“Do të bëjmë referendum!”/ Rama paralajmëron ndryshimin RADIKAL: Në Shqipëri…

Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj për referendùmet ku do të kalojnë shumë nisma që përplasin partitë politike. E para mes tyre, ulja e numrit të deputetëve të Kuvendit.

Përpara anëtarëve të asamblesë së PS-së që u mbajt këtë të shtunë, në Durrës, kryetari socialist dhe kryeministri Edi Rama, paralajmëroi depolitizimin e administratës zgjedhore, pavarësisht dakortësisë ose jo me opozitën. Kritikave apo hipotezave për ngadalësim të bisedimeve për anëtarësim me BE-në, Rama iu përgjigj se ato do të mbyllen brenda mandatit, siç është planifikuar.

Ideja e hedhur nga vetë Rama disa muaj më parë, për tkurrjen e numrit të deputetëve, duket se po kërkohet të konkretizohet pa humbur shumë kohë. Në mungesë të 94 votave për të ndryshuar kushtetutën, ku sanksionohet struktura e parlamentit, Rama ka gjetur pikërisht rrugën e referendumit.

Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum. Ne duhet të çojmë ligjin e referendumeve përpara. Shumë tema do të duhet të shkojnë në referendum”, tha Rama.

Ideja e Ramës për numrin e deputetëve është ajo e uljes së tyre në 101 nga 140 që ka aktualisht parlamenti. Ndërsa për ligjin e referendumeve ai tha se duhet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

“Nuk e fal kurrë Ilir Metën”, Monika Kryemadhi “hap zemrën” te Grida Duma: Nuk më besoi, kujtonte se unë do e

Politikania Monika Kryemadhi ka bërë një rrëfim ndryshe mbrëmjen e kësaj të enjte, teksa është shprehur se besimi i Ilir Metës tek ajo është thÿer për shkak “të një rrogëtari” që ka hyrë shumë vonë në jetën e ish-Presidentit.

“Raporti im me të tani është vetëm për fëmijët. Unë nuk do të falë kurrë mungesën e besimit që ai kishte për mua. Nuk do pranoja kurrë që besimin e Ilir Metës tek unë do e thyente dikush që vjen sot në jetën e tij, një rrogëtar.

Kurse unë në jetën time, kurrë nuk kam vendosur në dyshim një vendim të Ilir Metës”, është shprehur ajo, kur moderatorja dhe ish-kolegia deputete Grida Duma e pyeti për marrëdhënien aktuale që ata kanë tashmë si ish-a.

Monika Kryemadhi ka treguar edhe për drejtimin e LSI, kur Ilir Meta u zgjodh President i Republikës, duke u shprehur se deputetët dhe ish-ministrat e grupit parlamentar, ishin besnikë të Ilir Metës dhe bashkëpunëtorë të hershëm të tij.

“Mora një parti që ishte me deputetët e burrit dhe përveç asaj, ishte me ish-ministrat e burrit dhe të Edi Ramës në Grupin Parlamentar. Ata kishin më shumë ndjesi shpirtërore me Ilir Metën sesa me Monika Kryemadhin, përveç 2-3 të rinjve.

Kur Ilir Meta shkoi President, ajo parti (LSI) u la në mes të dy partive të mëdha, PS dhe PD. Unë atëkohë quhesha terroriste politike, për shkak të qëndrimeve të forta, duke pasur parasysh se 20 deputetët që kishte LSI krijonin balanca.

Ilir Meta ka qenë 0 i përfshirë kur unë drejtoja partinë, vetëm për djegien e mandateve që është e kot ta bisedojmë, ai ka qenë kundër. Do e digjja vetëm unë mandatin dhe të tjerët do prisnin sa të vinte Ilir Meta. Pastaj aksioni opozitar u la në mes të rrugës”, vijoi ajo.

ZBULOHET “nusja” e Monika Kryemadhit! Këngëtarja e njohur në romancë me Besarin? Detaj që “VULOS” të vërtetën (Foto)

Rrjeti ka gùmëzhirë së fundmi nga lajmi se këngëtarja e njohur Kanita Suma nga Shkupi prej kohësh është në një romancë me djalin e ish-çiftit, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Besarin.

