V αjza nυk e des hi se nuk kishte shtëρi në Tiranë, korçari i kthen ρërgjigje: Ty dhe familjes tënde…!!!

Tirana është bërë kryeqendra jo vetëm për të rinjtë që duan të ndërtojnë aty të ardhmen por edhe për moshat më të mëdha.

Megjithatë një pjesë e mirë e shqiptarëve që duan të jetojnë brenda territorit zgjedhin pikërisht kryeqytetin për veten dhe fëmijët e tyre.

Kështu ka qenë edhe dëshira e dy prindërve nga një fshat i Tiranës të cilët dëshironin që vajza e tyre të martohej me një djalë që kishte shtëpi në kryeqytet. Vetë vajza ka rrrë.fyer historinë e saj për JOQ duke thënë se ajo ishte dashuruar me një djalë nga Korça, por ai nuk e bleu dot një shtëpi në Tiranë.

Për këtë arsye ajo e ka ndarë por megjithatë është shprehur e frikësuar se mos ndoshta i ndodh ndonjë gjë ngaqë s’do ta përballonte dot ndarjen.

Vajza shkruante:Pershendetje JOQ!jam nje vajze nga nje fshat i tiranes.para 5 vjetesh njoha nje djale ne fb nga korca.iku itali flisnim dite e nate.nuk qendroi ahume itali dhe kur erdhi u takuam.per mua ka qene dita me e lumtur data 19.8.2013.

ai me premtoi se do blinte shtepi ne tirane e do jetonim bashke pasi familja ime nuk donte nje dhender qe mos kishte shtepi ne tirane.ai nuk e blevi dot ate shtepi dhe une i dhashe fund lidhjes mgjths e doja.ai nuk donte

te ndaheshim me donte vertet por une per ta larguar u solla me nje fjalor shume te ashper.njehere me ka thene qe une nuk jetoj dot pa ty dhe fatit tim nuk i dihet.me thoni kam vepruar drejt apo gabim?kam frike vertet se do i beje gje vetes.flm.”

Mirëpo ditën e sotme i riu nga Korça i ka kthyer përgjigje duke i thënë se asaj dhe familjes së saj ai i ka lënë Zotin për të gjykuar dhe se ajo mund të rrijë e qetë pasi ai s’ka ndërmend t’i bëjë gjë vetes.

Djali nga Korça shkruan:Pershendetje JOQ!doja ti pergjigjesha asaj vajzes nga fshati i tiranes qe kishte frike se ai djali qe kishte lene mos i bente gje vetes.une jam ai djali .

dhe i them se mos ki merak se nuk i bej gje vetes per ty jo.une nuk jam perfekt e as pretendoj te jem.vetem nje gje do ti them:ty dhe familjes tende ju kam lene Zotin.”

G. rυaja bën ofertën e ρazαkontë: Do i jap 2200 kυjdo b υrri që b. ën këtë g jë ρër mυa..!!

Mos u cudisni me këtë grua, e cila po kërkon dikë që t’i marrë ‘kontrollin’ e jetës dhe ta ndihmojë atë të marrë të gjitha vendimet e saj për një muaj.

Për këtë, ajo është e gatshme të paguajë plot 2200 euro.Ky person, që mediat britanike nuk e kanë identifikuar, është nga Bristol, Angli.

Ajo ka nxjerrë njoftimin në Bark.com e po kërkon ndihmë. Thotë se ai që lamë pas, ka qenë një vit i keq.

“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua.

Unë kam pasur një vit të keq dhe do të doja që dikush të merrte “kontrollin” e jetës sime.

Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston një gjë e tillë, por kam vendosur të kërkoj, prandaj mendova se ishte me vlerë.

Jam e gatshme për të paguar 2000 Paund”, shkruan ajo.

Gruaja ka shpjeguar edhe gjërat e tme.rrshme që i kanë ndodhur, mes tyre mar.rëdhënia e ke qe me të dashurin,

si dhe humbjen e një sasie parash që ajo i kishte dhënë një miku, ndërsa udhëtonte në Zelandën e Re.

“Unë jam plotësisht e paaftë për të bërë zgjedhjet e duhura me veten time”, shkruan

E ρërρΙasi fυoristrada, ndërron jetë shqiptari në Itali(Emri)

Mediat italiane kanë bërë publike emrin e shqiptarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Voka, 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 korrikut në një kryqëzim në Varese. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max kur u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Ky i fundit ka dalë nga rruga dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit.

Lajmi fundit, avioni ρërfshihet nga fΙαkët, ulet mes frίkës(Video)

Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të frikshme në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.

