Gazetari që u bë fermer gomaricash: Nuk u pendova që lashë Tiranën, por nuk ishte e lehtë as t’i gjeje, më është dashur të bredh në çdo cep të vendit

Me një fermë të rrallë vetëm të dytën të tillë në Shqipëri, Elton Kikia, thotë se përmbushi veten, ku ai hoqi dorë nga profesioni i gazetarit dhe jeta në Tiranë, u kthye në fshatin e tij në Papër të Elbasanit dhe ka katër vjet që mban fermën e gomaricave.

“Nuk jetohet në fshat – është frazë që e dëgjoj shpesh”, thotë Eltoni.

Por, duke qenë gazetar, ka edhe shumë pyetje për ata që e thonë këtë:

Kikia: “Çfarë mundësish ke apo mund të krijosh me tokën apo bagëtitë që ke? A e ke studiuar tregun, ekonominë, a ke bërë llogari se si mund ta ndryshosh këtë situatë? Nuk mjafton të dalim në të tilla përfundime. Duhet ta mendojme mendjen se çfarë mund të bëj dhe a ia vlen? Nuk mund të presësh nga Zoti apo nga Qeveria”, thotë Eltoni për Radion Evropa e Lirë.

Pyetje: Pse e braktisi gazetarinë?

Kikia: “Pas 13 vjetësh në profesionin e gazetarit, ai thotë se ndihej i zhgënjyer. Jo nga profesioni që e ka ende pasion, por nga gjendja e gazetarisë në Shqipëri. Pagat e ulëta, trajtimi që u bëhet gazetarëve, kushtet në të cilat punojnë, mungesa e lirisë së fjalës dhe medias. Kështu që braktisja e gazetarisë erdhi si nevojë”, thotë ai.

Kikia: “Shqipëria, vazhdimisht, është kritikuar në raportet e organizatave ndërkombëtare për keqësimin e lirisë së mediave. Herën e fundit këtë muaj, kur Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve, pas një misioni fakt-mbledhës në këtë vend, kanë deklaruar se liria e mediave atje është përkeqësuar më tej, për shkak të ndërhyrjes së pronarëve dhe të Qeverisë“.

Eltoni thotë se, për një kohë, i mbajti të dyja punët.

Kikia: Kur pashë se sa mirë po ecte biznesi, zgjedhja ishte shumë e lehtë. Sigurisht që e zgjodha fermën”, thotë ai, duke shtuar se ajo i ofron edhe më shumë të ardhura, edhe më shumë kohë të lirë”.

Pyetje: Nga i erdhi ideja për fermë të gomaricave? Zhgënjimi në gazetari, prej vitesh, i shoqërohej me mendimin se çfarë mund të bënte tjetër”?

Ai tregon se për dy vjet ka lexuar dhe ka diskutuar me ekspertë të ekonomisë se ku mund të fokusohet për të pasur sukses.

Kikia: “Nuk mjafton të jesh me origjinë nga fshati që të bëhesh fermer dhe të ngresh biznesin tënd. Të duhet të studiosh tregun fillimisht. Kisha shumë ide në kokë, kur befas lexova se sa të suksesshme ishin në botë fermat e gomaricave dhe aty e mora vendimin”, kujton ai.

Kikia: “E nisa me pesë gomarica. Nuk ishte e lehtë as t’i gjeje, sepse janë kafshë në zhdukje. Më është dashur të bredh në çdo cep të vendit”, thotë Eltoni.

Ai tregon se këto kafshë janë të lehta për t’u mbajtur, pasi nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë veteriner dhe nuk preken nga sëmundje të rrezikshme. Gjithashtu, nuk shpenzon për ushqyerjen e tyre, sepse hanë çfarëdo në natyrë.

Nga pesë gomaricat me të cilat nisi punën, sot ka 35.

Kikia: “Brenda dy vjetëve të parë u bë biznes serioz, që donte kohë të menaxhohej. Kështu që u ndava përfundimisht nga gazetaria, nuk mund t’i mbaja më të dyja. Duhet të bëhesh agjent shitjeje, të gjesh tregun për qumështin e gomaricave, të gjesh klientët, të ruash marrëdhënien me ta. Kjo është ajo që bëj çdo ditë”, thotë Eltoni.

Qumështi i gomaricave është i njohur për vlerat ushqyese. Hulumtime të ndryshme tregojnë se ai ndihmon në rritjen e funksionit imunitar.

Kikia: “Një litër qumësht gomarice kushton 50 euro. E kërkojnë kryesisht për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, për ata që vuajnë  për alergjitë… Në kohën e pandemisë, e kanë kërkuar shumë për të shëruar pasojat”.