Gjatë bisedave të zhvilluara në premieren e filmit “Me Fat”, Kryemadhi zbuloi se djali i saj Besari është në një romancë, por pa dhënë detaje të tjera.

Burime për Prive kanë bërë me dije se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shkupi, Kanita Suma.

Sakaq raportohet se dyshja, Besari dhe Kanita janë në një romamcë të shëndetshme prej kohësh.

Ndërsa mësohet se kjo e fundit ka një marrëdhënëe të ngrohtë me familjen e partnerit. Një hulumtim i shpejtë në rrjet tregon se Monika Kryemadhi dhe Kanita Suma ndiqen në rrjet, duke treguar kështu një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre.

Mirëpo nga ana e palëve deri më tani nuk ka patur akoma një reagim mbi këto raportime. Pritet që me kalimin e kohës të zbulohet nëse romanca mes Kanitës dhe Besarit është reale apo thjesht aludim.

I bënë “zbor” shqiptarëve! Donald Trump i bën nderin e jashtëzakonshëm dhe Shqipërisë

Një operacion i madh kibernetik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka “shkatërruar” rrjetin e hakerëve të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorùra për sulme.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, domenet ishin të lidhura me ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe shërbenin për publikimin e të dhënave të vjedhura, propagandë dhe nxitje të dhunës.

Autoritetet amerikane zbuluan se rrjeti kryente edhe kërcënime direkte ndaj gazetarëve dhe disidentëve, madje duke u ofruar deri në 250 mijë dollarë shpërblim për eliminimin e tyre. Një pjesë e rëndësishme e sulmeve ka pasur në shënjestër edhe Shqipërinë. Dy prej faqeve të sekuestruara janë përdorur për publikimin e dokumenteve të vjedhura nga institucionet shqiptare, sulme që lidhen me strehimin në vend të opozitës iraniane, MEK.

“Më 15 korrik 2022 dhe 9 shtator 2022 ose rreth këtyre datave, aktorët e MOIS-it përdorën domenin Justice Homeland[.]org për të marrë përgjegjësinë për vjedhjen e dokumenteve të ndjeshme nga organizatat qeveritare shqiptare”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Teksa FBI theksoi se hetimet po vazhdojnë, ndërsa SHBA, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, ka shpallur edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane.

*Deklarata e plotë e Departamentit amerikan të Drejtësisë: 

https://www.scribd.com/embeds/1015143397/content?start_page=4&view_mode=scroll&access_key=key-BSZHh4XdzrpDC9tXjNTV*Deklarata e plotë e Departamentit amerikan të Drejtësisë: by Newsbomb Albania

Do të hαbiteni! Këto janë dy υendet e ρazakonta ku nje. rëzit ‘υdesin’ për të k rγer mα rrëd.hëηie

Jeni kùreshtarë? E keni pyetur ndonjëherë mikun ose miken tuaj më të mirë se cili ka qenë vendi më i çuditshëm, ku ai ose ajo ka kryer marrëdhënie se.ksuale?

Kjo në fakt është një temë mjaft in.time mes një çifti, mirëpo shumë persona nuk e kanë problem të tregojnë vendet më të pazakonta ku kanë bërë s.eks.

Sipas një ankete, pjesa më e madhe e njerëzve duan të kryejnë marrëdhënie se.ksuale në aeroport madje dhe në avion.

Kjo gjë cilësohet si një dëshirë se.ksuale e fshehtë, por që shumica kanë trup ndoshta edhe frikë ta realizojnë.

Sipas psikologëve shumica e çifteve emocionohen nga ideja e të bërit se.ks në vende të çuditshme sepse stimulon fantazi dhe pasion.

Në bazë të një studimi bërë në Amerikë, është arritur në përfundimin se një në dhjetë persona bëjnë se.ks në aeroport ose në avion.

Udhëtarët, në fakt, e shohin aeroportin si vend të përsosur për të bërë se.ks.

Anketimi ka treguar se 42% e personave në Amerikë kanë bërë se.ks në banjat e aeroportit, 28% preferonin kabinat e avionëve dhe 14% thjesht përdorën një pallto për t’u fshehur nga sytë e njerëzve kureshtarë.