Sipas mediave të huaja, zjarri u shfaq pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën nga pjesa e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës rreth orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale).

“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.

“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”.

Një deklaratë e ngjashme u shfaq në llogarinë në Twitter të Aeroportit të Atlantës, duke vënë në dukje se incidenti ishte për shkak të zjarrit të frenave dhe se nuk raportohet për të lënduar.

SHIKO VIDEON KËTU

Trondίtëse në vend, υjehrri αbυzonte s..ksυα Ιisht nυsen e mitυr në djalit

Një rast tronditës përdhu nimi është regjistruarnë fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit në Kosovë.

Një vajzë e mitur pasi ishte martuar kishte përjetuar dhunë se ksuale nga vjehrri i saj, gjatë kohës që burri i saj nuk ishte në shtëpi. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e viktimës, ndërsa përmes një komunikate nga policia thonë se tashmë është bërë ekzaminimi i vajzës.


Kishte shkuar nuse në moshë të mitur. Mirëpo, shtëpia e cila ia kishte hapur dyert nuses së re, u bë edhe vend përdhunimi për të. Kjo pasi e mitura e cila i takon komuniteteve pakicë, ra pre e dhunimit nga dikush i familjes së re.

Burimet e RTV Dukagjinit thonë se dhunuesi është vjehrri i saj. Megjithatë ajo rastin nuk kishte guxuar ta raportonte në Polici.

Por, për këtë u përkujdes nëna e të miturës, e cila së bashku me vajzën i janë drejtuar stacionit të policisë në Obiliq për të raportuar përdhunimin.

“Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia.

Në Kosovë është rritur numri i raportimit të rasteve të përdhunimit se ksual, mirëpo sipas analizave rreth aktgjykimeve për rastet e dhun imit seksual, shqetësuese mbeten dënimet e ulëta për kryerësit e këtyre veprave.

E vërteta e υdekjes së 17-vjeçarit në Tiranë, si u fshehën ‘provat’ brenda natës

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës, ku u raportua mbytja e një 17-vjeçari në rezervuar. Në fakt mësohet se i mituri është mbytur në gropa që hapen me qëllim për të vaditur.

Banorët e zonës thonë se i mituri kishte shkuar te xhaxhallarët e tij, ka rrëshqitur në një prej gropave që rrethohen nga plastmasi, dhe është mbytur, për shkak edhe se nuk dinte not.

Ka qenë një fëmijë tjetër që ka parë të gjithë skenën, por e ka pasur të pamundur që të ndërhynte për shkak të rrezikut të këtyre gropave.

Bëhet fjalë për gropa të thella disa metra, të veshura nga brenda me plasmas, të cilat mbushen me uje dhe përdoren nga banorët për vaditje të pemëve, kryesisht të ullinjve që janë më të përhapur në zonë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti se menjëherëpas mbytjes së të miturit, gropat e tilla me qëllim vaditjen janë mbushur, duke fshehur në këtë mënyrë edhe provat e vendngjarjes.

Në zonë ka disa gropa të tilla të dukshme, të cilat janë të thella.

Në njoftimin e policisë u tha se 17-vjeçari ishte gjetur i mbytur në rezervuar nga xhaxhai i tij, pa shenja dhune.

Ηoroskoρi 11 korrik 2022: Çfαrë kanë ραrashikuar γjet për secilën shenjë

Dashi

Nesër jeta do t’ju ofrojë të njëjtën ndjesi sikur po mësoni biçikletën për herë të parë. Shijojeni këtë emocion si një fëmijë pa bërë shumë pyetje. Mund të jetë një raport i ri sentimental ose një vend i ri pune

Demi

Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar një rrugë tjetër në jetë. Nëse keni diçka që ju intereson, një hobi të ri, një karrierë të re, duhet ta ndiqni atë. Mos lejoni që mosha juaj, të ardhurat ose gjendja aktuale t’ju kufizojnë.

Binjakët

Të harxhosh të gjithë kohën duke kërkuar përgjigje për gjërat që ju ngatërrojnë nuk do t’ju lejojë të mësoni gjëra të reja! Përpiquni të fokusoheni te disa gjëra që kanë të bëjnë me profesionin tuaj.

Gaforrja

Çdo shqetësim që ndjeni për faktin se gjërat nuk janë sipas mënyrës që ju dëshironi nuk duhet të bëhet shkak për tensione. Në fakt kjo do të ishte humbje kohe. Përpiquni të pranoni diversitetin.

Luani

Të lindurit në këtë shenjë janë të gatshëm për t’i bërë gjërat pa humbur kohë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të rregulluar një marrëdhënie të dëmtuar. Edhe në vendin e punës gjërat do të ecin me vrull.

Virgjëresha

Marrëdhëniet njerëzore janë gjithmonë të paparashikueshme dhe të komplikuara, por nesër ju do të shikoni një imazh të ri në një nga miqësitë tuaja. Sa i përket një raporti sentimental, nesër mund të merrni mesazhe të reja.

Peshorja

Vendosini kapak shpenzimeve tuaja tani për tani. Veprimet e tepruara mund t’ju mbajnë peng të gjërave që me të vërtetë doni më vonë. Vetëm për shkak se keni më shumë para tani nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha në të njëjtën kohë.

Akrepi

Nesër është koha e përkryer për ju që të kaloni nga një pikëpamje emocionale e të menduarit, në një pikëpamje më analitike. Largohuni nga marrëdhëniet ku ndodheni aktualisht dhe do t’i shikoni gjërat në një mënyrë më të pastër, veçanërisht në punë.

Shigjetari

Sigurohuni që po bëni lëvizjen e duhur në kohën e duhur dhe mos lejoni që idealizmi juaj t’ju bindë se gjithçka do të funksionojë ashtu siç shpresoni. Ka ende disa gjëra të panjohura dhe duhet të prisni derisa ta kuptoni gjithë historinë para se të bëni një veprim.

Bricjapi

Do të ketë lajme të mira nëse së fundmi keni aplikuar për punë ose për shkollë. Një investim i mirë më në fund do të shpërblehet dhe kjo gjë do t’ju rrisë nivelin e besimit duke ju nxitur të kërkoni më shumë.

Ujori

Nesër ju mund të arrini destinacionin tuaj, edhe pse ndoshta nuk do ta kuptoni këtë gjë. Me gjithë energjinë që keni, vizioni juaj është i paqartë për realitetin e situatës suaj. Pra, pritni gjërat nesër dhe mos bëni ndonjë vendim të nxituar, veçanërisht sa i përket një investimi.

Peshqit

Përfundoni projektet e lëna në mes sa më shpejt që mundeni, sepse po përballeni me shumë shpërqendrim. Një mënyrë për ta mbajtur energjinë tuaj sa më të qëndrueshme është të hani shëndetshëm. Shmangni sheqerin ose yndyrën nga dieta.

Jυlian Deda: E tmerrυam Edi Rαmën, tani jam gati të sfidoj Veliajn për bαshkinë e Tiranës

Aktori Julian Deda thotë se e tmerruan Edi Ramën në protestën e së enjtes, ku zbritën në shesh mijëra njerëz.

“Sa shume ishim në protestë.

Kur ke hall, kur je i shqetesuar per te ardhmen dhe sidomos kur te ndizet nje drite shprese, nuk pyet per vapen”, shkruan ai.

Ndërsa më pas tregon se do të mobilizohet për të sfiduar Erion Veliajn, i cili ka deklaruar se do të rikandidojë për të fituar mandatin e tretë si kryebashkiak i Tiranës.

“Erion fiku paska thene “po” per te rikandiduar per Tiranen. Nuk ngopet ky njeri.

Duhet me i ndez motorrat me e parandalu kete te keqe”, shkruan Deda.

Kujtojmë që disa kohë më parë, aktori ka deklaruar se kërkon të kandidojë për t’u bërë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Dhe nuk ëshstë çudi që të kandidojë, duke parë miqësinë e ngushtë me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, me të cilin u shfaq edhe në protestën e 7 korrikut.

Jorida Tabaku: Shυmë më shαjnë por unë do flas: Dυhet një PD pa Sali Berishën, me ρrotesta s’e rrëzojmë Edi Ramën

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur më 7 korrik të thirrur nga Sali Berisha, ku i është edhe përgjigjur edhe komenteve të cilët nuk e kishin mirëpritur pjesëmarrjen e saj.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Tabaku shkruan  se protestat duhen, teksa thotë se vendit duhet një ofertë e re me emrin PD pa Sali Berishën.

“Po të mbysin!  “Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë.  Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.

Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t’ia mbyllim njëri-tjetrit.

Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.

Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.

Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe” thotë Tabaku.

Trαgjike në Tiranë: Mbγtet në rezervυar 17-vjeçari, u gjet i ρajetë nga xhaxhai i tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 17-vjeçar është mbytur teksa po lahej në rezervuarin e fshatit Vrap.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ndërsa ka qenë xhaxhai i cili ka gjetur pa shenja jete nipin e tij.

Informacion paraprak nga policia:

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.