20 të plagosur nga stuhia në Tiranë. Paraqiten të ‘Trauma’

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.

Deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje.

Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës.

Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

Horoskopi për dìtën e sotme, e Shtunë 30 Gusht 2025

Dashi 

Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të veprojnë me diplomaci. Ka shumë mundësi që disa nga mënyrat tuaja të të menduarit dhe ndjenjat, të mos përputhen me ata që keni pranë.

Demi

Kjo fundjavë do të sjellë zhvillime të rëndësishme. Janë ditë të cilat i prijnë një dhjetori të mbarë, gjatë të cilave do të çoni përpara projekte të rëndësishme për shtëpinë dhe lidhur me ndjenjat.

Binjakët

Pas disa ditëve mjaft të tensionuara, gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të lehtësuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe pritshmëritë në punë, do të jenë mjaft pozitive.

Gaforrja

Lini mënjanë çdo ngarkesë dhe vijojeni fundjavën sipas rutinës suaj, duke bërë ato gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Edhe pse mund t’iu kushtojë, duhet ta bëni patjetër.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë shumë e mirë, duke prirë një javë pozitive. Konfirmime të rëndësishme do të keni në dashuri, të cilat do ju prijnë takimeve të rëndësishme.

Virgjëresha

E shtuna është mjaft e rëndësishme sa i takon dashurisë. Lini mënjanë ndrojtjen dhe guxoni mbi gjithë çfarë doni. Njerëzit që keni pranë ju duan, ndaj duhet që t’ua ktheni.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të rëndësishëm tek të lindurit e kësaj shenje, pas problemeve që keni pasur me pabesitë, dyshimet dhe pasuritë. Ka ardhur koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe do ju duhet të zgjidhni të duhurit dhe ata që do të mbani larg.

Akrepi

Ju pret një fundjavë e rëndësishme, ose thuajse një pikë kthese. Mendimi për paratë dhe shtëpinë, do ju sjellë një lodhje të madhe, ndërkohë që tashmë do i shikoni gjërat me më shummë qetësi.

Shigjetari

Parashikohen kryqëzime të rëndësishme me të lindurit e shenjës së peshores, dashit dhe luanit. Megjithatë do të ndiheni edhe disi të rënduar për shkak të ndjenjës së fajit.

Bricjapi

Dita do të nisë me një ndjesi të re, ndonëse mund të ketë rënie. Megjithatë ekzistojnë rreziqe për gjithë ato çifte që pëlqejnë të bëjnë kaos.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë mjaft e qetë. Parashikohen takime mjaft të favorshme me njerëzit e zemrës, si dhe disa aktivitete premtuese. Po ashtu parashikohet çuarja përpara e projekteve të reja.

Peshqit

Do të ndiheni të lirë dhe të mbushur me gëzim. Pasioni është mjaft i favorizuar, ndonëse do të ndiheni tejet të ndjeshëm. Bëni kujdes ndaj dikujt nga e kaluara që mund t’iu afrohet.

Dhjetra adoleshentë “influencerë” të arrestuar, Egjipti u sekuestron fitimet nga TikToku dhe i akuzon për ‘shkeIje të vlerave familjare’

Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar adoleshentë përdorues të TikTok me miliona ndjekës, së bashku me dhjetëra të tjerë në javët e fundit me akuza që variojnë nga shkelja e vlerave familjare deri te pastrimi i parave.

Policia ka njoftuar dhjetëra arrestime dhe prokurorët thonë se po hetojnë të paktën 10 raste të fitimeve të dyshuara të paligjshme financiare. Ata kanë vendosur ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve dhe kanë konfiskuar pajisje.

Kritikët thonë se përshkallëzimi përputhet me një përpjekje më të gjerë nga shteti për të kontrolluar fjalën dhe për të kodifikuar sjelljen, në një vend ku mediat sociale kanë shërbyer prej kohësh si një nga alternativat e pakta ndaj mediave tradicionale të kontrolluara kryesisht nga shteti, raporton Reuters.

Shumë prej atyre që janë ndaluar ishin vetëm fëmijë të vegjël kur aktivistët përdorën Facebook-un për të mobilizuar protestat e vitit 2011 që rrëzuan presidentin e gjatë Hosni Mubarak.