Kikia: “Nga të gjitha rrethet në Shqipëri vijnë dhe blejnë te ferma, po ashtu edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe emigrantë të shumtë që vijnë në Shqipëri herë pas here”, tregon Eltoni.

Ai thotë se është i kënaqur me zgjedhjen e tij dhe aspak i penduar që ka lënë gazetarinë dhe Tiranën. Po qe se punon dhe fokusohesh në një projekt, mund t’ia dalësh, thotë Eltoni.

Kikia: “Një fermë e ngjashme gomaricash gjendet edhe në Delvinë – pjesa jugore e Shqipërisë”.

Pyetje: Pse gomarët përballen me rrezikun e ekzistencës?

Kikia: “Në një raport që ka publikuar BBC në vitin 2017 është thënë se gomerët në botë përballen me rrezik të ekzistencës, për shkak të kërkesës së madhe për lëkurën e tyre në Kinë. Mishi i gomarit është gjithashtu ushqim i kërkuar, por rënia e madhe e numrit të gomarëve kinezë dhe fakti që ata janë të ngadalshëm në riprodhim, i ka detyruar furnitorët të kërkojnë gjetiu. Afrika është goditur keq, sepse këto kafshë atje janë një pjesë e rëndësishme e transportit dhe bujqësisë – sidomos në komunitetet më të varfra. Uganda, Tanzania, Botsvana, Nigeri, Burkina Faso, Mali dhe Senegali kanë ndaluar eksportet e gomarëve në Kinë“, shprehet ai.

“Çapkënia zemërbυjare”, shoqja e së resë që hυmbi jetën në aksidentin në Tiranë-Durrës përlot me fjalët: Qoftë sprova e fυndit për familjen

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të së dielës, ku humbën jetën dy vajza dhe u plagos rëndë shoferi.

Një prej viktimave ishte Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, e cila nuk mundi të mbijetonte nga përplasja fatale.

Mikja e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.

Reagimi:

Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii


Aksidentit nuk mundi t’i mbijetonte as Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Mirditë kurse i lënduar rëndë mbeti drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filir.gjergji.397%2Fposts%2Fpfbid02ugD43QcxhPTtSoT8kfVVSDGGhghXTXorxVu2WoFL9Pqv9k6kY9UFTUkLDaspmXRJl&show_text=true&width=500

/abcnews.al

“Mami më hodhi në gropë të gëΙqeres dhe ngela i shkurtër, 42 υjeçari shkodran: Dua nύse

Ardit Mancaku është tashmë një ndër personazhet më të dashur në Shkodër. Edhe është i prekur nga namizmi, kjo nuk e ka penguar atë të shijojë çdo moment të jetës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arditi ka treguar historinë e vështirë të jetës së tij, sesi nëna e ka hedhur në një grop gëlqereje dhe ai është sëmurur. Më tej, pasi e ka braktisur, Arditi është birësuar nga një familje italiane deri në rikthimin pjesë e projektit shpresa në Shkodër.

Kam 24 vjet te projekti “Shpresa” dhe i jam falenderues. Ky projekt është prindi im dhe pa të unë nuk e di se ku mund të isha.

Unë nuk dua ta di për prindërit se kur isha ne Itali isha rehat me zotin me familjen adoptive. Kur më pyetën zgjodha familjen biologjike dhe ja futa veten. Nëna ime nuk më donte për shkak të gjatësisë time. Mua prindërit më kanë lënë që në moshën 1-vjeç.

Unë kam lindur normal, po më kanë hedhur në gropë të gëlqeres nëna ime dhe më ka gjet gjyshja ime. Prandaj jam bërë kështu. Nuk ja vlen të më kërkojnë fare, sepse jam më rehat te projekti ‘Shpresa”.

Më tej, Arditi ka shprehur dëshirën e veçantë për të gjetur një nuse, duke treguar kërkesat që ajo duhet të përmbush.

“Unë jam 42-vjeç dhe punën e kam tamam. Unë do të punoj me kompjuter dhe me kamera, të hënën filloj tamam.

Nusja duhet me pas qëllime serioze, me pas trurin në rregull. Të jetë punëtore, të bëjë punët e shtëpisë. Unë normal se do bëjë punë se do bije rrogën në shtëpi. Unë kam pas një lidhje edhe më herët dhe ja kam treguar projektin se është familja ime.

Kam pasur një lidhje dhe ajo vajza ka pasur një sëmundje të keqe, plus që nuk ja ka kallëzuar familjes së vetë dhe nuk ka qenë e sinqertë”.

