi nuk ka qenë aktive në rrjete sociale dhe as në intervista, për këto ish-banorja vetëm pak më parë ka postuar një video ku shpjegon gjithçka.

“E para ju falenderoj për suportin e vlerësoj, më vjen keq që nuk kam postuar po kam pasur disa probleme shëndetësore me syrin dhe prandaj mbaj syze dhe kam mbajtur syze dhe në party-n dje mund të jetë infeksion ose nga stresi se di po do kthehem së shpejti”, u shpreh ajo.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C7hGaHsNVJN/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fheidi-baci-tregon-per-problemin-shendetesor-qe-po-kalon-pasi-u-shfaq-me-syze-ne-festen-e-bbv3%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1231%2C%22ls%22%3A527%2C%22le%22%3A1213%7D

“Sara mungon sepse…”, Ledioni mbledh ish-banorët e Big Brother: Romeo nuk iu përgjigj ftesës, arsyet…

Të gjithë konkurrentët e Big Brother VIP 3 janë mbledhur këtë të martë në studion e spektaklit, me mungesë të dy prej tyre.

Ka qenë moderatori Ledion Liço ai që ka bërë me dije se Sara Gjordeni mungon për shkak se është shtatzënë, ndërsa i pranishëm nuk ka qenë as Romeo Veshaj.

Ledioni tha se Romeo “nuk iu përgjigj ftesës” për të shkuar në studio, ndërsa tha se “arsyet pse, nuk i dimë”.

E pranishme është edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno, e cila ka pësuar një aksident mesa duket pas “after-party” dhe pa shqetësime serioze.

“Tani po e mbaj veten, po rezistoj, sapo të mbaroj do të shkoj për një check të kërbishtes por jam “ok””, tha Egla.

Ngjαrje e rëndë në vend/ 16-νjeçari goditet me thίkë

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë.

Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.

16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Teksa merr rreze dielli, Xhensilës i ndodh e papritura (Video)

Një incident u regjistrua në “Ferma VIP”.

Teksa merrte rreze dielli, së bashku me Ditean, personazhi më i ri në fermë, Xhensila, u rrëzua.

Situata e krijuar shkaktoi të qeshura mes dy fermereve, teksa Xhensila konfirmoi se nuk u lëndua, duke e kaluar këtë moment me sportivitet.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C7hKKj2Icaz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fteksa-merr-rreze-dielli-xhensiles-i-ndodh-e-papritura-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A356%2C%22ls%22%3A210%2C%22le%22%3A259%7D

Vijon telenovela / Xhensila i “kthen kusurin” Besit? Këngëtarja shfaq linjat dhe merr komplimenta pafund: Askush s’mund të…

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media, por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Së fundmi Besi ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ama teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ është nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht. Kënga është kuptuar nga fansat si dedikim për ish-parnteren e tij Xhensilën për shkak të ndarjes së tyre.

Kohëve të fundit për shkak të këngës së Besit, aludimeve për një lidhje tjetër të tij dhe shumë komenteve lidhur me ndarjen e tyre duket se Xhensila e ka një reagim. Me anë të një videoje të saj ka shkruar:

“Kujtoje gjithmonë, je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”.

Babë e bir bëjnë për spital njëri-tjetrin në Lushnje

Dy persona babë e bir kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës gjatë pasdites së kësaj të marte, pasi janë dëmtuar në një konflikt të ndodhur mes njëri-tjetrit.

39-vjeçari me inicialet N. P., ka shkuar në spital me plakë të shkaktuar me thikë nga babai i tij 59-vjeç me inicialet B. P. Gjithashtu ky i fundit është shoqëruar në spital, pasi nga konflikti ka marrë lëndime në pjesën e fytyrës.

“Lushnjë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Çfarë ndodh? Majk publikon videon e Xhensila Myrtezajt, më pas e fshin

Reperi Majk së fundmi ka postuar në “instastory” një video të këngëtares Xhensila Myrtezajt, e cila shfaqet duke kërcyer në mënyrë sensuale.

Video mban këngën e reperit “Temelin”, ndaj ai e ripostoi në profilin e tij.

Mirëpo, duket se është bërë pishman, pasi Majk vendosi ta fshinte si story. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje për raportin mes tyre.

Mos vallë ka diçka më shumë në këtë mes? Apo Majk e fshiu për të mos krijuar aludime të kota.