Avokatët thonë se ligjet për pahijshmërinë janë të paqarta. Autoritetet mund të shqyrtojnë të gjithë katalogun e postimeve të TikTok-ut, dhe nëse gjejnë edhe një postim të vetëm që e konsiderojnë të pahijshëm, ata mund të shpallin të ardhurat e influencuesve të paligjshme dhe t’i akuzojnë ata për krime financiare mbi të ardhurat e tyre.

Mariam Ayman, një 19-vjeçare që ka 9.4 milionë ndjekës duke postuar video që kur ishte nxënëse shkolle nën emrin Suzy El Ordonia, është burgosur që nga 2 gushti. Ajo përballet me akuza për shpërndarje përmbajtjeje të pahijshme dhe pastrim parash prej 300,000 dollarë.

Ministria e Brendshme tha se ajo u arrestua pasi autoritetet morën ankesa për postimet e saj. Në videon e saj të fundit, të postuar një ditë para arrestimit të saj, ajo dukej e vetëdijshme se po përballej me një kërcënim.

“Egjiptianët nuk arrestohen vetëm sepse shfaqen në TikTok”, tha ajo.

Ajo pranoi se në videot e mëparshme mund të ketë “shqetësuar, mallkuar ose thënë një shaka të keqe”, por tha se kjo kishte për qëllim të shprehte frustrimin dhe “jo të mësonte brezin e ri të ndiqte shembullin”.

Avokati i saj, Marawan al-Gindy, nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt për rastin e saj, por tha se në përgjithësi ligjet e pahijshme po zbatoheshin në mënyrë arbitrare.

E rëndë/ I zbuloi Iidhjen me gardianen, i burgosuri ekzekuton oficerin e burgut si shenjë ‘hakmarrjeje’

Një ish-oficer burgu, u vra në një sulm të planifikuar jashtë një palestre në Skelmersdale, Lancashire, nga i burgosuri Elias Morgan, 35 vjeç, pas zbulimit të lidhjes së tij sekrete me një roje femër të burgut.

Scott kishte gjetur një telefon të paligjshëm në qelinë e Morgan që përmbante prova për aferën dhe, pasi refuzoi të merrte ryshfet për ta “zhdukur” atë, u përball me kërcënime të fuqishme për jetën e tij dhe të familjes.

Më 8 shkurt të vitit të kaluar, Morgan e ndoqi Scott jashtë palestrës dhe hapi zjarr me gjashtë plumba, duke e goditur disa herë në trup dhe një herë në kokë, përpara se të arratisej me një biçikletë elektrike drejt një furgoni që e priste aty pranë.

Pas gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Preston, Morgan u shpall fajtor për vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar, Anthony Cleary, u shpall i pafajshëm për vrasje dhe vrasje të paqëllimshme.

Zyra e prokurorisë theksoi guximin dhe përkushtimin e Scott, i cili mbrojti ligjin dhe publikun përballë kërcënimeve dhe ryshfetit, duke i shpëtuar qytetarët nga veprimet e paligjshme të Morgan, ndërsa familja e tij, përfshirë tre fëmijët e vegjël, mbetet në zi pas humbjes tragjike.

SHOKON gazetarja shqiptare: Burrat e martuar fiImojnë gratë në momente intime dhe i publikojnë në rrjete sociale (Video)

Ditën e djeshme, Italia u trondit pas publikimit të disa imazheve intime të edituara të grave të ndryshme, mes të cilave edhe kryeministria Giorgia Meloni.

Për këtë çështje, gazetarja Alba Kepi ka folur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking” në Top News. Ajo theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale është një nga faktorët kryesorë që lejojnë krijimin e këtyre imazheve, të cilat shpesh shfaqin probleme serioze.

Për më tepër, Kepi njoftoi se ekzistojnë grupe të veçanta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme ku burra fotografojnë gratë e tyre dhe i publikojnë këto pamje, duke lejuar qasje edhe për të tjerët.

