Babë e bir bëjnë për spital njëri-tjetrin në Lushnje

Dy persona babë e bir kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës gjatë pasdites së kësaj të marte, pasi janë dëmtuar në një konflikt të ndodhur mes njëri-tjetrit.

39-vjeçari me inicialet N. P., ka shkuar në spital me plakë të shkaktuar me thikë nga babai i tij 59-vjeç me inicialet B. P. Gjithashtu ky i fundit është shoqëruar në spital, pasi nga konflikti ka marrë lëndime në pjesën e fytyrës.

“Lushnjë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.