Kujtojmë se si Majk ashtu edhe Xhensila janë beqarë. Të dy janë prindër, Xhensila të dy fëmijëve, ndërsa Majk baba i një djali.

“Fle te krevati ku flinte me të birin, i ndjej ende erën”, rrëfimi rrëqethës i nënës së Erjonës, 20-vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti: Në varr e çova me…

Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit.

Në secilën qoshe të saj sheh ëndrra që u humbën dhe dëgjon fjalë që s’u thanë.

Dhimbja që e shtrëngon në gjoks, i bëhet e padurueshme kur prek fytyrën e saj të ngrirë në fotografi.

“Unë vazhdoj t’i them çdo ditë ‘mirëmëngjesi’ dhe ‘natën e mirë’ Eronës”, thotë me zërin që i dridhet Milihatja.

Vajza e saj 20 vjeçe u vra më 12 prill në Ferizaj – qytet në pjesën juglindore të Kosovës. Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua ish-bashkëshorti i saj, me të cilin Erona kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

Çifti ishte i divorcuar për gati një vit dhe Erona e kishte obligim ligjor që ta takonte të birin me të atin çdo javë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Në takimin që do të bëhej i fundit për ta, ajo u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i saj Driloni, 15 vjeç, që e shoqëronte, u plagos.

“Në ato momente, sikur më theri diçka në zemër”, kujton Milihatja kohën kur kolegët në punë i thanë se “qenka vrarë një grua”.

“Nuk e dija se ishte vajza ime. Isha në kuzhinë duke punuar dhe thashë me vete ‘si janë prishur kështu njerëzit’”.

Ende pa e kuptuar, ankthi e kishte ngërthyer. Nuk e kujton se sa kohë kishte kaluar, kur kunati ishte shfaqur në restorantin ku punonte – pak kilometra larg shtëpisë në fshatin Bablak të Ferizajt.

“Mendova se po shkonim në shtëpi… Kur e mori rrugën nga qyteti, e pyeta: përse po shkojmë në Ferizaj? Më tha: janë plagosur Erona e Driloni”.

Aty, brenga për ta e kishte ngufatur. Por, një fije shprese se do t’i gjente të gjallë, e mbante.

“Kur e pashë Drilonin e plagosur në spital, e dija që do të shërohej… dhe nisa të bërtas: ku e kam çikën”.

Nga ai moment, thotë se nuk mban në mend asgjë, përveçse të jetë rrethuar nga mjekët dhe stafi tjetër.

“Sa shumë dhimbje… Dritën e syve që kisha, ma mori”.

Milihatja beson se bashkëshorti i Eronës ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj saj me vite, ndonëse Erona mundohej ta mbante fshehur.

Ata ishin lidhur kur vajza ishte 16 vjeçe dhe, shumë shpejt pas, “nisi të ndrydhej, nuk hante njësoj, nuk qeshte njësoj”.

“Vinte në shtëpi e më thoshte se nuk do të kthehej më tek ai… por diçka ndodhte dhe prapë shkonte”.

Milihatja kujton se, njëherë, kishte vënë re edhe shenja dhune në trupin e së bijës, por se ajo i kishte thënë se ishte rrëzuar në banjë.

Përkundër insistimit të prindërve, ajo ishte kthyer prapë tek ai.

“Isha e bindur se e kërcënonte me neve… Dhe Erona bënte gjithçka për qejfin e tij, vetëm që të mos na dëmtonte”.

Motivet e kësaj sjelljeje thotë se nuk i di, por frika iu provua kur ish-bashkëshorti i Eronës “nisi ta kërcënonte” vëllain e madh të saj, se gjoja do të pësonte, nëse Erona largohej prej tij.

Erona, ndërkohë, mbeti shtatzënë dhe gjatë asaj periudhe, e ëma thotë se ajo i ndërpreu kontaktet me familjen.

Edhe pse vetëm disa kilometra larg me shtëpi, ajo thotë se nuk dinte asgjë për të bijën.

“Djalin e madh, Rinorin, e larguam nga Kosova që të mos ndodhte më e keqja… dhe rastin e raportuam në polici”.

“Disa herë iu drejtuam policisë rajonale në Ferizaj… u thosha se më mungon vajza… por më thoshin se janë në kontakt me të dhe se ajo nuk pranon të flasë me familjen”.

