FOTO/ Zhduket një 5-vjeçar nga një kamping në Itali, policia vendos altoparlant që luan zërin e nënës që thërret vogëlushin

Alen Barnar Ganao, një djalosh vetëm 5 vjeç, është zhdukur pa lënë gjurmë që nga mbrëmja e së premtes, më 11 korrik, nga një kamping në zonën Latte të Ventimiglia, pranë kufirit Italo-Francez.

Fëmija ndodhej për pushime me familjen në ambientet e rekreacionit Por La Mar, kur nën rrethana ende të paqarta, u humb çdo gjurmë e tij.

Rreth orës 19:30, një kalimtar e pa të voglin të vetëm pranë një kalimi për këmbësorë dhe e ndihmoi të kalonte rrugën. Ky është kontakti i fundit i konfirmuar me të, pasi më pas nuk ka asnjë tjetër dëshmi apo gjurmë për vendndodhjen e tij.Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e policisë, karabinierëve, zjarrfikësve, ekipeve të shpëtimit malor dhe dhjetëra vullnetarëve.

Sipas Corriere della Sera, ekzistojnë dyshime se i mituri mund të jetë në spektrin e autizmit, gjë që mund të shpjegojë pse nuk i përgjigjet thirrjeve të ekipeve të kërkimit, duke vështirësuar edhe më shumë operacionin.Për këtë arsye, një makinë ka lëvizur përreth zonës me një altoparlant që luan zërin e regjistruar të nënës që thërret fëmijën. Vullnetarët po luajnë gjithashtu këngën e preferuar të fëmijës, duke shpresuar se ai do ta dëgjojë dhe do të dërgojë një sinjal.

Një kamerë sigurie ka regjistruar lëvizjet e djaloshit pak para zhdukjes, material i cili tani analizohet nga autoritetet, në përpjekje për të zbuluar drejtimin që mori.

Arratisje që tronditi burgun/ I riu 20-vjeçar, del përmes çantës së një të dënuari tjetër

Ngjarja ka ndodhur të premten dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e autoriteteve dhe mediave franceze. Një arratisje spektakolare ka ndodhur në një burg pranë Lionit, në jug të Francës, ku një 20-vjeçar arriti të arratisej duke u fshehur në çantën e një të burgosuri tjetër.

Sipas raportimeve nga AFP dhe burimeve të tjera, i riu po vuante një dënim me burgim dhe ka shfrytëzuar rastin kur një tjetër i burgosur u lirua për të fshihet në bagazhin e tij.

Ky i fundit, pas përfundimit të dënimit të tij, u lejuan të largohej nga burgu, pa dyshuar se në çantën e tij ndodhej një tjetër i burgosur.

Zyrtarët kanë konfirmuar se i arratisuri ka “lidhje me krimin e organizuar” dhe është një person me një të kaluar të ndërlikuar kriminale. Pas ngjarjes, zyra e prokurorit të Lionit ka hapur një hetim për “arratisje të organizuar” dhe “përfshirje në kushtetutë dhe bandë”, ndërsa shërbimi i burgut ka nisur një hetim të brendshëm për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në arratisje.

“Ngjarja u raportua menjëherë te forcat e rendit dhe policia. Ne po marrim masat e nevojshme disiplinore për të hetuar çdo mundësi të ndihmës nga brenda burgut,” – thuhet në deklaratën e shërbimit të burgut.

“Kampi është për të varfrit, tregon sa fakire je…”/ Deklarata e Gerta Gixharit ndez rrjetin

Diskutimi për pushimet verore përplasi moderatoret “Goca & Gra”. Bazuar në sondazhin e publikun web-in e Top Channel, ku rreth 36% e shqiptarëve thonë se nuk kanë mundësi të bëjnë pushime, moderatoret nisën diskutimin se përse ende shumë persona nuk pushojnë.

Duke folur për arsyen ekonomike, Elga u shpreh se ka opsione të ndryshme, ku mund të udhëtosh edhe me pak para, duke propozuar edhe kamping. Por, Gerta kundërshtoi, duke u shprehur se “çadra është për të varfrit”. Kjo përgjigje e saj nxit debatin:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli.

