Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 31 Gusht 2025

Dashi

Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me personin qe keni ne krah. Qëndroni pak kohe larg dhe reflektoni për te ardhmen. Beqaret do ia shprehin hapur ndjenjat personave qe do pëlqejnë. Paratë nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes dhe mos shpenzoni shifra marramendëse.

Demi

Bëjini sytë katër gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Disa persona te jashtëm do mundohet t’iu prishin pune dhe t’ua marrin nga duart atë qe keni ne krah. Beqaret do arrijnë me ne fund ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Situata financiare do ketë ulje dhe ngritje te shpeshta. Nuk është koha për te dhënë hua apo për te bere investime.

Binjaket

Pasioni ne çift do shtohet sot. Do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni dhe gati për te marre edhe ndonjë vendim për te ardhmen. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse jeta mund t’iu ndërlikohet me tepër nëse fillojnë ndonjë lidhje. Ne planin financiar do kaloni disa vështirësi megjithatë do arrini t’ia dilni me sukses. Nuk do e lëshoni veten asnjë çast.

Gaforrja

Venusi dhe Marsi do kujdesen mjaft gjate kësaj dite dhe do iu ndihmojnë t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak, por pa fat. Ne planin financiar situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit nëse nuk merrni sa me shpejt masat e duhura.

Luani

Do iu duhet ende shume pune për t’ia mbushur mendjen partnerit se nuk do e gënjeni me dhe do tregoheni te sinqerte me te. Buka e thyer nuk ngjitet me. Gjithmonë ai do ketë hijen e dyshimit. Beqaret nuk do e vuajnë aspak vetminë megjithatë pritet te ndodhin disa takime impresionuese. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë lloj problemi.

Virgjeresha

Pasioni do shtohet papritur sot ne jetën tuaj ne çift dhe vete do mahniteni nga gjerat qe do ndodhin. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa me shume qe te mundeni. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat kane për t’ua ndryshuar përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, por nëse doni qe te keni përmirësime duhet te flisni me specialistet.

Peshorja

Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje. Do i kuptoni gabimet dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret nuk do jene shume te shoqërueshëm dhe nuk do mundin ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar perspektivat janë te mrekullueshme. Do jeni shume te qarte për hapat qe duhet te hidhni.

Akrepi

Ne jetën tuaj ne çift do ndodhin gjera te jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Rutina do marre fund dhe emocionet do jene me te fuqishme se kurrë me pare. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Beqaret duhet te mendojnë me shume për te ardhmen dhe jo te hidhen ne krahët e dikujt vetëm për disa emocione te momentit. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm.

Shigjetari

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord me partnerin tuaj për gjithçka dhe bashkëpunoni do jete goxha i forte. Beqaret nuk do këmbëngulin shume për ta bere për vete atë qe pëlqejnë, por do shohin edhe mundësi te tjera. Ne planin financiar do ketë disa probleme për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Bricjapi

Nëse marrëdhënia ne çift nuk është e mire mos e acaroni edhe me tepër atmosferën sepse me pas nuk do arrini dot ta rregulloni situatën. Beqaret jo te gjithë do jene me fat, megjithatë nuk duhet te mbyllen për asnjë moment ne vetvete. Sektori i financave do vije duke i stabilizuar fale perkujdesit tuaj, por edhe fale ndormes qe do iu japin disa familjare.

Ujori

Qielli yjor do dominohet nga Venusi gjate kësaj dite. Do i jepni me shume rëndësi se kurrë lidhjen qe keni krijuar dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri vetëm qe te rikthehet pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe joshje me sy, asgjë me shume sesa aq. financat do mund te përmirësohen tej mase nëse ju shpenzoni me maturi dhe i menaxhoni mire te ardhurat.

Peshqit

Asnjë planet nuk do ndikoje ne sektorin tuaj te dashurisë sot. Nuk priten konflikte me partnerin, por as ndonjë pasion shume i zjarrte. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak i presin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë pak maturi dhe një menaxhim me i mire do iu ndihmonte se tepërmi.