Kurse një pjesë e tyre është kapur edhe nga stafi i aeroportit.

Por aeroporti dhe avioni mbeten dy nga vendet ku gjithë njerëzit ëndërrojnë të kryejnë marrëdhënie se.ksuale sepse shton adrenalinën dhe pasionin, madje dhe në to është më e lehtë të arrish org.azmën.

Ç’po ndodh mes Ramës dhe Marta Kos-it?! Nga dashuria në mohim??? E rëndë ajo çfarë e gjeti Shqipërinë

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në Bashkimin e Europian.

Brukseli zýrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos.

E fundit! Në mes të luftës! Edi Rama merr vendimin, hiqen vizat për dy shtetet e mëdha të pasura

Vendimi i 19 màrsit 2026 lejon hyrjen pa vizë të shtetasve të dy vendeve nga 15 prilli deri më 31 dhjetor. Qeveria e paraqet si masë turistike, por koha kur merret vendimi ngre pikëpyetje diplomatike.

Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një masë rutinë për sezonin turistik apo me një lëvizje të llogaritur për të fituar pikë në diplomacinë rajonale, por koha kur është marrë vendimi ngre pyetje që qeveria nuk i ka sqaruar.

Më 19 mars 2026, Këshilli i Ministrave ndryshoi vendimin nr. 858, datë 29 dhjetor 2021, duke shtuar Arabinë Saudite dhe Katarin në listën e shteteve, qytetarët e të cilëve lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Shqipërisë për motive turistike, vetëm me pasaportë, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2026.

Rama heq vizat për Arabinë Saudite dhe Katarin në kulmin e

Formalisht, vendimi është paraqitur si propozim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në tekst nuk jepet asnjë argument politik shtesë, asnjë relacion publik që të shpjegojë pse pikërisht tani, në këtë moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, Tirana vendos të lehtësojë hyrjen për dy shtete që ndodhen nën presion të drejtpërdrejtë rajonal.

Dyshimi politik lind pikërisht këtu: jo sepse vendimi provon një operacion të fshehtë, por sepse mungon transparenca për arsyet reale të tij. Dhe kur një qeveri lëviz në një moment të ndezur gjeopolitik pa dhënë shpjegime të plota, ajo ushqen vetë spekulimet.

Megjithatë, deri në këtë fazë, nuk ka provë publike që ky vendim lidhet me ngritjen e kampeve, me zhvendosje të organizuara popullsie apo me ndonjë skemë pritjeje të diktuar nga aleatë të Shqipërisë. Përkundrazi, kuadri ligjor shqiptar e trajton hyrjen pa vizë si qëndrim afatshkurtër dhe jo si status qëndrimi afatgjatë. Ligji “Për të huajt” përcakton se qëndrimi afatshkurtër nuk mund të kalojë 90 ditë në 180 ditë, përveç rasteve të parashikuara ndryshe.

Kjo do të thotë se pyetja kryesore nuk është nëse Shqipëria po hap derën për “kampe”, sepse për këtë nuk ka fakt publik, por pse qeveria po e shet si masë të zakonshme një vendim që merret në një kohë jashtëzakonisht të pazakontë.

Nga pikëpamja diplomatike, lëvizja mund të lexohet si një sinjal fleksibiliteti ndaj partnerëve të Gjirit dhe si pjesë e përpjekjes së Tiranës për të ruajtur linja të hapura komunikimi në një moment tensioni. Vetëm pak ditë më parë, më 11 mars 2026, ministri Ferit Hoxha zhvilloi një bisedë me ministrin e shtetit të Katarit për përshkallëzimin ushtarak në rajon dhe nevojën për rikthim te diplomacia.

Pra, faktet janë këto: vendimi ekziston, hyrja pa vizë është miratuar, por narrativa për një plan të fshehtë strehimi nuk provohet nga dokumentet zyrtare të publikuara deri tani. Ajo që mbetet e pambyllur është arsyeja politike e kohës dhe kontekstit të këtij vendimi./Pamfleti

Irani lëshon për herë të parë raketën me rreze të gjatë veprimi, IDF: Distanca deri në 4000 km mund të arrijë Londrën, Parisin ose Berlinin

Shefi i Shtabit të Fòrcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Eyal Zamir, tha se raketat iraniane kanë një “rreze veprimi që mund të arrijnë kryeqytetet evropiane: Berlinin, Parisin dhe Romën, dhe të gjitha janë brenda rrezes së drejtpërdrejtë të zjarrit”.

