I shpëtoi υ▪︎ek jes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut GabrieI Lluca që vdiq në aksidentin e rëndë në Peqin

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj. Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar me një histori të jashtëzakonshme mbijetese që ka prekur shumë zemra.

Gabrieli i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja tronditi familjen, miqtë dhe bashkëmoshatarët, të cilët e kujtojnë si një djalë energjik, të dashur dhe gjithmonë të buzëqeshur.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

SkandaI fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

Një biznes në qendër të Tiranës që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve falë denoncimit të një qytetari.

Biznesi ndodhet në zonën e Piramidës në kryeqytet, dhe sipas Tatimeve, ka bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.

“314,000 € të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal! Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Evazioni fiskal është bërë për rreth 1 viti e gjysmë, në periudhën 2024-2025. Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes.

Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 314 mijë euro taksa.

E reja qëlloi aksidentaIisht veten në poliglon qitjeje dhe υdiq, dënohet pronari

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i caktojë 30 ditë paraburgim Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas një incidenti tragjik ku një vajzë 24-vjeçare humbi jetën më 29 gusht 2025.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, Rexhepi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi si instruktor nuk ka vepruar në përputhje me rregullat për sigurinë në poligon.

Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ai lejoi viktimën L.S dhe një person tjetër, A.R, të hynin në zonën e gjuajtjes me armë dhe municion, pa mbikëqyrje profesionale.

Si pasojë, gjatë manovrimit me armën, L.S. e plagosi veten në bark, duke pësuar lëndime të rënda që çuan në vdekjen e saj në QKUK rreth orës 21:05.

Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit është mbështetur në prova materiale, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve, ndërsa theksohet se Rexhepi mund të arratiset për t’iu shmangur ndjekjes penale, nëse lihet në liri. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka tentuar të fshihet dhe ka bashkëpunuar që në momentin e parë, përfshirë edhe kontaktimin e menjëhershëm të Policisë pas incidentit. Sipas avokates Besiana Ismaili, Rexhepi ka ndihmuar në sigurimin e provave dhe nuk ekziston rreziku që ai të ndërhyjë në hetime.

Në seancën gjyqësore për caktimin e masës, vetë Rexhepi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë shtesë, përveçse ka konfirmuar deklarimet e avokates së tij. Paraburgimi do të zgjasë deri më 30 shtator 2025, përderisa hetimet ndaj rastit vazhdojnë.

Donald Trump kërcënon Soros dhe bandën e ρsikoρatëve, ditë të zeza për gjeneraIin sorosian Edi Ramën, ja pse…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar ditën e djeshme drejtësisë amerikane që të ngrejë akuza ndaj miliarderit George Soros dhe djali i tij në bazë të ligjit RICO, i cili përdoret për ndjekjen penale të organizatave kriminale. Trump pretendon se familja Soros ka financuar fshehurazi protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Presidenti i SHBA-së, i cilëson miliarderin George Soros dhe djalin e tij si psikopatë, të cilët i kanë shkaktuar dëme të mëdha Amerikës. “George Soros, dhe djali i tij i mrekullueshëm i Radical Left-it, duhet të akuzohen me RICO për shkak të mbështetjes së tyre për Protestat e Dhunshme, dhe shumë më tepër, nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë këta të çmendur të shqyejnë më Amerikën, duke mos i dhënë asnjëherë shansin të ‘MARRË FRYMË,’ dhe të jetë E LIRË. Soros, dhe grupi i tij i psikopatëve, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të ÇMENDUR nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, shkruan Trump në platformën Truth.Pas këtij mesazhi të fortë reagoi dhe Soros. “Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.” Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut: “Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”

Edi Rama në “listën e zezë” të Trump

Ky zhvillim i papritur në SHBA pritet të ketë jehonë të madhe edhe në Shqipëri, pasi prej kohësh Soros konsiderohet si mbështetësi më i madh i Ramës. Lëvizjet e fundit tregojnë se gjërat në Ballkanin sorosian kanë lëvizur fuqishëm. Goditja më e rëndë që ka ngrënë lëvizja e Soros është deklarata e presidentit serb, Vuçiç, i cili tha disa ditë më parë se nuk do të qëndrojë më në politikë pas mbarimit të mandatit. Në fakt me situatën inkandeshente që ekziston në Serbi nuk është çudi që ta lërë atë vend shumë më shpejt. Në situatën aktuale ku banda Soros po kalon ditë të vështira, me një strukturë të shkatërruar ekonomikisht pas shkatërrimit të USAID, por dhe me një armik shumë të fuqishëm si Donald Trump, një hall i madh mbizotëron. Vizitat e shpeshta të tij me Edi Ramën para disa ditësh në Dhërmi paralajmërojnë një alarm të pashoq. Ndërsa Rama përforcon raportet me Soros, diplomacia amerikane po lëshon sinjale të qarta dhe të njëpasnjëshme në një drejtim tjetër.