“V▪︎iq nga varfëria, i harruar nga të gjithë”/ Miku i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar në Korçë: Iku kockë e lëkurë

Një ditë pas gjetjes së trupit të dekompozuar të Petro Seferit, 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ka folur shoku i tij i fëmijërisë, Admir Sulejmani, i cili ka treguar një histori të dhimbshme vetmie, varfërie dhe indiference nga institucionet.

“Jam rritur me të. Nga varfëria vdiq Petrika, nuk e trajtonte shteti. Kohët e fundit i dhanë një kemp, por siç e pësoi…”-, tha Sulejmani, duke shtuar se shoku i tij kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ekonomike.

Sipas tij, Seferi vuante nga sëmundje të zemrës dhe tension i lartë, nuk kishte të ardhura, dhe prej kohësh ishte braktisur nga gruaja dhe fëmijët. Jetonte i vetëm, pa asnjë përkujdesje, ndërsa nuk kishte më as fuqi fizike dhe shpirtërore për të kërkuar ndihmë.

“Ai dilte këtu, rrinte me ne, pinte ndonjë cigare, kërkonte ndihmë… nuk kishte asnjë mundësi. Ishte i dobët, duart i kishte të mavijosura, mezi fliste. Kishte rënë nga morali, nga çdo gjë,”– u shpreh Sulejmani, duke theksuar se askush nga institucionet nuk ishte interesuar për të.

Ai tregon se fillimisht mendonin se Petroja mund të kishte ikur jashtë shtetit, ndoshta pranë fëmijëve apo vëllait, por askush nuk kishte informacion të saktë.

“Ka qenë krejt i vetmuar. Kishte motër, kishte edhe të afërm. Madje ishte nipi i Rita Markos, njerëz që dikur kanë qenë me pozitë. Por ai iku si i varfër, pa njeri, kockë e lëkurë, i kalbur,”– rrëfen ai me trishtim.

Pamundësia ekonomike kishte bërë që Seferi të mos kishte as ujë e drita në shtëpi, dhe ndonëse për një kohë i ishte caktuar një kemp, ndihma asnjëherë nuk i kishte mjaftuar.

“Ai nuk kishte as telefon. Ne nuk morëm vesh as për varrimin, as ku e çuan, as kur e varrosën. Ishte bërë vetëm kocka… 8 muaj i dekompozuar, njeri brenda 24 orëve shpërfytyrohet,”– përfundon rrëfimin Sulejmani.

Rasti tragjik i Petro Seferit ka ngjallur reagime në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për më shumë përkujdesje ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve të vetmuar, që shpesh jetojnë në harresë totale.

Festim Isufi u gjet i ρ αjetë në banesë, ndërsa partnerja e plagosur, detaje të reja nga υ▪︎ekja e stilistit nga Kosova! Bien dyshimet ndaj gruas së tij

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës. Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

“Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës”, – ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci.

Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë thikë.

Prokuroria ka bërë të ditur se raporti i autopsisë, së bashku me prova të tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes, janë pjesë e hetimeve në vazhdim dhe pritet që në momentin e duhur të dalë me një përfundim zyrtar.

Pavarësisht se rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos për faktin se viktima ishte një emër i njohur në industrinë e modës në Kosovë, hetimet nuk kanë prodhuar ende rezultate konkrete, duke lënë shumë pikëpyetje të hapura. Festim Isufi, 34 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të dizajnit në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe kulturor.

Shqiptari nuk “zë mend”! Pas dëbimit nga Anglia rikthehet me gomone por përfundon në burg, u kap duke…

Autoritetet angleze kanë arrestuar për herë të dytë një trafikant shqiptar droge. “Daily Mail” bën me dije se shqiptari ishte kthyer përsëri në Britani fshehurazi me gomone, pasi ishte dëbuar.

Mësohet se shqiptari pritet të dëbohet përsëri për shkak të përfshirjes së tij në shitjen e kokainës. I arrestuari është identifikuar si Valentin Roci. 27-vjeçari ishte dëbuar në vitin 2024 pasi ishte kapur duke shpërndarë drogë. Pas dëbimit, ai kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe kishte vijuar sërish me aktivitetin kriminal.

Ai është justifikuar se këtij aktiviteti i është futur pasi ishte detyruar të shlyente një borxh prej 4,000 paundësh ndaj trafikantëve. Por gjykatësi Shane Collery KC e hodhi poshtë këtë justifikim, duke theksuar se Roci ishte kapur me drogë që një vit më parë dhe se ai e bënte këtë për para.

Vitin e kaluar, në vend që të ndiqej penalisht pas arrestimit, autoritetet vendosën ta dëbojnë. Roci pranoi fajësinë për akuzat: posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje, posedim të kanabisit, posedim të pronës kriminale (paratë), drejtim makine pa siguracion dhe pa leje drejtimi.

“Rekomandoj që të dëboheni. Është qartazi në të mirën e publikut që të mos jeni në këtë vend,” tha gjyqtari.

Ai e dënoi Rocin me 30 muaj burg, pas të cilëve do të dëbohet. Gjithashtu urdhëroi që 1,195 paund të konfiskuara t’i dhurohen Fondacionit Komunitar të Essex-it dhe makina me të cilën po ngiste të mbahet nga policia.

A do të kthehet Arbana Osmani në ekran këtë sezon të ri televiziv? Moderatorja jep përgjigjen përfundimtare

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, Arbana Osmani ka shpërndarë në rrjete sociale një lajm të mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e “Mirembrëma Yje”: sezoni i dytë do të nisë shumë më shpejt nga ç’keni menduar dhe jo nuk do të kthehet në “Top Channel”.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ky sezon do të ketë një “shtëpi të re” dhe shumë më tepër surpriza. Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura.

Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku çdo episod do të sjellë biseda të thella dhe momente që do të prekin zemrat e shikuesve. “Mirembrëma Yje” nuk është vetëm një program, por një mundësi për të mësuar dhe për të qeshur me të ftuarit, të cilët do të ndajnë histori frymëzuese dhe të paharrueshme.

Për ata që mezi po e presin, lajmi është që ky sezon do të mbajë të gjithë para ekranit, duke krijuar një lidhje të fortë me publikun. Ky program është bërë tashmë një traditë, dhe ky sezon do ta çojë atë në një nivel të ri.

“Jam Erion Veliaj, më duhen 70 mijë euro”!/ Tentuan të zhvasin ndërtuesin, dënohen për mashtrim

“Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”. Një mesazh me këtë tekst i ka mbërritur në rrjetin “Telegram” nga një numër i panjohur një biznesmeni ndërtimi në kryeqytet, më 26 shtator të vitit 2023.

Pas tij nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, por një 28-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte duke vënë në jetë një skemë mashtrimi.

Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij.

Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.

Për këtë përpjekje zhvatjeje, Gjykata e Tiranës ka fajësuar pak ditë më parë për “mashtrim” të mbetur në tentativë, të pandehurit Xhensil Qefa-Hida dhe Leonard Xhika dhe i ka dënuar me nga 3 vjet burg secilin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vjet, ndërsa për të pandehurin Xhika, gjykata pezulloi burgun dhe e la për 4 vite në Shërbim Prove.

Sipas vendimit gjyqësor, “truri” i përpjekjes së mashtrimit ishte i pandehuri Xhensil Qefa-Hida. Ai u dënua në mungesë, pasi nuk është arrestuar.

Qefa rezulton se ka kontaktuar biznesmenin, duke u hequr si Erion Veliaj dhe, nga ana tjetër, ka instruktuar Leonard Xhikën të shkonte të merrte paratë.

Përmes një personi tjetër, ai i ka vënë në dispozicion Xhikës një telefon, duke e udhëzuar që ta hidhte bashkë me numrin pas takimit me biznesmenin.

Në deklarimet e tij, Xhika ka pretenduar se kishte komunikuar në “Telegram” me Qefën, i cili i kishte kërkuar të shkonte të merrte një porosi në Tiranë tek një person, një shumë prej 20 mijë eurosh, nga të cilat mund të mbante 3 mijë.

Në të njëjtën dosje, gjykata fajësoi edhe tre persona të tjerë. Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj u dënuan përfundimisht me nga 8 muaj burg për “moskallëzim krimi”.

Sipas vendimit, pasi ka kujtuar se ishin marrë paratë, Xhensil Qefa-Hida i ka kontaktuar, duke u kërkuar të takonin Xhikën për të marrë disa shuma parash, për t’ia çuar njerëzve të tjerë, duke mbajtur një përqindje për vete.

