Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Pordenones me akuzën e dhunës në familje dhe sulmit të rëndë ndaj partneres së tij 23-vjeçare.
Hetimi i autoriteteve italiane ka zbuluar se e reja ishte viktimë e abuzimeve të vazhdueshme fizike dhe psikologjike, ndërsa episodi më i rëndë ndodhi më 30 korrik. Ajo u godit me grushte dhe u dhunua me dorezën e një fshese, duke pësuar thyerje të hundës dhe lëndime të tjera serioze, me një prognozë mjekësore prej të paktën 30 ditësh.
Pavarësisht dhunës së rëndë, 23-vjeçarja arriti të thërriste ndihmë dhe të largohej përkohësisht nga agresori, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.
Mediat italiane raportojnë se ndaj shqiptarit u caktua masa e paraburgimit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore dhe mundësisë së përsëritjes së krimit. Ai rezulton i njohur më parë për policinë dhe nuk kishte leje të vlefshme qëndrimi.
Aktualisht, 35-vjeçari ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore.
Në botën e marrëdhënieve, besnikëria është një nga gjërat më të kërkuara dhe sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut e mishërojnë më shumë këtë cilësi.
Ato nuk dorëzohen lehtë, nuk tradhtojnë dhe qëndrojnë të palëkundura përkrah atyre që duan.
Ja cilat janë tri shenjat më besnike të horoskopit:
Demi
Demi është simbol i qëndrueshmërisë. Njihet si një prej shenjave më të përkushtuara, që vlerëson besimin, qetësinë dhe marrëdhëniet afatgjata. Refuzon tradhtinë dhe nuk vepron kurrë nën ndikimin e impulseve momentale. Kur lidhet me dikë, e bën me gjithë zemër dhe nuk tërhiqet lehtë, edhe në kohë të vështira.
Gaforrja
Ndjeshmëria dhe empatia janë cilësitë që e përkufizojnë gaforren. Ajo lidhet fort emocionalisht me ata që do dhe është gjithnjë e gatshme të japë më shumë sesa kërkon. E përkushtuar ndaj familjes dhe partnerit, gaforrja mbetet pranë edhe kur gjërat bëhen të vështira. Për të, dashuria është përgjegjësi dhe strehë, jo një lojë.
Bricjapi
Bricjapi është një nga shenjat më serioze dhe të përgjegjshme të horoskopit. Ai nuk premton lehtë, por kur e bën, nuk të zhgënjen. Astrologjia e rendit si një nga partnerët më të besueshëm dhe të përkushtuar. Ai qëndron në marrëdhënie përmes sfidave dhe nuk largohet kur situata nuk është e përsosur.
Një hetim i karabinierëve në Monza ka zbuluar një rrjet të dyshuar trafikimi droge, ku përveç drogës dhe parave të mëdha, është përfshirë edhe emri i një fytyre të njohur televizive nga Moldavia.
Në qendër të çështjes është gjetja e një kilogrami kokainë në gusht 2023, gjatë një kontrolli në Vimodrone, ku u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru.
Hetimet e mëtejshme çuan në një garazh në Via della Burrona, ku u zbuluan 279 mijë euro të fshehura në një Audi A6 luksoz. Paratë dyshohet se rridhnin nga trafiku i drogës.
Nga hetimet dolën emrat e disa individëve të dyshuar, por gjykata urdhëroi masa kufizuese vetëm për dy persona: 47-vjeçarin rumun Cristinel Balint dhe 28-vjeçarin ukrainas Ivan Buzduhan.
Megjithatë, një emër tjetër ka tërhequr vëmendjen e mediave. Bëhet fjalë për Felicia Sirbu, 34 vjeçe, influencuese dhe prezantuese moldave, e cila në Instagram paraqitet si gazetare televizive me mbi 13 vite përvojë. Sipas “Corriere della Sera”, ajo nuk është mes personave zyrtarisht nën hetim, por emri i saj del në dosje për shkak të lidhjeve të saj private me disa nga personazhet e përfshirë.
Sirbu jetonte në Nova Milanese, pranë Monzës, dhe sipas përgjimeve, ishte në një lidhje me një person të njohur si “Vova”. Ndërkohë, në nëntor 2023 ajo është takuar edhe me Balint, një nga të arrestuarit kryesorë. Në bisedat e përgjuara, Balint i shprehte shqetësimin se ishte nën mbikëqyrje, ndërsa me influencuesen konsumonin kokainë dhe diskutonin për një punë fiktive në kompaninë “Alpha Group” – e njëjta që zotëronte Audi-n ku u gjetën qindra mijëra euro.