Bllokada në Mynih

Në shkurt 2025 kryeministri tentoi të afrohej me administratën Trump gjatë Konferencës së Mynihut. Rama u përpoq të siguronte një foto me zëvendëspresidentin J.D. Vance, por përpjekja u stopua nga Susan Ëiles – shefja e kabinetit të presidentit Trump – e cila thuhet se i dërgoi një mesazh ndërmjetësve: “Ai është një bufon i Sorosit. Rri sa më larg që të jetë e mundur”. Ky incident tregoi një prirje skeptike të administratës së re ndaj Ramës dhe evidentuan faktin se lidhjet e tij me rrjetin Soros do të jenë një pengesë e madhe.

Lidhja e Ramës me Sorosin del në dritë

Pikërisht në këtë klimë të tensionuar, doli në pah dhe takimi privat mes Ramës dhe Aleks Soros, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ishte Soros që postoi fotot në rrjetet sociale, ku pjesë e mbledhjes anti-Trump shfaqej dhe Edi Rama. Në përshkrimin që shoqëronte Soros i shpalli luftë Trump. “Kjo është për #MSC25. Ne do të merremi me pasgoditjet e tërmetit gjeo-politik që ndodhi në Mynih për disa që do të vijnë – synimet e Trump më në fund po merren fjalë për fjalë ashtu edhe seriozisht”, shkruan Soros.

Samiti i NATO

Gjithashtu samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, i cili ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më i madh i sigurisë në historinë e Holandës evidentoi bllokadën amerikane ndaj Ramës. Kryeministri nuk arrtit t’i japë as dorën Donald Trump dhe jo më të bënte foto. Stafi i Trump dyshohet se urdhëroitruprojat që Rama të mos i afrohej presidentit në asnjë moment. Nga ana tjetër kur Donald Trump ishte duke folur, liderët e NATO-s u çuan të gjithënë këmbë, Edi Rama qëndronte i vetëm, i palëvizur. Ky nuk ishte thjesht një moment protokollar i injoruar. Ishte një mesazh politik me zë të lartë. Kryeministri i Shqipërisë, një vend tradicionalisht pro-amerikan, në vend që të respektonte rikthimin e një lideri si Trump, vendosi të sfidojë simbolikisht peshën e SHBA-së.

Rama, një nga tre protagonistët kryesorë në dasmën e Soros

Gjithashtu rasti që duhet me patjetër të evidentohet është momenti i disa javëve më parë ku Huma Abedin, ish-këshilltarja më e afërt e Hillary Clinton, dhe Alex Soros kurorëzuan martesën e tyre me një ceremoni private në rezidencën e tyre luksoze në Ëater Mill, në brigjet e Long Island, Neë York. Në festë ishin të pranishëm disa nga figurat më të rëndësishme të kampit demokrat amerikan: Hillary dhe Bill Clinton, Kamala Harris, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, redaktorja ikonike e Vogue, Anna Ëintour, dhe përfaqësues të njohur të financës globale. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prezenca e Ramës, i cili ndonëse nuk publikoi asnjë fjalë apo imazh në rrjetet sociale, rezultoi të ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes. Revista prestigjioze Vogue, e vetmja media me akses në këtë event të mbyllur, e zbuloi të gjithë pjesëmarrjen dhe rolin e Ramës në këtë ceremoni që për nga përmbajtja dhe lista e të pranishmëve ngjante më shumë me një samit të fshehtë të elitës globale se sa me një dasmë tradicionale.

Rama, një nga folësit kryesorë

Për dy ditë me radhë, mediat pranë qeverisë shqiptare nuk raportuan asgjë për këtë pjesëmarrje të Ramës. As në rrjetet sociale të kryeministrit nuk u publikua ndonjë detaj nga dasma, ndonëse ishte fjala për një prej eventeve më të rëndësishme të rrjetit politik e financiar që ai vetë ka ndërtuar ndër vite. Vetëm Vogue raportoi: “Gjatë gjithë vaktit, u ngritën dolli nga djali i Abedin-it, Jordan; vëllai i madh i Alex-it, Jonathan Soros; kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Anna Ëintour (kryeredaktore e Vogue); James Rothschild, i cili shërbeu si shoqëruesi jozyrtar i dhëndrit; dhe Daniel Sachs (themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i P Capital Partners)”, duke e përfshirë Ramën në një rreth jashtëzakonisht të ngushtë me personazhe që përfaqësojnë rrjetin më të fuqishëm progresist në Perëndim. Më tej, në reportazhin e saj, Vogue tregon se: “Edi mbajti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… përfshinte një shprehje rreth preferencës për vejushat në vend të të divorcuarave. Duhej të ishe aty për ta kuptuar.” Një koment që, pavarësisht natyrës humoristike, vërtetoi pozicionin e tij mes personazheve më të afërt të çiftit. Në dasmën ku mungoi çdo lider evropian, Edi Rama u shfaq si i vetmi përfaqësues nga kontinenti i vjetër, një sinjal i qartë se ai është jo vetëm mik, por pjesë e pandashme e një blloku politik të përqendruar te Soros.