Gjigandi automobilistik tërheq nga tregu gjysmë milioni mjete, shkak një defekt fatal

Kompania ‘Ford Motor’ tërhoqi gati 500 mijë automjete nga tregu në SHBA, për shkak të një problemi me rrjedhjen e alkoolit të frenave.

Lajmin e njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Një tub i këputur në sistemin e frenave mund të shkaktojë rrjedhje lëngu, duke zgjatur distancat e ndalimit, gjë që rrit rrezikun e një përplasjeje, thuhet në raport.

‘Ford’ tha se nuk ka marrë asnjë raport për aksidente ose lëndime të lidhura me problemin.

Tërheqja përfshin ‘SUV Edge të Ford’, modeli i të cilit është prodhuar nga viti 2015 deri në vitin 2018, si dhe automjetin e tij luksoz të madhësisë së mesme, ‘Lincoln MKX’, nga viti 2016 deri në vitin 2018. NHTSA vlerëson se 1% e automjeteve të tërhequra kanë këtë defekt, informon ‘Reuters’.

Veçmas, ‘Ford’ po tërheq gjithashtu mbi 213 mijë automjete për shkak të defekteve të dritave të pasme dhe 100,900 automjete për shkak të rrezikut të një çarjeje në airbag kur aktivizohet, sipas organit të sigurisë së automjeteve.

TR AGJlKE! Rrëzohet aeroplani i vogël, υ▪︎ es ρiΙ oti dhe υajza e tij 18 vjeçe

Një aksident i rëndë ajror ndodhi sot në zonën e Vercellit, midis Crescentino dhe Livorno Ferraris në Itali, ku një aeroplan i vogël u rrëzua.

Si pasojë e incidentit humbën jetën piloti 49-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçe.

Në rrjetet sociale, piloti kishte postuar së fundmi një foto nga një fluturim i mëparshëm me vajzën më 21 gusht, duke e përshkruar atë si “bashkëpilotja ime e bukur”.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.

15 sekonda mund të shpëtojnë jetën, stetoskopi me Inteligjencë Artificiale zbulon sëmundjet e zemrës

Një pajisje revolucionare e zhvilluar nga Imperial College London dhe Imperial College Healthcare NHS Trust, në bashkëpunim me kompaninë Eko Health, mund të identifikojë tre sëmundje kryesore të zemrës në vetëm 15 sekonda, duke shndërruar mënyrën e diagnostikimit në klinikat e kujdesit parësor.

Stetoskopi regjistron tingujt e zemrës dhe një ECG të shpejtë, të dhënat analizohen nga algoritme inteligjente artificiale dhe rezultati dërgohet direkt në telefonin e mjekut.

Pajisja është testuar në 12,700 pacientë në 96 klinika në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rezultatet treguan një rritje të ndjeshme në diagnostikimin e:

Fibrilimit atrial – 3.5 herë më shumë gjasa për të zbuluar sëmundjen,
Dështimit të zemrës – rreth 2 herë më shumë,
Sëmundjeve të valvulave të zemrës – afërsisht 2 herë më shumë.

Ekspertët shpjegojnë se pajisja është veçanërisht e dobishme për pacientët që tashmë paraqesin simptoma, duke reduktuar rrezikun e rezultateve false‑positive. Pajisja nuk është menduar si mjet për kontroll rutinë, por si një instrument diagnostikues i shpejtë që mund të shpëtojë jetë duke mundësuar trajtim të hershëm.

Si funksionon: Stetoskopi, me madhësi të vogël dhe të lehtë për t’u përdorur, vendoset mbi kraharor dhe regjistron të dhënat që analizohen në “cloud”. Rezultati shfaqet në kohë reale në telefonin e mjekut, duke mundësuar një vendim të shpejtë klinik.

Ky projekt është prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe mbështetet nga British Heart Foundation dhe National Institute for Health and Care Research (NIHR).

Ekspertët e kardiologjisë e përshkruajnë si një “game-changer” në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiake dhe si një mënyrë për të ulur rastet që zbulohet vonë në spital si urgjenca.