Kreυ mαsakrën në Paskuqan/ Dan Hutra nuk ndalet, ρΙagos një qγtetar në Astir

Nuk kanë fund krimet nga Dan (Ramazan) Hutra. 40-vjeçari i cili vrau me armë zjarri Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun ka kryer një tjetër krim.

Gjatë arratisjes, ai ka plagosur një qytetar në zonën e Astirit. Nuk dihet se si është gjendja e personit të lënduar. Autori është ende në arrati.

40 vjeçari ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë.

Dan (Ramazan) Hutra, autori i ngjarjes ka plagosur me armë zjarri edhe ish-gruan e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa. Paraprakisht mësohet se, 40 vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga 35 vjeçarja për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin. Ata ishin prindër të dy djemve që jetojnë në Gjermani.

LAJM I FUNDIT/Tjetër krίm në krγqytet, vritet në oborrin e bαnesës 31 υjeçarja (EMRI)

Njoftimi i Policisë:

Ndërkohë, në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

“E kisha të vdekυr se do përjashtohesha”/ Luizi komenton zarfin e zi: Jam tym, i thirra mendjes por…

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u fut një zarf i zi, i cili u lexua gjatë spektaklit. Në të shkruhej se banori që do të thyente rregullat e BB VIP, do të eliminohej kategorikisht.

Gjithashtu në zarfin e zi thuhej se “askush nuk mund të shkelë mbi të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor”.

Këtë detaj e ka komentuar pas spektaklit Luiz Ejlli me Tan Brahimin. Teksa këngëtari ishte i shtrirë në krevat, aktori i njohur i humorit i ka shkuar pranë për ta pyetur se si ishte.

Luizi shprehet se është ‘tym’ pasi ishte gati të përjashtohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Luizi: Jam tym, isha gati duke u përjashtua

Luizi: Më vinte gati me qeshë kur thoshe ti ‘zarfi është për mua’. E di si funksionon kjo lojë, e di rregullat. Pastaj i thirra trurit, po ishte vonë. E kisha të vdekme që do më përjashtonin sonte. Janë rregulla, nuk ka lidhje të jesh i mirë, të jesh i dashur, si të duash.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=41992665-8e7f-43ca-9227-1117d07a6ae6&ig_mid=C0A3E4CF-E78B-4D6A-9B41-6584671558C4

“Rroftë hiρokrizia”/ Ronaldo i del në mbrojtje Luizit dhe shρërthen ndaj Oltës: Ajo vetë e ka kërcënυσr Kiarën

Ish banori i eleminuar nga shtëpia e Big Brother, Ronaldo foli në ldihje me situatën e krijuar në shtëpi pas lojës se vajzave ndaj djemve. Ku pas lojës, mes Luizit dhe Kiarës ndodhi një konflikt dhe si pasojë, Vëllai i Madh, pas shkeljes së të drejtave të njeriut, paralajmëroi se ky është “urdhri” i fundit, ndaj atyre banorëve të cilët nuk i zbatojnë.

Te gjitha vajzat, duke veçuar Ermionën dhe Evën, dolën kundër Luizit, dhe e fajësuan se ka përdorur dhunë ndaj Kiarës.

Në lidhje me këtë situatë Ronaldo tha se vajzat e shfytëzuan për të sulmuar Luizin, duke gjetur hapësirën për të bërë “feministen”. Ai tha se Olta është vetë një nga personat që e ka kërcënuar Kiarën.

“Rroftë hipokrizia e vajzave, që e shfytëzuan edhe këtë rast për të sulmuar Luizin.

Gjeti momentin Olta që të bëhej feministe dhe të mbronte Kiarën.

A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Kiarën se di gjëra për të jashtë? A nuk është Olta ajo që ka kërcënuar Efin se di gjëra për të jashtë?”, tha mes të tjerave Ronaldo.

Pasi i doli kυndër skenarit për ρërjashtimin e Luizit, “Vëllai i Madh” ρërjashton direkt Ermiona Lekbellon

Përjashtohet nga ‘Big Brother VIP Albania’, Ermiona Lekbello. Ky vendim u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale. Masa u komunika për banorët nga Luizi.

Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.
Luizi: kjo është lojë nervash

Luizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.

Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.

Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim

Produksioni i BBV ka vendosur të jetë shumë strikt pas situatave të ndodhura ditët e fundit në shtëpi dhe sic u lajmërua dhë mbrëmë tani e tutje s’do ketë më asnjë tolerim.

Rritja e çmimit të ραtentës, Autoriteti i Konkυrrencës del me njoftimin e rëndësishëm

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen e nënshkruar mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas të cilës ishte parashikuar rritja e çmimit të kursit teorik dhe praktik për pajisjen me leje drejtimi.

