17-vjeçari shqiptar u vra për shkak të një borxhi prej 250 €, e goditën 25 herë me thikë

Detaje të reja janë zbardhur pas vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar Thomas Christopher Luciani, në Peskara, Itali.

Sipas mediave italiane, i mituri shqiptar që prej vitesh jetonte me gjyshen e tij në Itali, është goditur 25 herë me thikë. Dy të miturit e arrestuar, njëri djali i komandantit të një stacioni karabinierësh në provincë dhe tjetri djali i një avokati të njohur e kanë goditur pa pushim shqiptarin edhe kur ai ishte i pajetë në tokë.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një borxh droge prej 200 apo 250 eurosh. Sipas një rikonstruksioni fillestar, vrasja ka ndodhur në kulmin e një debati në orët e vona të pasdites në parkun Baden Powell.

I braktisur në park, trupi i djalit shtatëmbëdhjetë vjeçar u gjet në orët e vona të mbrëmjes. Pas krimit, dy autorët kanë shkuar për të notuar në det dhe aty kanë hedhur edhe thikën e përdorur.

Por vrasja e shqiptarit dhe braktisja e trupit të tij në park po shoqërohet me disa pikëpyetje:

A ka vdekur viktima në atë park apo është sjellë atje më vonë?

A kanë pasur bashkëpunëtorë dy të miturit e arrestuar?

Çfarë e shkaktoi debatin që rezultoi në tragjedi?

17-vjeçari, me origjinë shqiptare, por i integruar mirë në Itali, ishte i dënuar më parë për drogë. Në nëntor të vitit të shkuar, ai u shpall i zhdukur pas festimeve për Halloween, por u gjet një ditë më pas.

“Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote”, Silvinjo: Të provojmë emocionet e Botërorit

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tha pas ndeshjes me Spanjën, ku kuqezinjtë u mposhtën minimalisht se nga Europiani largohemi me kokën lart.

Tekniku kuqezi deklaroi se nuk është i kënaqur me rezultatin, por Kombëtarja shqiptare largohet me kokën lart nga Euro 2024, për paraqitjet e treguara nga lojtarët.

Sipas tij, shumë lojtarë ishin të rinj dhe fituan eksperiencë, ndërsa theksoi se tani duhen provuar emocionet e Botërorit.

“Dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, me kampionë Europe dhe Bote. Me yje të mëdhenj. Jam i trishtuar për rezultatin, por jo për paraqitjet. Kemi dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Në çdo ndeshje kemi pasur mundësitë tona.

Sa i përket Europianit. Kemi arritur një finish shumë të rëndësishëm. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kemi parë 6-7 lojtarë shumë të rinj në fushë gjatë këtyre ndeshjeve. Por edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë që kanë bërë shumë mirë në këto sfida. Të gjithë mendonin se do të humbisnim 3 apo 4 me 0 ndaj këtyre skuadrave, por ne ishim aty, në lojë deri në fund.

Dua të falënderoj Federatën dhe të gjithë stafin që kemi punuar. Kemi përpara Nations League dhe më pas do të fokusohemi te kualifikueset e Botërorit. Kemi treguar rritje dhe duhet të vazhdojmë të provojmë emocionet e Europianit sërish, por edhe të Botërorit”, deklaroi Silvinjo.

VIDEO/ Tifozja e Kroacisë kopjon shqiptarët, shikoni veprimin e Ivana Knoll para ndeshjes me Italinë

Përveç takimit Shqipëri-Spanjë, ditën e djeshme në orën 21:00 u luajt dhe sfida tjetër mes Kroacisë dhe Italisë.

Një vëmendje për këtë takim pritet ta marrë dhe ajo që njihet si tifozja seksi, Ivana Knoll. Modelja kroate ishte në stadium mbrëmjen e djeshme për të mbështetur kombëtaren e saj njësoj siç bëri me Shqipërinë dhe Spanjën.

Në një postim në rrjetet sociale, Ivana ka vendosur të tallet me italianët, në të njëjtën mënyrë siç bënë shqiptarët, duke i thyer spagetit, më pas ajo i gatuan ato dhe i hanë, duke i dhënë një mesazh të qartë lojtarëve dhe tifozëve “Azzurri”.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 25 Qershor 2024

Dashi

Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një moment i rëndësishëm për të organizuar më së miri prioritetet tuaja. Horoskopi i kësaj të marte, këshillon që të jeni më skeptik lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorët tuaj.

Demi

Në këtë moment duhet të mundoheni që të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet, për shkak se po afrohen jo pak çështje të cilat duhet të zgjidhen brenda fundit të muajit. Shmangni debatet aspak produktive në vendin e punës ose do të rrezikoni ngadalësimin e mëtejshëm të projekteve tuaja.