E trishtë/ Ndërron jetë stilisti i njohυr

Stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Balestra mbylli sytë në Romë në moshën 98-vjeçare.

Ansa.it shkruan se lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia.

E trishtë/ Ndërron jetë stilisti i njohur, dyshohet se...

Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”. Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

“Dy djemtë janë drogαχhi”, habit vlonjati: Fëmijët ρinin hαshash e më thoshin “erdhe o i mbaruari i m*tit”

Besniku ka shokuar me deklaratën e tij për fëmijët në seancën e ndërmjetësimit te “Shihemi në Gjyq” në E Diela Shqiptare. Ai është shprehur se me gruan e tij ka pasur probleme të shumta prandaj dhe i dha fund martesës.

Sipas tij ajo nuk i ka edukuar dy djemtë e tyre ashtu siç duhej dhe merrej me shumë pisllëqe. Djemtë sipas Besnikut janë të droguar, pinë hashash dhe kishin një sjellje jo shumë të hijshme ndaj të atit.

Dorina: Unë i kam thënë, a ke probleme me atë tjetrën? Jo më tha nuk kam.

Eni Çobani: Ia ke shpjeguar? Ti ke akoma probleme me gruan e parë.

Besniku: Unë kam pasur probleme, nuk kam më.

Eni Çobani: Kur i ke pasur o Besnik?

Besniku: I kam pasur në 2019, atëherë dhe e ndava. Problemi qëndron se ajo merrej me shumë pisllëqe, fëmijët dy djemtë, janë drogaxhinj. Shanin bënin, rrinte njëri në një dritare, njëri në tjetrën, më fal publiku, si puna e çitave, pinin hashash dhe unë kur vija nga puna me të drejtë të Zotit, në orën 7 të darkës “erdhe ti o i mbaruar i m*tit”, të më falni publiku. Ta marrtë dreqi me gjithë fëmijë, as punonin, lanë dhe punën, vetëm një person, vetëm unë. Moj grua hiqja mënjanë, moj grua qysh t’ua bëjmë.

Emocionυese/ Jakup Krasniqi në ραraburgim, υajza shkon për të bërë fejesën në Hagë (FOTO)

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për të celebruar ceremoninë e fejesës së saj për të qenë më afër babait, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte.

Përmes një postimi në Instagram,  ajo thotë se këtë ia kishte premtuar babait, që në ditën e saj të veçantë të ishte sa më pranë të atit.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit.

Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar ajo në fotot që ka publikuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Cldg6JKobeP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=13d04b3c-e27d-4ec1-a3b3-26b8f6392e80&ig_mid=31F7D30F-2312-4EE6-96D3-C0F676280557

Gjendje e jashtzαkonshme nga ρërmbytjet, 1 υiktimë dhe 11 të zhdυkur

ITALI- Italia është përfshirë nga moti i keq.

Një 31-vjeçare ka humbur jetën. Eleonora Sirabella, ishte një shitëse në një dyqan në Ischia, viktima e parë e konfirmuar e rrëshqitjes së dheut Casamicciola. Ajo jetonte me shokun e saj, ende të zhdukur, në zonën e Rarones, një nga më të goditurit nga reshjet që nisën mbrëmjen e djeshme.

11 persona raportohen ende të zhdukur. Ditën e sotme do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave i cili do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa do të akordohen edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.

Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.

Mbrojtja Civile e Rajonit të Campania ka zgjatur paralajmërimin e motit në Ischia, në zonën 1 të ishujve, Piana Campana, Napoli dhe në zonën e Vezuvit deri në orën 18:00 të ditës së sotme. Alarmi portokalli sot është në Kalabri dhe Siçili ndërsa e verdhë në Basilicata./Burimi:Tgcom

Viktima Eleonora Sirabella

Fοtoja e fuηdit ρara se të ndοdhte trαgj’edίa për këto 4 bυkuroshet…

Këto tre vajza realizuar një foto pak sekonda para se ajo të shembej duke i marrë me vete që të tria.

Ura ishte një hekurudhë në të cilën kalon treni.

Edhe pse autoritetet e Cais në lagjen braziliane verilindore të Castelo do Piaui e din se ura ishte në gjendje të keqe.

Edhe pse tri vajzat ranë 30 metra pasi u shemb ura, ato fatmirësisht i shpëtuan kësaj fatkeqësie.

Lëndimet që morën ishin mjaft të rënda por janë jashtë rrezikut për jetë. 