“Dashuria mposht gjithçka, pavarësisht të kaluarës apo fëmijëve “/ Ledri flet për herë të parë për Xhensila Myrtezajn!

Janë, apo s’janë? Kjo është çështja. Jo Shekspiriane, por çështja më hot e momentit në showbizin shqiptar. Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kryefjala e medias me raportin e tyre fillimisht artistik, e tashmë personal.

E sigurisht, reperi i ulur përballë Alketa Vejsiut në “Inspire” nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth kësaj çështjeje. Fillimisht Ledri tregon se kanë shumë kimi, artistike sigurisht, duke shtuar se koha e tyre në studio ka qenë shumë e bukur. Ai thotë se po kalojnë shumë kohë bashkë edhe prej koncerteve të përbashkëta.”Kemi pasur një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pasur mundësinë të flasim. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë”.-tha ai.

Mirëpo, kur pyetet nga Alketa nëse është single Ledri e mohon diçka të tillë. Kurse pyetjes nëse çifti artistik Ledri-Xhensila do kishte funksionuar edhe në jetën private i përgjigjet me patjetër që po.

“Edhe në jetën reale mund të funksionojmë si çift. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerez duhen, dashuria mund gjithçka”- thotë ai. Pastaj: “Nëse partnerja ime do kishte fëmijë do sillesha me ta siç do doja të sillej partneri i Sarës me Poem. Unë i dua shumë fëmijët.”

Për ta mbyllur, Ledrit emri Xhensila i rimon me “trëndafila”.

Shpallet në kërkim ish-banori i BBVIP, Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij! Ja për çfarë dyshohet

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.

‘Shteti bektashi në zemër të Tiranës’, Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet

Në një intervistë të posaçme për dokumentarin mbi bektashizmin, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama. Ky mikroshtet, me një status simbolik dhe shpirtëror, do të jetë vendosur brenda zonës ku sot ndodhet Kryegjyshata, në periferi të Parkut të Madh të Tiranës – një vend që prej dekadash është epiqendra e bektashinjve në botë.

Baba Mondi, kreu shpirtëror i këtij urdhri sufist, ka përshëndetur nismën, duke theksuar se krijimi i një vendi të tyre është një akt njohjeje dhe ruajtjeje:

“Ne jemi për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë. Shqipëria është shtëpia jonë dhe ky vend, Kryegjyshata, është tempulli ynë.”

Sipas dokumentarit realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman dhe Dritare Tv, ky mikroshtet do të jetë më i vogli në botë dhe do të shërbejë si një qendër shpirtërore ndërkombëtare për bektashinjtë, duke tërhequr studiues, vizitorë dhe pelegrinë nga e gjithë bota./Dritare.net

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Ledri Vula zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha

Në një intervistë të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka zbuluar për herë të parë arsyen e ndarjes nga ish-partnerja e tij Sara Hoxha.

Sipas tij, ishte pikërisht distanca ajo që ndikoi më shumë në përfundimin e marrëdhënies.

“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë dhe kjo ka krijuar një distancë dhe i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh Ledri, duke lënë të kuptohet se ndarja nuk ishte rezultat i ndonjë konflikti, por thjesht i kushteve që i ndanë gradualisht.

Ledri shtoi se pavarësisht ndarjes apo çfarë përflitet në publik, raportet me Sarën i ka shumë të mira.

Gjatë bisedës, reperi u ndal edhe te lidhja e Sarës me Erik Fullanin.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi,” tha ai.

“Duam dialog me qeverinë”/ Mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak

Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak.

Në ditën e 7-të të aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit organizuan një tubim para kishës së fshatit, ku kërkuan ndalimin e aksionit dhe nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet. Ai e cilësoi të paarsyeshme shembjen e këtyre objekteve, duke kërkuar që të hapet një dialog dhe jo shkatërrim.

“I kam bërë thirrje qeverisë që të ndalojë aksionin, sepse nuk është e arsyeshme. Ne e dimë që disa ndërtime kanë pasur gabime dhe nuk duhej të ishin lejuar, por ato janë ndërtuar me mundin dhe sakrificat tona.