“Në respektim të nenit 44 të Ligjit nr.9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi se Akt Marrëveshja për përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, nëpërmjet përcaktimit të tarifës minimale ka rrezik eminent të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve, duke reduktuar seriozisht përfitimet që tregjet konkurruese ofrojnë për konsumatorët.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 964, datë 01.03.2023 vendosi:

I. Marrjen e masave të përkohshme ndaj palëve nënshkruese të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023: Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si vijon:

1. Ndalimin e zbatimit të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, në lidhje me përcaktimin e tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi;

II. Depozitimin panë AK-së të të gjithë praktikës së ndjekur deri në nënshkrimin e kësaj Akt Marrëveshje, për të kryer vlerësimin ligjor të saj, bazuar në nenin 4, nenin 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, germa b), të Ligjit nr.9121/2003”.

Debati i ashpër pas mesnate. ‘Nuk ndjej më, nuk ma do trυρi’! Mάrrëdhënies së tyre në shtëpi mesa duket po i vjen fundi!

Incidenti që ndodhi disa ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip ku Luizi bllokoi Kiarën gjatë një sfide javore ishte tema kryesore e diskutuar mbrëmë në spektakël ku opinionistët dhe banoret bashkë me Kiarën e cilësuan si dhunë.

Ky moment ka krisur edhe lidhjen e tyre, ku pas spektaklit, në mesnatë të dy kanë biseduar për atë që ndodhi dhe Kiara i ka thënë se nuk e ndjen as të puthet dhe as të preket me të. Ajo tha “Unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën”. Marrëdhënies së tyre në shtëpi mesa duket po i vjen fundi.

Debati Kiara-Luiz:

Kiara: Blloqe do ketë se nëse unë do mërzitem në një moment ti vjen nga mbrapa. Luizi: Hera e tretë që ma thua, duket sikur mezi pret me e thanë.

Tani nuk je me nerva Kiara: Po përpiqem të analizoj pa emicion brenda Luizi: Unë normal që do mërzitem kur e thua se është hera e tretë që ma thua. A e kupton që më ka mbet mendja te ajo fjalë? Kiara: Avash se u mërzite ti nga një fjalë. Luizi: Po pse ca të dukem unë ty prej hekuri apo akulli? Kiara: Ti je drama kuin, Luizi: Për cfarë Kiara: Mërzitesh e rri gjithë ditën në krevat, më thua ti më ke në dorë mua, më ke në dorë lojën. Luizi: Po ja pra je duke më kërkuar zgjidh.

Më ke në dorë pra. Kiara: Pse nuk mund ta them mendimin tim? Luizi: Më ke në dorë se nuk je duke më lënë të lirë, je duke më thënë zgjidh. Kiara: Ti do një vijë të mesme, shumë bukur le ta lëmë të rrjedhë. Luizi: E si do rrjedhë? Kiara: Unë nuk jam me sustë të them po të puth po të përqafoj e kjo gjë kaloi Luizi: Kaq e thjeshtë është Kiara: Nuk e bëj dot, nuk e ndiej ta bëj Luizi: As e ndien as e do. Kiara: Unë do shoh si do veprosh, unë s’kam besim. Luizi: Unë në shtrat do rri s’do luj Kiara:

Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë. Luizi: Aty do rri për zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë. Kiara: Vazhdo bëj si kalama. Je 37 vjec dhe thua do rri në shtrat gjithë ditën se ti s’më flet, cohu ore lëviz mundohu ta rregullosh atë gjë që prishe. Të thashë mba distancën se nuk dua puthje e përqafime, jam akull e ftohtë në emocione.

Ρërρlasja e frikshme e dy trenave në Greqi, rritet numri i υiktimave, mbi 80 të ρΙαgosur(Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tempe, Greqi ku një tren komercial u përplas me një tren pasagjerësh i cili po bënte linjën Athinë-Selanik.

Sipas mediave të huaja nga përditësimi i fundit mësohet se fatkeqësisht numi i viktimave është rritur, ku ka shkuar në 32, ndërsa 85 të tjerë janë të plagosur.

Përpjekjet e zjarrfikësve janë fokusuar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe ku nxjerrja është më e vështirë.

Pak para mesnatës Qendra Operative e Zjarrfikësve u njoftua për një aksident treni me zjarr në hyrje të Luginës së Tempes. Një tren tregtar dhe pasagjerësh që drejtonte linjën Athinë – Selanik u përplas.

Menjëherë u mobilizua zjarrfikësja 40 zjarrfikës dhe 17 automjete. Në vendngjarje operon EKAV me 30 autoambulanca, duke vijuar punën e shpëtimit dhe mjekimit, ndërsa policia greke po ndihmon.

Të plagosurit u dërguan në Spitalin Universitar të Larisës dhe disa në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës dhe spitalin e Katerinis.

Treni i pasagjerëve IC 62, i cili ishte nisur nga Athina për në Selanik, mbante rreth 350 pasagjerë , njoftoi më herët kompania Hellenic Train, e cila shpjegoi se nga 430 personat që kishin hipur në të në Athinë, rreth 80 zbritën në Larisa. Sipas informacioneve, në trenin e mallrave ndodheshin tre persona.

I fundit! Aksident në Tiranë, disa të ρlagosυr

TIRANË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Saukut.

Një automjet tip ‘Golf’ është përplasur me një tjetër makinë duke bërë që dy persona të plagosen.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.