Bleu shapka te ‘Kajma’, qytetajra: I sollën të prishura, tani s’mbajnë përgjegjësi

Blerjet online janë kthyer në një makth të vërtetë për shqiptarët pasi denoncimet që mbërrijnë çdo ditë në redaksinë e JOQ ALBANIA janë të pafundme.

Një qytetare ka denoncuar së fundmi një blerje të kryer online në dyqanin “Kajma_kajm”.

Ajo thotë se në këtë dyqan ka porositur dy palë shapka për verë me vlerë 1200 lekë (bashkë me transportin).

Por kur ka marrë porosinë në shtëpi, ajo ka parë se njëra prej shapkave ishte e dëmtuar në të gjitha anët.

Menjëherë ajo ka kontaktuar me dyqanin në fjalë dhe ata i kanë premtuar ndërrimin e produktit. Por që nga ky mesazh para 4 ditêsh, ata nuk i kthejnë më përgjigje edhe pse i lexojnë mesazhet e saj.

Qytetarja iu kërkon shqiptarëve që të kenë kujdes kur bëjnë blerje të tilla pasi janë mashtrime.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100076266980211%2Fvideos%2F2448916438632441%2F&show_text=false&width=291&t=0