Binjakët

Kjo është një ditë e cila duhet jetuar plotësisht dhe të mos mendoni me ankth për të ardhmen, pasi në këtë moment po jetoni një fazë tranzitore, e cila do mundësojë ndryshime të mëdha. Në dashuri parashikohen momente harmonike.

Gaforrja

Mundohuni të shikoni me sy më kritik disa nga projektet tuaja. Do të keni mundësi që të bëni ndryshime, bazuar në nevojat tuaja. Do të jeni të drejtpërdrejtë dhe të vendosur dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni një rol drejtues mjaft të rëndësishëm në punë.

Luani

Kjo është një ditë e rëndësishme për të zgjidhur çdo konflikt në dashuri ose në familje. Megjithatë mundohuni që te veproni me sa më shumë diplomaci dhe të mos dorëzoheni përballë provokimeve të të tjerëve. Parashikohen mundësi shumë të mira për të forcuar një raport.

Virgjëresha

Kjo e martë ju fton që të mos i mbysni emocionet tuaja, pasi kjo është një periudhë e rëndësishme për të riparë të gjitha raportet tuaja ndërpersonale. Do të jeni në kërkim të qetësisë dhe spontanitetit dhe për këtë arsye duhet të mundoheni që të largoheni nga të gjithë personat që ju mërzisin dhe nga gjithë situatat që ju tensionojnë.

Peshorja

Mundohuni që të mos shpërqendroheni, pasi në këtë moment jeni duke u marrë me negociata mjaft të rëndësishme për karrierën tuaj. Mos ikni nga përgjegjësitë që keni, pasi në këtë mënyrë do të bëheni më të fortë dhe autoritar. Tregohuni kurajoz dhe besojini intuitës tuaj.

Akrepi

Parashikohet një javë, e cila ju fton që të jeni më të kujdesshëm dhe të duruar, sidomos nëse në vendin e punës po mundoheni që të përmbyllni negociata të rëndësishme. Mbrëmja parashikohet të jetë pasionante.

Shigjetari

Do të jeni në kërkim të një stabiliteti më të madh, paqeje dhe qetësie, në të gjitha raportet ndërpersonale. Këto të fundit kanë qenë javë mjaft të turbullta dhe për këtë arsye tani do të jeni në kërkim të një personi që t’iu bëjë të ndiheni të lirë të shpreheni siç dëshironi. Përgjigje pozitive janë fare pranë.

Bricjapi

Më në fund do të riktheheni të jeni karizmatik dhe të pavarur në vendin e punës dhe në dashuri. Ka ardhur momenti të riktheheni në lojë dhe të përcaktoni qartë prioritetet tuaja. Parashikohen mundësi shumë të mira dhe propozime që duhen vlerësuar seriozisht në vendin e punës.

Ujori

Parashikohet një ditë e cila kërkon që të jeni më të kujdesshëm nga pikëpamja ekonomike, pasi parashikohen shpenzime urgjente të cilat duhet ti trajtoni me kujdes maksimal. Horoskopi i kësaj dite këshillon që të mos lini pas dore të gjitha nevojat e partnerit/es tuaj.

Peshqit

Kjo e martë sjell me vete një qiell mjaft me fat! Do të jeni dinamik dhe energjik dhe për këtë arsye do të siguroni strategji të rëndësishme për çdo të papritur në vendin e punës. Do të keni mundësi të shumta për të gjetur shpirtin tuaj binjak.

Alpinisti i zhdukur për 10 ditë në male mbijetoi duke pirë ….

Një burrë nga Kalifornia kaloi dhjetë ditë i bllokuar në male, pasi humbi në një shëtitje dhe ia doli të mbijetojë duke pirë sasi të mëdha uji.

Lukas McClish, 34 vjeç, u nis për një ecje në malet Santa Cruz më 11 qershor, por humbi. Familja e tij zyrtarisht e raportoi atë të zhdukur dhe kërkimet nisën menjëherë.

McClish u gjet falë një droni në Parkun Shtetëror Big Basin Redwoods, parku shtetëror më i vjetër i Kalifornisë.

“Kishte raporte të shumta të dëshmitarëve që dëgjuan dikë duke bërtitur për ndihmë, por vendndodhja e atij personi ishte e vështirë të përcaktohej”, thanë autoritetet.

Alpinisti i zhdukur për 10 ditë në male mbijetoi duke pirë

McClish u gjet pa lëndime të mëdha dhe u ribashkua me familjen e tij.

Ai tha se ishte i lodhur dhe pak i lënduar pas sprovës së madhe që iu desh të kalojë.