Këto shtëpi janë më shumë se thjesht objekte, ato janë pjesë e historisë sonë, të mbrojtura me djersë e gjak”, tha Vladi, duke theksuar se pas kësaj proteste, kërkohet vetëm një mundësi për dialog dhe marrëveshje.

Në fjalën e tij, ai theksoi solidaritetin e banorëve të Thethit me ata nga Dajti, Puka dhe Dukagjini, të cilët kanë shprehur mbështetje për ta dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Zef Vladi e krahasoi këtë situatë me periudhën e luftës në Kosovë, duke përmendur faktin se edhe kur shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha, ata kanë mbrojtur me çdo kusht tokën dhe kulturën e tyre.

“Ne jemi ata që kemi mbrojtur këtë tokë. Ata janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme që tani dikush të hyjë dhe të shkatërrojë. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Jemi vëllezër, duhet të gjejmë një zgjidhje paqësore”, shtoi ai.

Banorët e Thethit kërkuan që të hapet një dialog konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë dhe identitetit të tyre kulturor.

U zbulua! Ja me çfarë emisioni do e shohim Arbana Osmanin në Shtator

Pas shumë aludimeve për angazhimet e saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Prive”, moderatorja e njohur bëri të ditur se në shtator do të rikthehet me sezonin e dytë të emisionit

“Mirëmbrëma yje”, një format që u mirëprit nga publiku në edicionin e parë.

Përveç këtij rikthimi, Arbana paralajmëroi edhe një projekt tërësisht të ri, i cili do të publikohet gjithashtu në platformën YouTube.

Ajo nuk dha ende detaje për përmbajtjen apo konceptin e formatit, por konfirmoi se puna për të ka nisur.

Mesa duket, do të kemi një tjeter sezon të Big Brother VIP pa Arbana Osmanin.

Trafik dr ▪︎ gë në Gjermani, SPAK i sekuestron 42-vjeçarit vilën dy katëshe dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për trafik droge, ka kapur një vilë dhe një mjet luksoz “Lamborgini” Aventador në bregdetin e Palasës në Shqipëri.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dy pasuri të Visar Miftarit, pas dyshimeve se janë krijuar në burime kriminale. Gjuetia e pasurive të 44 vjeçarit me shtetësi gjermane në Shqipëri nisi në mars të këtij viti, pas një kërkesë nga autoritetet gjermane të drejtësisë.

Në kohën e dërgimit të kërkesës Visar Miftari, ndodhej i ndaluar në një institucion korrektues në Frankfurt. Ai dyshohej nga shteti gjerman për tregtim të kokainës dhe kanabisit në sasi jo të vogla, si anëtar i një bande, veprimtari e kryer gjatë pesë viteve të fundit. Sipas vendimit për sekuestro të gjykatës gjermane të Darmstadt, 44-vjeçari dyshohej se kishte përfituar nga tregtimi i drogës të paktën 11.2 milionë euro.

Hetimi i SPAK në Shqipëri zbuloi se në vitin 2022, i dyshuari kishte blerë një vilë në vlerën e 260 mijë eurove në një rezidencë luksoze në Palasë. Shuma e parave për blerjen e vilës dy katëshe, me sipërfaqe të katit të parë 72 m2 dhe një sipërfaqe parcele prej 362 m2, ka kaluar përmes një transferte bankare nga Gjermania në Shqipëri.

Në informacionin e dërguar nga pala gjermane për SPAK është cituar se tek vila në Palasë ndodhet një automjet Lamborgini Aventador, si modeli në këtë foto, që i përket shtetasit Visar Miftari. Duke arsyetuar se të dy pasuritë dyshohet se janë krijuar nga aktivitetit kriminal i 44-vjeçarit në shtetin gjerman, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e tyre nën masën e “sekuestros preventive”.

Në të njëjtin vendim, përveç ngrirjes së dy pasurive, GJKKO ia ngarkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara administrimin dhe përdorimin e tyre./a2cnn