Meraku, frika e ankthi i familjes zgjatën me muaj, derisa Erona, gjashtë javë pas lindjes së djalit, u kthye bashkë me të te prindërit – “e lodhur, e dobësuar, e traumatizuar”.

Me mbështetjen e tyre kishte vendosur ta riniste jetën nga fillimi, duke parë tek i vogli i saj motiv e shpresë.

Milihatja thotë se bashkë me bashkëshortin e saj ishin gati të bënin gjithçka, vetëm që atyre të mos u mungonte gjë.

Teksa kujton zërat dhe zvarritjet e nipit për tokë, vaji ia ndal rrëfimin.

“Është dhurata më e shtrenjtë që më ka lënë Erona”, thotë Milihatja dhe nis e shpalos rrobat e tij.

“I ka ngjarë asaj…”, thotë nëpër dhëmbë.

Pas vrasjes së Eronës, djali kaloi nën kujdestarinë e nënës së ish-bashkëshortit të saj dhe familja e Eronës e takon “çdo dy javë, nga tri orë”.

Milihatja thotë se do të përpiqet ta rikthejë nipin nën kujdestarinë e vet.

Teksa rrëfen e përpëlitet nëpër dhomë, bashkëshorti i saj, Gazmendi, qëndron i heshtur e i pllakosur nga dhimbja.

“Ishte jashtëzakonisht e lidhur me të atin”, thotë Milihatja për Eronën.

Babai nuk dëshiron të flasë shumë, por thotë se ka vetëm një peng: “Pse nuk i qëndrova më afër, në çdo hap…”.

Më pak se një javë pas vrasjes së Eronës, në Pejë – rreth 90 kilometra larg Ferizajt – u vra edhe një grua tjetër. Edhe në atë rast, policia arrestoi bashkëshortin si të dyshuar.

Nga viti 2010 deri në prill të këtij viti janë identifikuar në total 57 gra të vrara. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm.

Por, edhe sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, rastet e vrasjes së grave “marrin dënime të ulëta, kthehen në rigjykim ose zvarriten”.

Përkundër kërkesave të herëpashershme të REL-it për komente, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk është përgjigjur.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se, vitin e kaluar, janë raportuar 2.460 raste të dhunës në familje, me viktima kryesisht gratë.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, numri i tyre është shumë më i lartë se shifra zyrtare. Ata thonë se dhuna nënraportohet për disa arsye, përfshirë: presionin social mbi gratë, mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike dhe mostrashëgimin e pasurisë nga prindërit.

Në rastin e Eronës, pengesë ishte “frika” – mbështetja e familjes nuk i mungonte.

Erona kishte frikë të largohej nga bashkëshorti dhunues, thotë për Radion Evropa e Lirë Mimoza Thaqi, trajnuese për zhvillim personal në një klub online, të cilin e ndiqte edhe Erona në muajt e fundit të jetës.

“Ëndërr e Eronës ishte liria dhe djali i saj. Sepse, ajo ishte si e robëruar nga ai person… Vetëm te djali e shihte ardhmërinë e vet”, thotë Thaqi.

Pjesë e këtyre klubeve thotë se është bërë edhe Milihatja, “për ta menaxhuar situatën në të cilën ka kaluar dhe kalon familja”.

Psikologët thonë se familjet me tragjedi të tilla, përjetojnë “tronditje emocionale”.

“E kanë të vështirë ta pranojnë dhe besojnë realitetin. I përcjell ndjenja e fajit… se a kanë pasur mundësi të bëjnë diçka më shumë, t’i vërejnë më herët problemet dhe ta parandalojnë vrasjen”, thotë për Radion Evropa e Lirë Gyltene Derguti, psikologe klinike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Milihatja nuk dëshiron të flasë për vrasësin e Eronës, por lutet që ta marrë “dënimin e merituar”. Në dhomën ku flinte Erona me djalin, tani fle ajo. Aty thotë se ndien ende erën dhe të qeshurat e tyre.

Derisa për një çast duket se përhumbet në kujtimet e bukura, dhimbja e zgjon shpejt.

“Në varr e çova me duvak… sepse nuk e kishte veshur fustanin e bardhë kur ishte martuar”.

“Atë ditë e pashë nuse… Erona ishte e bukur, por atë ditë ishte bërë edhe më e bukur”./REL