Gazeta Times of Israel raporton komentet e Zamirit pasi Irani nisi një raketë balistike ndërkontinentale me një rreze veprimi prej 4,000 kilometrash drejt një objektivi amerikan në ishullin Diego Garcia.

Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) ka publikuar një grafik që vlerëson rrezen e veprimit të arsenalit balistik të Iranit, i cili sugjeron se pothuajse e gjithë Evropa, përfshirë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, është tani brenda rrezes së veprimit të raketave të lëshuara nga Irani.

Ky njoftim pasoi tentativën e djeshme të sulmit në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani Diego Garcia në Oqeanin Indian, në të cilën u përdorën dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi.

Raketa balistike me rrezen më të gjatë veprimi të Iranit në përdorim operacional, Sajjil, mund të arrijë deri në 2,000 kilometra, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), një grup britanik i ekspertëve të sigurisë i specializuar në mbrojtje.

Dronët sulmues iranianë Shahed vlerësohet se kanë një rreze maksimale të ngjashme veprimi.

Irani ka vite që zhvillon raketa balistike me rreze të mesme veprimi si një element kyç të strategjisë së tij ushtarake.

Sisteme si Sajjil, Ghadr dhe Emad i lejojnë atij të mbulojë pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor.

Çfarë po ndodh! Dramat e para të “Ferma VIP 3” ende pa nisur, përplasje në produksion?

Formati rikthehet më 27 mars me identitet të ri vizual, skenògrafi të ndryshuar dhe me pikëpyetje për raportet brenda produksionit.

“Ferma VIP 3” pritet të nisë më 27 mars me një paketë ndryshimesh që prekin pamjen dhe konceptin e programit.

Sezoni i tretë sjell një qasje të re nën drejtimin e Arbana Osmanit. Ndryshimet e paralajmëruara nuk kufizohen te prezantimi, por shtrihen në elementët kryesorë të formatit, nga ambientet e banimit deri te identiteti vizual i spektaklit.

Dramat e para të "Ferma VIP 3" ende pa nisur, përplasje

Logoja e re e Ferma VIP

Një nga ndërhyrjet më të dukshme lidhet me hapësirën ku do të zhvillohet programi. Dy edicionet e para u mbështetën te një estetikë rustike, ndërsa këtë herë ambientet do të paraqiten me ngjyra të forta dhe me frymë “pop art”.

Edhe skena qendrore do të ndryshojë. Ajo largohet nga pamja tradicionale që e ka shoqëruar formatin deri tani dhe vjen me një ndërtim më të madh, që afrohet me modelet e spektakleve të tjera të njohura televizive.

Vëmendje ka marrë edhe logoja e re e programit. Simboli i mëparshëm me patkua është zëvendësuar nga një version tjetër, ku shfaqet silueta e shtëpisë së fermës. Ky ndryshim sinjalizon një shkëputje të qartë nga identiteti i deritanishëm vizual i emisionit.

Këto lëvizje kanë nxitur edhe diskutime për raportin mes strukturës së mëparshme të produksionit dhe ekipit të ri që po drejton këtë sezon. Deri tani nuk ka sqarime publike dhe çdo koment mbi një përplasje të mundshme mbetet në nivel aludimesh.

Sali Berisha merr hak ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për kryetar

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke ù shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që: “ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që , me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Salianji prej kohësh tashmë “noton” kundër rrymës së Partisë demokratike, me takimet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit, teksa Berisha e kla quarter atë të vetë-përjashtuar me argumentin se ka shkelur “vijat e kuqe dhe ka bashkëpunuar me krimin”.

Kujtojmë se anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë më datë 23 Maj për kryetarin e ri (ose jo) të kësaj force politike, më e madhja në opozitë, vendim ky imarrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së partisë.Menjëherë pas këtij procesi të rëndësishëm, në javën e parë të Qershorit, më datë 6, demokratët do të mbledhin edhe Kuvendin Kombëtar, organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH.