Chelsea “nxjerr në ofertë” Armando Brojën, gazetari britanik “zbulon” të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Chelsea duket se ka ulur çmimin për sulmuesin shqiptar Armando Broja, duke kërkuar tashmë 25 milionë paund, nga 50 milionë që kërkonte përpara se ta jepte te Fullhami për këtë sezon jo edhe aq të suksesshëm për të.

Megjithatë, gazetari sportiv britanik Ben Jacobs thotë se Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë, ndërsa zbulon edhe ekipet që janë në garë për të.

Si lëvizje surprizë, nuk përjashtohet as një ofertë nga arabët e Al-Shabab.

Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, por nuk do të kthehet në Fulham.

Wolves, Crystal Palace dhe Everton janë tre klube të interesuara në Premier League.

Monako dhe Milani të dy ndjekin Brojën gjithashtu.

Broja gjithashtu i hapur për një lëvizje saudite. Al-Shabab e ka parë atë në të kaluarën.

25 milionë paund janë ato që klubet po konsiderojnë, pavarësisht se Chelsea e vlerëson atë në dyfishin e asaj përpara huazimit të tij në Fulham.

U shpall i humbur 10 ditë më parë nga familjarët, gjendet Leo Roçi, ja ku ndodhej 34-vjeçari

Leo Roçi, 34-vjeçari i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali.

Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat.

Familjarët e të riut kanë njoftuar sot zyrën e Ministrisë së Brendshme, ku kanë deklaruar se sot kanë kontaktuar me 34-vjeçarin dhe se ai ndodhej në Itali.

Ata kanë falënderuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për angazhimin e tij për gjetjen e të riut.

Janë martuar? Heidi dhe Romeo ‘bëjnë namin’ në mediat italiane, ja çfarë shkruajnë për çiftin

Kurioziteti ka qenë shumë i madh për historinë e Heidit dhe Romeos. Madje duket se jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.

Historia e Heidit dhe Romeos ka pushtuar mediat italine, në të cilat i kanë quajtur edhe të martuar.

Madje ata nuk kanë ngurruar të shkruajnë për ta edhe tashmë që çifti po shijon romancën bashkë.

Edhe pse kjo gjë është pritur dhe është folur mes banorëve duket se Romeo dhe Heidi po mbajnë me kuriozitet edhe Italinë veç Shqipërisë.

Divorci i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, gazetarja: U pëlqen kjo qendër vëmendjeje…

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qënë gazetarja Klotilda Harka për të dhënë mendimin e saj rreth divorcit të spekuluar mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj. Kanë qenë javë interesante me plot thumbime nga të dy palet dhe ka shumë për të komentuar.

Si e sheh Klotilda ‘divorcin publik’?

“Është një pyetje që e ngrenë shumë dhe mediat italiane, sidomos për çiftet e famshme. Është apo nuk është normale, në mes hyn gjithmon paraja. Në momentin që një divorc bëhet publik, fitimet janë më të mëdha. Interesi rritet, sponsorat shtohen, vëmendja rritet. Është një loj strategjie të krijosh një divorc, e kopjuar nga Europa. Fundja fundit, lajmi i keq tërheq më shumë se i miri”.

Lidhur specifikisht me situatën mes Besit dhe Xhensilës, Klotilda u shpreh:

“Këto divorce të mëdha ndodhin mbas shumë mosmarrëveshjesh të vogla. Në fakt, ne publikuam një lajm ekskluziv në revistën tonë rreth kësaj çështje. Mbasi e publikuam më mori Besi dhe ishte shumë i irrituar. Ai është një person shumë i pastër, atë ç’ka ndjen e shpreh dhe e kuptova se pse ndihej ashtu. Ndonjëherë, kriza në ajër ndihet si dashuria në ajër. Historia e tyre është bërë kaq e bujshme, është si një film meksikan. Para, fëmijë, familje, tradhti, ata ushqejnë mediat dhe kanë në interes të mbushin sallat plot. Tanimë është kthyer në marketing.

Ata mund t’i çonin mesazhe private njëri tjetrit jashtë shikimit të medias dhe publikut, por nuk e kanë bërë këtë. Mendoj se po luajnë me vëmendjen e të gjithëve, u pëlqen kjo qendër vëmendje. Në fund të fundit, ëndrra e çdo këngëtari është të bëjë hite dhe ata shesin këngët e tyre si histori të vërtetë jete”.

