Breshëri i fortë ka rënë të enjten në bashkitë e njësisë rajonale Serres , Greqi, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe dëme në banesa.
Sipas mediave vendase, breshëri ra pasdite në Sfelinos dhe në zonat e komunave Nea Zichni dhe Amfipolis.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/06/800-0-3d42912ff46c96399b65e38eb86da3ce.jpg)
Proti, Alistrati, Lefkothea dhe Stacioni Aggista janë disa nga fshatrat e prekur nga breshëri, ndërsa janë thyer edhe disa xhama.