Një “gjeneral” i besuar i frontit global anti-Trump

Nga kjo dasmë private, Rama u pozicionua qartë përkrah njerëzve më të fuqishëm të botës politike dhe ekonomike të kampit demokrat në SHBA. Ai është ndër të paktët liderë ndërkombëtarë që jo vetëm ka ndërtuar një marrëdhënie personale me Sorosët, por edhe është përfshirë në mënyrë aktive në strategjinë e tyre politike globale. Dasma e Sorosit konfirmoi qartësisht se Edi Rama është një nga pak “gjeneralët” e ushtrisë sorosiane, i cili rikonfirmoi aleancën më të fuqishme politike ndërkombëtare kundër tërmetit të quajtur Donald Trump.

Injorimi total i SHBA ndaj Ramës

Lidhjet e forta të Ramës me Sorosin, pritet t’i kushtojnë Ramës shumë shtrenjtë dhe SHBA i ka dhënë sinjalet e para. Donald Trump i dërgoi disa ditë më parë një letër urimi Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, ku shprehte angazhimin për të forcuar aleancën mes dy vendeve dhe theksonte se përmes mbrojtjes së sovranitetit e paqes “edhe ajo që duket e pamundur mund të arrihet”. Në letër Trump shkruan se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin për të ndërtuar “një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”. Mesazhi zyrtar i adresuar Begajt, jo Ramës, tregon se kanalet e komunikimit janë zhvendosur drejt institucioneve të tjera të shtetit shqiptar. Gjithashtu një reagim vendimtar erdhi në gusht 2025 nga Departamenti amerikan i Shtetit ekskluzivisht për gazetën “SOT”. DASH tha se SHBA “nuk merren më me ndërtimin e kombeve” dhe se “u takon vetë qytetarëve të vendeve të vendosin për të ardhmen e tyre, të lirë nga manipulimi i jashtëm”. Rama shpalli fitore me 83 mandate, por SHBA nuk e uroi pas 11 majit. Në vend të një mesazhi personal, Ambasada Amerikane ripostoi një deklaratë të DASH që flet për vlerat demokratike dhe zgjedhje të lira, pa përmendur Ramën. Presim të shohim se çfarë e pret kryeministrin në vijim, por mesazhi i Trump dhe bllokada amerikane ndaj Ramës që nga ikja e Joe Biden paralajmëron ditë edhe më të zeza për “bufonin e Sorosit”.

Të mërkurën rikthehen reshjet, shtatori me temperatura deri në 35 gradë/ Çfarë paraIajmëron meteorologia

Anira Gjoni nga IGJEUM tha se nuk pritet të ketë përkeqësim i motit në ditët në vijim.

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm por nuk do të ketë reshje deri të mërkurën.

Të mërkurën do ketë reshje të dobëta shiu por nuk priten situata problematike siç ndodhi ditën e shtunë.

Do ketë ditë me diell përgjatë shtatorit, ku temperatura do vijnë në rritje, po jo me shumë se 30 gradë.

“Ditën e nesërme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë. Do ketë një rritje të martën kur temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 30 gradë, ndërsa të mërkurën pritet një rënie e lehtë. Java e dytë e shtatorit do të jetë me temperatura më të larta, po jo më shumë se 35 gradë”, tha Gjoni.

Shqiptari i dehùr rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës në Itali

Një ngjarje e paparecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit Imperia në Itali, ku dy infermiere u sulmuan nga një shqiptar i dehur.

Sipas mediave italiane agresori është 41-vjeçari shqiptar që jeton në Sanremo, me precedentë penalë dhe i liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.

Dy punonjëset e kujdesit shëndetësor thuhet se pësuan lëndime të rënda. Shqiptari mbërriti në dhomën e urgjencës me ambulancë rreth orës 19:30, pastaj filloi të sillej në mënyrë të vrazhdë. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e disa oficerëve.