“Unë u largova me vetëm një palë pantallona ??dhe një palë këpucë për ecje. Kisha një elektrik dore dhe një palë gërshërë të palosshme. Nuk kisha asgjë tjetër. Thjesht sigurohesha të pija sa më shumë ujë nga ujëvarat apo përrenjtë, mirëpo sa më shumë kalonin ditët, aq më shumë trupi im kishte nevojë për ushqim. Fatmirësisht ia dola!”, tha ai.

Alpinisti i zhdukur për 10 ditë në male mbijetoi duke pirë

“Ballkani të hyjë në BE para Ukrainës”, Tajani: Anëtarësimi të ndodhë para vitit 2030

Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Ukrainës. Kështu mendon ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, i cili tha se shpreson se kjo do të ndodhë para vitit 2030.

Gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, kreydiplomati italian, pohoi se Brukseli është i gatshëm të mbështesë Ukrainën në çdo sektor, por se sa i përket integrimit, Ballkani Perëndimor, qëndron më përpara në radhë…

“Para Ukrainës, ka shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të shkojmë më tej dhe shpresoj për anëtarësim të plotë për vendet e rajonit para vitit 2030, dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë”, citojnë mediat serbe fjalët e Tajanit.

Sakaq, ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, kërkoi veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor gjatë takimit në grupin “Miqtë e Ballkanit” në Vjenë.

Grekët tani i vlerësojnë shumë shqiptarët, por politika i ngatërron sërish punët

Nga Ronald Meinardus – Kathimerini

Është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme në Greqi pa ta. Njerëzit me origjinë shqiptare kryejnë punët më thelbësore për shumë shërbime të përditshme, sidomos në profesionet e kualifikuara. Sigurisht, marrëdhënia e tyre me shumicën e popullsisë greke, ka përjetuar ulje dhe ngritjet e veta. Por kohët kur emigrantët nga vendi fqinj buzë Adriatikut, shiheshin si një konkurrencë e rrezikshme dhe shpesh përballeshin me një diskriminim racor, i përkasin tashmë së shkuarës.

Sot mund të thuhet se është zhdukur ndjenja e përhapur antishqiptare e viteve 1990, kur qindra mijëra njerëz u dyndën përtej kufirit jugor, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë pas shembjes së komunizmit shqiptar.

Sot, emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Greqi, me thuajse 2/3 e të huajve të regjistruar që vijnë pikërisht nga Shqipëria. Por edhe pse janë grupi më i madh me prejardhje emigrante, shqiptarët e Greqisë janë më pak të dukshëm, pasi janë përshtatur dhe integruar si asnjë grup tjetër kombëtar në vitet dhe dekadat e fundit, aq sa dikush mund ta përshkruajë këtë si asimilim.

“Ndryshimi që pësojnë shumë emigrantë, ndikon madje edhe në personalitetin dhe pamjen e tyre të jashtme”, vuri në dukje një gazetë e përditshme austriake në një artikull të vitit 2014 me titullin “Shqiptarët e fshehur të Greqisë”. Nëse autori do të shkruante sot për komunitetin shqiptar në Greqi, ai mund ta titullonte tregimin “Shqiptarët shumë të pëlqyer të Greqisë”. Ky mendim mbështetet edhe nga një sondazh i opinionit publik i publikuar së fundmi në Athinë, dhe i kryer nga Njësia e Kërkimit të Tregut në Universitetin e Maqedonisë, në bashkëpunim me grupin e ekspertëve ELIAMEP në emër të Fondacionit Konrad Adenauer.

Sondazhi hulumtoi qëndrimet e grekëve ndaj marrëdhënieve dypalëshe, dhe pikëpamjet mbi e tyre mbi shqiptarët që e kanë bërë Greqinë shtëpinë e tyre. Rezultatet janë çuditërisht pozitive. Pothuajse 78 për qind e tyre, thonë se njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria po japin një kontribut pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre.

Akoma më i lartë është numri i atyre (80 për qind), që besojnë se fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë rritur në Greqi dhe kanë shkuar në shkollë atje, janë plotësisht të integruar në shoqërinë greke. “Fëmijët e tyre janë si ne, sot nuk ka më dallime”- thotë profesor Joanis Armakolas nga ELIAMEP.

Ai vlerëson ndër të tjera cilësitë e jashtëzakonshme të shumë studentëve me origjinë shqiptare në fakultetin ku jep mësim. Ndërsa raportimet mbi ksenofobinë dhe intolerancën ndaj të huajve janë bërë të zakonshme në Evropë, bien në sy për mirë statistikat që vijnë nga Greqia.

Armakolas flet gjithashtu për një “histori suksesi greko-evropian”. Këto gjetje vlejnë për t’u përmendur dhe nxjerrë në pah, pasi janë në kontrast me perceptimet greke mbi marrëdhëniet politike midis Athinës dhe Tiranës. Profesor Armakolas e përshkruan këtë si një “paradoks”, sepse ndërsa po përmirësohen qëndrimet e grekëve ndaj emigrantëve shqiptarë, vlerësimet mbi marrëdhëniet politike me fqinjin tonë veriore janë dukshëm më të këqija. Kështu, vetëm një në pesë grekë (20 për qind), ka një opinion pozitiv për vendin fqinj, ndërsa 40 për qind kanë një pikëpamje negative.