Pαrashikimi i frίkshëm i Baba Vangës: Përmbytja që do të sjell një lumë kυfomash, dhe një tjetër sëmύndje e rëndë më e keqe se SIDA

Baba Vanga, emri i vërtetë i së cilës është Vangelia Pandeva Dimitrova Gušterova, ka lindur më 31 janar 1911 në Strumicë të Maqedonisë. Sipas folklorit dhe shumë dëshmive, ajo parashikoi ngjarjet më të rëndësishme botërore, veçanërisht fatkeqësitë.

Ndër të tjera u shkrua historia e saj për përmbytjen e madhe.

-Përmbytja e madhe që vjen në fund të pranverës do të sjellë një lumë kufomash… Dhe pikërisht kur mendojmë se makthi më i keq ka mbaruar, vjen një sëmundje e tmerrshme. Do të jetë më keq se SIDA dhe do të kosit burrat. Këto janë fjalët që Vanga foli para vdekjes së saj në një nga intervistat e fundit me udhëtarin dhe biznesmenin ukrainas Anatoli Lubchenko.

Ai e vizitoi Vanga në vitin 1994, kur ajo tashmë ishte jashtëzakonisht e rraskapitur nga luftimi i një sëmundjeje të rëndë.

Edhe pse Vanga nuk specifikoi se kur lumenjtë e kufomave do të rrjedhin nëpër botë, ekspertët besonin se ishte një seri përmbytjesh që do të vinin vit pas viti dhe do të mbanin gjithçka përpara tyre. Qershori 2014 solli vërtet një fatkeqësi të paparë. Përrenjtë lanë shtëpitë, shkatërruan makina dhe pothuajse gjithçka që njerëzit zotëronin. Shprehja në fytyrat e tyre i thoshte të gjitha.

“Tragjedia është shumë e madhe. Unë jam në rrugët e periferisë. Këtu nuk ka rrugë, nuk ka shtëpi, makinat janë njëra mbi tjetrën”, vajtoi Ivan Portnih, atëherë kryebashkiak i qytetit të Varnës, një resort i famshëm bullgar.

Ata po jetonin një makth ato ditë

Përmbytja ishte e tmerrshme, biblike, e paprecedentë, mbuloi një pjesë të madhe të Bullgarisë. Vetëm dy muaj më parë, kaos i ngjashëm u përjetua në Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.

Njerëzimi në këtë rast, ishim dëshmitarë, ende e kapërceu tragjedinë. Njerëzit i ndihmuan njerëzit. Për shkak të përmbytjes, njerëzit u bënë përsëri njerëz. Të mbledhur në kontejnerë, ndihmuan, ndanë koren e fundit të bukës, fëmijët u socializuan sërish.

Bota dukej se ishte ashtu siç duhej të ishte përsëri plot njerëzi dhe dashuri vëllazërore. Policë, zjarrfikës, ushtarë, fqinjë ata kaluan nëpër ujë dhe shpëtuan çdo qenie, nga pulat te njerëzit. Njëri vdiq për tjetrin. Dhe pikërisht kjo i mungonte botës, siç thoshte Baba Vanga.

Njihυni me shoferin më të ρapërgjegjshëm në Tiranë(Video)

Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur me 30 000 lekë një shofer në Tiranë pasi u konstatua se i kishte dhënë drejtimin e makinës një fëmijë.

Fillimisht videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, por më pas policia ka zbuluar pronarin e makinës duke bërë edhe shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit për të kryer procedurat,

Krahas gjobës atij i është pezulluar edhe leja e drejtimit për 30 ditë

Njoftimi i plotë

Tiranë

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar video e mjetit marka Mercedes Benz, ku drejtuesi i mjetit është konstatuar duke lejuar drejtimin e mjetit një fëmije nën moshën 18 vjeç.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja e mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit shtetasi me iniciale A.L

Për kundërvajtjen e kryer ndaj mjetit u vendos masa administrative referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar ;

neni 114 paragrafi 4 dhe 115 paragrafi 1 pika 10.

Gjobë me vlerë 30000 (tridhjetë mijë) lekë

Pezullim i lejes së drejtimit për 12 muaj. Ndalim administrativ mjeti 30 (tridhjetë) ditë.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon qytetarët për denoncimin dhe bashkëpunimin.

Ju jeni shumë të rëndësishëm në punën tonë për evidentimin e shkeljeve rrugore. Kërkojme mbështetjen tuaj për denoncimin e cdo rasti dhe reagimi jonë do të jetë i menjëhershëm!

SHIKO VIDEON KËTU