Profili i saj në rrjetet sociale është i mbushur me imazhe nga jeta luksoze, udhëtime, festa, veshje e bizhuteri të shtrenjta. Ndërkohë, hetimet e karabinierëve vijojnë për të zbuluar se sa thellë lidhen këto lidhje private me rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës.
Pas mbylljes se hetimeve, SPAK dërgon ne gjykate si te pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 persona të tjerë.Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje te ardhurash.
SPAK thotë se ata përdorën pushtetin për të favorizuar biznese, në këmbim të shpërblimeve. Avokati i njohur, Romeo Kara, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se, Prokuroria e Posaçme është kujdesur që akuzat e ngritura ndaj Metës të aprovohen edhe nga Gjykata, pasi siç thotë ai provat janë kokëforta dhe provojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të Metës.
“Tani fillon procesi i gjykimit paraprak dhe palët në këtë gjykim do të shikojnë ligjshmërinë e akteve. Kjo procedurë mund të zgjasë më gjatë se në gjykime të thjeshta, besoj mund të shkojë deri në tre apo katër muaj. SPAK është matur shumë gjatë në këtë proces, mbase nga frika që mos t’i bjerë dhe ndonjë akuzë dhe është munduar t’i justifikojë të gjitha faktet që ka në akuzë”, tha ai.
Ai theksoi se ish-kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg. Më tej ai theksoi se drejtësia duhet t’u konfiskojë të gjitha pasuritë dhe përmes kësaj të japë një shembull për të gjitha funksionarët shtetërore.
“Metën e shoh, nëse jo gjykim të shkurtuar, 12 -15, por dhe më shumë vite. Me gjykim të shkurtuar e shoh nga 8-12 vite burg. Në akuzat për korrupsion, Meta ka ortakë. Mendoj se këtyre duhet t’u konfiskohen të gjitha pasurie. E para se është e merituar. Ne në këtë gjendjet që kemi, në zhbërjen totale të morale, sidomos atij politikë, duhet të japim shembull për ndëshkim të merituar”, u shpreh ai.
Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi është plagosur me armë zjarri në një poligon.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë.
“Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.
Monedha europiane i është rikthyer rimëkëmbjes duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muaj.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e ka mbyllur javën në kufijtë e 98 lekëve duke fituar gati 1 pikë brenda 10 ditëve .Ky vlerësim i euros vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të pikut të sezonit turistik.
Gjatë muajve korrik–gusht, në vend u regjistrua hyrje masive e valutës europiane si nga turistët, emigrantët por edhe nga investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme duke ndikuar direkt në dobësimin e saj përballë lekut në kursin e këmbimit.
Kjo konfirmohet edhe nga vlera e lartë e transaksioneve në monedhën europiane të cilat vetëm në korrik arritën vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë përgjatë këtij viti
Agjentët e këmbimit valutor parashikojnë se me përfundimin e sezonit turistik monedha europiane do të fitoj territor përballë lekut duke vijuar që të ketë një forcim por pavarësisht kësaj nuk parashikohet që të tejkaloj limitin e 100 lekëve.
Megjithatë, dobësimi i euros gjatë 2025-ës ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara.
Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë dhe që nga ajo kohë ka humbur 2.85% të vlerës në raport me monedhën tonë.
Një forcim të lehtë ka regjistruar edhe monedha amerikane kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit .Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar po këmbehet me rreth 84 lekë.
Vendi ynë është përfshirë mesditën e sotme nga reshje të dendura shiu e stuhi, të cilat kanë shkaktar edhe dëme në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet, në rrugën e Kavajës në Tiranë, për shakak të erës së fortë pemët në anë të rrugës kanë rënë mbi një automjet.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në zonë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
Kujtojmë se edhe Durrësi dhe Lezha janë goditur nga një stuhi e fortë. Rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetin bregdetar. Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.
Pas Tiranës dhe Durrësit, stuhia e fortë me erë dhe reshje intensive ka përfshirë edhe qytetet e Vlorës dhe Fierit, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në disa zona urbane.
Ashtu si në Durrës, edhe në këto dy qytete ka mjaftuar vetëm pak minuta reshje të dendura për të paralizuar qarkullimin në akset kryesore dhe rrugët e brendshme, të cilat janë përmbytur pothuajse tërësisht.
Qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë, ndërsa autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë sinjalistikën në zonat e prekura.
Stuhia, e paralajmëruar më herët nga shërbimet meteorologjike, pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke mbajtur të lartë rrezikun e përmbytjeve në disa qarqe të vendit.