Po ashtu, sondazhi tregon opinione të këqija të shumicës së grekëve për Maqedoninë e Veriut, teksa Bullgaria dhe Serbia gëzojnë vlerësimet më të larta në këtë pyetësor. Rasti i kryebashkiakut të dënuar me burg të Himarës, Fredi Beleri, ka shkaktuar tensione të reja kohët e fundit.

Qeveria e Athinës e vendosi politikanin shqiptar me origjinë greke në listën e saj për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të zhvilluara në fillim të këtij muaji, duke tërhequr vëmendjen e mediave, por edhe duke i tensionuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Një nga rezultatet intriguese të sondazhit, është se një shumicë e konsiderueshme e grekëve të pyetur, nuk e ndajnë këtë vlerësim negativ. Dy të tretat (66 për qind), thonë se ka çështje më të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare sesa rasti i kryebashkiakut të burgosur.

“Shoqëritë janë të gatshme për përmirësimin e marrëdhënieve. Politika duhet ta marrë parasysh këtë. Shoqëritë greke dhe shqiptare janë përpara politikës”, përfundon Armakolas.

* Dr. Ronald Meinardus, studiues në Fondacionin Helen për Politikën Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP).

De Biasi për gazetën spanjolle: Binda shumë lojtarë të vijnë, por Januzaj dhe babai i tij kurrë s’ma hapën telefonin

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini, kurrë s’ia hapën telefonin.

Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, mirëpo zgjodhi Belgjikën. Ata në mënyrë të ashpër refuzuan Shqipërinë si dhe Kosovën, duke mos pranuar as me takohen me drejtuesit e Federatave.

Para shumë viteve, De Biasi edhe pati deklaruar që “më lehtë mund të bëj një takim me Barack Obama (atëherë president i SHBA-së) se me Abedinin (babain e Januzajt).

E tani që po afron ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë, “AS” ka kontaktuar De Biasin, i cili ka thënë haptas se Januzaj kurrë s’ia hapi telefonin.

“Shumë nga këta shqiptarë nuk janë njohur nga Federata, as nuk u konsideruan si të tillë. Kam bindur shumë shqiptarë nga shtete të ndryshme”.

“A dështove te ndonjëri? Ishin disa në fakt. Nuk ia dola me Adnan Janzuajn, i cili tani është te Sevilla. Kurrë nuk ma hapi telefonin, njëjtë bëri edhe babai i tij. Pastaj Januzaj luajti me Belgjikën, por shumë pak”, shpjegoi ai.

Në fund, De Biasi shtoi se Shqipëria mund t’i bëjë ballë Spanjës.

“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”.

FOTO / Me b ikini dhe pa “make-up”, Eleni Foureira shfaqet jo shëse nga hoteIi ku po pushon

Këngëtarja me origjinë shqiptare, tepër e dashur në Greqi, Eleni Foureira duket se ka marrë pushimet dhe po shijon disa ditë qetësie pas një periudhe të ngarkuar me koncerte ku nuk munguan as incidentet.

Me ndjekësit në rrjetet sociale, Eleni ka ndarë një seri fotografish, ku shfaqet mahnitëse në bikini dhe pa makiazh.

Eleni Foureira

Ata e pranuan vetë, por tani dalin FOTOT që i vënë vulën rikthimit të Sarës dhe Ledrit

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes në muajt, e fundit, për shkak të një krize të përfolur mes tyre. Vetë çifti ka zgjedhur që ti hedhë më shumë benzinë zjarrit, duke mos thënë asnjëherë përgjigje konkrete për raportin e tyre, edhe për hir të fansave dhe mbështetjes që ata kanë. Prej disa javësh ka dalë lajmi, se ata janë sërish në krahët e njëri tjetrit, dhe janë rikthyer që të jetojnë së bashku. Tani kanë dalë edhe provat për këtë.

Tani kemi një provë të re se ata janë bashkë. Ledri dhe Sara, bashkë me Poem, kanë qenë së fundmi në Zvicër bashkë. Reperi ka qenë në ‘Alba Festival’, ku ka performuar në skenë, teksa Sara dhe Poem e kanë mbështetur si spektatore. Edhe pse nuk kanë pozuar bashkë, nuk mund të jetë rastësi. Sara ka qenë çdo vit e pranishme me Ledrin në këtë festival.

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende. I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.

“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm.  Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.

E ftuar në “Chery on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:

Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.

Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.

Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.