Lidhur me incidentin ka reaguar edhe nënkryetari i Rajonit të Ligurias, Alessandro Piana, i cili shprehu solidaritetin e tij me dy infermierët dhe pacientët e tyre.

“Është e papranueshme që ata që refuzojnë trajtimin dhe rregulloret të jenë ende të lirë të qarkullojnë: ky individ duhej të ishte përjashtuar shumë kohë më parë dhe nuk duhej të kishte qenë kurrë në një dhomë urgjence, e cila duhet të mbetet një vend i sigurt për stafin dhe qytetarët.

Siguria është e para: na duhen më shumë mbrojtje për punonjësit e spitalit dhe zbatim i rreptë i urdhrave të dëbimit për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendin tonë”, tha ai.

Detaje nga ngjarja e rëndë/ Vajza dh▪︎ nohet brυtaΙisht në Don Bosko për arsye banale, qƴtetarët ndërhyjnë për ta shpëtuar

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë mesnatës në zonën e Don Boskos, Tiranë. Një vajzë ka rënë pre e dhunës nga disa djem, vetëm për një arsye krejt banale, se kush duhet të hapte rrugën i pari për të kaluar.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi nga një debat i vogël për bllokimin e rrugës, i cili shumë shpejt degjeneroi në dhunë fizike ndaj vajzës. Pamjet e siguruara nga qytetarët tregojnë tensionin e krijuar, ndërsa vajza qëllohet pa mëshirë për shkak të një mosmarrëveshjeje qesharake.

Fatmirësisht, disa kalimtarë të rastit ndërhynë menjëherë dhe arritën të ndajnë të rinjtë, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Një qytetar ka dërguar mesazhin e tij pranë redaksisë: “Kryqi kuq Don Bosko për bllokim rruge, gjynah e kanë rraf atë gocën, u zunë për rrugën se hapte kush.”

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta tek banorët e zonës, të cilët shprehen të shqetësuar për rritjen e rasteve të dhunës në publik dhe për faktin që një mosmarrëveshje e vogël mund të përfundojë në akte brutale.

Kjo situatë ngre sërish në pah mungesën e kulturës së komunikimit dhe respektit në shoqëri, duke u kthyer në një problem serioz që po prek çdo ditë e më shumë qytetarët. Shumëkush pyet: si është e mundur që një vajzë të dhunohet vetëm se nuk hapi rrugën.

Avioni nga Kreta devijon me 200 persona, ulet në Shkup në vend të Beogradit

Pasagjerët e një linje ajrore që duhej të fluturonin nga Kreta për në Beograd përfunduan në aeroportin e Shkupit rreth orës 4 të mëngjesit.

Fluturimi, i cili ishte planifikuar për 15 minuta pas mesnatës, fillimisht u raportua si bosh, gjë që i habiti si policinë ashtu edhe punonjësit në aeroportin e Shkupit.

Jelena, një nga pasagjeret, tha se rreth 200 persona zbritën nga aeroplani, pa informacion paraprak në lidhje me devijimin. Pasagjerët fillimisht morën mesazhe SMS në lidhje me vonesën dhe më pas, në orën 4:20 të mëngjesit, fluturuan për në Shkup.Ata u mbajtën në aeroplan për një kohë të gjatë në aeroport dhe nuk u lejuan të zbrisnin derisa një grua ndjeu se shëndeti i saj u përkeqësua. Në fund, pasagjerët qëndruan në një aeroport të zbrazët derisa u sigurua një autobus për në Beograd.

Piloti u shpjegoi atyre se orari i tij i punës kishte mbaruar dhe se do të merrnin më shumë informacion në aeroport, por punonjësit atje ishin plotësisht të hutuar sepse u ishte thënë se avioni ishte bosh.

Pasagjerët kontaktuan edhe Ambasadën e Serbisë, por morën një përgjigje se nuk mund të bëhej asgjë, duke shpjeguar se “aeroporti në Beograd nuk është në funksion dhe nuk pret aeroplanë”.

Sipas informacionit zyrtar, faqja e internetit e aeroportit të Beogradit e tregon fluturimin si të anuluar, ndërsa aeroporti në Maqedoninë e Veriut e regjistron atë si të përfunduar, shërbimi web FlightRadar vëren se avioni u ul në Shkup në vend të Beogradit, pa një shpjegim për arsyet.

Tronditëse/ Tentoi υet ëυrasjen duke pirë dozë të lartë medikamentesh, përfundon në spital 16-vjeçarja

Policia e Tiranës njofton se një vajzë 16-vjeç ka tentuar të vrasë veten duke pirë një dozë të lartë medikamentesh.

Sipas policisë, e mitura u dërgua në spital për mjekim dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.