“ALBANIA”/ Capital T publikon këngën zyrtare të Kombëtares shqiptare në “Euro 2024” (Video)

Ditën e sotme në orën 17:00, këngëtari i mirënjohur kosovar Capital T, ka publikuar këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në EURO 2024.

Kënga titullohet “ALBANIA”, dhe do të jetë hera e parë për këtë këngëtar që bën një këngë të personalizuar për Kombëtaren tonë.

Ka më shumë se një javë që vetë këngëtari ka deklaruar që ditën e sotme do të publikohet kjo këngë dhe momenti erdhi më në fund.

“Ka ρrekur në palcë”/ Përmendte familjarët, Iliri shρërthen ndaj Eglës: Do e kisha masakrυar… (Video)

Egla Ceno jo pak herë është kritikuar në rrjet për arsye të ndryshme, mes tyre edhe përmendja e familjarëve të disa prej banorëve, nisur nga Ilnisa Agolli, të cilës i bëri një koment mjaft të ulët për fëmijën e saj të mitur.

Mirëpo ndryshe nga banorët e këtij sezoni, ku pjesa më e madhe zgjodhi të mos binte në nivelin e Eglës, Ilir Shaqiri shprehet se do të ishte i gatshëm ose edhe më shumë.

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ka dhënë një intervistë së fundmi ku teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha: “Do e kisha masakruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?

Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.

https://streamable.com/e/y8ij4e?quality=highest

U përfol se ishte babai i djalit të Çiljetës, Ervin Gonxhi flet për FOTON “e famshme”

Disa vite më parë në media qarkulloi me shpejtësi një fotografi e violinistit Ervin Gonxhi, i cili shfaqej përkrah Çiljetës dhe djalit të saj, Fernandos.

Menjëherë në media, u aludua se Ervini ishte babai i djalit të këngëtares së njohur, duke ngatërruar portretin e tij me atë të ish-partnerit të Çiljetës.

Lidhur më këtë ngjarje, në një intervistë të dhënë së fundmi, violinisiti i njohur është shprehur për herë të parë se ato lajmë kanë qenë një absurditet dhe se fotoja ishte bërë në studion e tij të vjetër.

Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë..

Aktori i njohur shqiptar Agron Llakaj humbi pak ditë më parë shoqen e jetës, bashkëshorten e tij . Sot ai ka postuar një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në ditët më të vështira.

Falenderimi i plotë:

Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.

Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruaj kujtimin e saj sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.

Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betej me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thik në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina.

Sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.

Dua të them shumë. Por i prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër.

“Të bëjmë surprizën e madhe në Europian, të kalojmë grupin”, Asani optimist: Kam një ndjesi që do t’i shënoj Italisë!

Jasir Asani është duke u stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit” për të qenë sa më në formë për Kampionatin Europian që do të nisë me 14 qershor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të shkurtër për “TV Klan”, ku ka deklaruar se kuqezinjtë do të provojnë të kalojnë grupin. Asani duket optimist, teksa shprehet se ndjesitë i thonë se do të tundë rrjetën kundër Italisë.

“Skuadra ka një mentalitet fitues. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën akoma më të madhe në Europian. Duhet t’ja tregojmë të gjithë botës, sepse me të vërtetë kemi lojtarë shumë të mirë, një staf shumë të mirë. Përse të mos e kalojmë grupin?! Sidomos me tifozët, do se t’ja dalim që në ndeshjen e parë. Zakonisht më pyesin shumë nëse do të shënoj kundër Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. Unë kam një parandjenjë që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjesi që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, ka thënë Jasir Asani.

Këngëtarja shqiptare nderohet në qytetin e New York-ut

Këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Enisa Nikaj është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij në këtë qytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku këngëtarja ka ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia. Enisa u shpreh se “meritën” e të gjitha arritjeve e kanë prindërit e saj, të cilët u kujdesën që jo mos ta harrojë kurrë kulturën e vendit të saj .

“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi pa asnjë emër. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare që na bënë në Tuzi Mali Zi bota, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm”– ka shkruar ajo krahas postimit të bërë në rrjetin social ‘Instagram’.

https://www.instagram.com/p/C7kCUivv1MO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fkengetarja-shqiptare-nderohet-ne-qytetin-e-new-york-ut%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1275%2C%22ls%22%3A477%2C%22le%22%3A1258%7D