“Para zbardhjes së portalit në fjalë ku u publikuan edhe pamjet ku ishte prezente Meloni, ka pasur një tjetër grup në Facebook ku ishin 33 anëtarë, ku vetë partnerët që fotografonin gratë e tyre edhe në marrëdhënie intime, i publikonin në këtë grup Facebook dhe më pas lejonin anëtarët e tjerë të komentonin mbi to. Këto raste janë nga partnerë aktualë, jo vetëm ish-partnerë, dhe denoncimi madje ka ardhur nga një grua që kishte zbuluar se partneri e kishte fotografuar në marrëdhënie intime dhe e kishte publikuar. Ajo çka po ndodh me rrjetet sociale dhe teknologjinë që po ofron tregon se jo vetëm ligjet nuk janë në rrjedhën e duhur, por edhe shoqëria po degradohet në mënyrë të pakontrolluar.”, përfundoi gazetarja.

Aktivistë dhe gazetarë thirrje për lirimin e të rinjve që reaguan ndaj tifozëve poΙake, Qarri: Imagjino pak nëse një shqiptar do bënte s hurrën…

Pas incidentit të djeshëm ku tifozë polakë prezantuan sjellje të pahijshme e denigruese tek busti i heroit tonë kombëtar, policia ka arrestuar të rinjtë që reaguan ndaj këtyre tifozëve. Ndërkohë që autorët e këtyre akteve të papranueshme e denigruese u larguan të qetë nga Shqipëria.

Gazetari Flavio Qarri ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh të nënës së njërit nga të rinjtë që reagoi gjatë mbrëmjes së djeshme ndaj këtyre tifozëve proserbë që ishin në Tiranë për të ndjekur skuadrën e tyre por që nuk u ndalën që të përcjellin edhe mesazhe politike.

Nëna e të riut i shkruan gazetarit duke i kërkuar që të postonte reagimin e saj dhe te reagonte edhe ai vete, pasi po arrestohen e mbahen ne burg atë që mbrojtën dinjitetin e simbolit tonë kombëtar.

“Ne arrestojmë ata që mbrojnë identitetin, imagjino pak nëse do kishte bërë një shqiptar shurrën te heroi kombëtar në kryeqytetin e cilitdo vendi tjetër”, shkruan gazetari Flavio Qarri duke bashkëngjitur postimit të tij edhe mesazhin e nënës së të riut.

Ndërkohë në mesazhet që shoqërojnë shënimin e Qarrit ka aktivistë si Andi Tepelena që kërkon të mësojë se ku ndodhen të rinjtë duke u krijuar kështu një linjë thirrje për të protestuar për lirimin e tyre.

Edhe aktivistja Elona Caslli është bashkuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me thirrjen për lironin e djemve që reaguar ndaj tifozëve polake.

Lëvizja e fortë strategjike! Turqia bIIokon hapësirën ajrore dhe portet për Izraelin

Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë, njoftoi të premten Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Gjithashtu Turqia ka vendosur të ndalojë anijet izraelite të përdorin portet e saj, t’u ndalojë anijeve turke të përdorin portet izraelite dhe të vendosë kufizime për aeroplanët që hyjnë në hapësirën ajrore turke.

Ky vendim vjen si vazhdim i masave të mëparshme që Ankaraja ka ndërmarrë ndaj Izraelit, në përgjigje të operacioneve ushtarake të këtij të fundit në Rripin e Gazës.

Duke folur në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara mbi Gazën, Fidan tha se Izraeli ka “kryer gjenocid në Gaza për dy vitet e fundit, duke injoruar vlerat themelore humanitare para syve të botës”.

Fidan shtoi se Ankaraja kundërshton çdo propozim që parashikon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, duke i quajtur plane të tilla “të pavlefshme”. Ai tha se mizoritë e kryera në Gaza “janë regjistruar si një nga kapitujt më të errët në historinë e njerëzimit”.

Kryediplomati turk e përshkroi rezistencën palestineze si një luftë që “do të ndryshojë rrjedhën e historisë, do të bëhet simbol për të shtypurit dhe do të lëvizë gurët e një rendi të kalbur”.

Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë.

Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia edhe më parë ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale.

Ndërkohë, në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të deklarojnë me shkrim se anijet nuk kanë lidhje me Izraelin dhe nuk transportojnë mallra të rrezikshme apo ushtarake të destinuara për këtë shtet. Megjithatë, ende nuk është lëshuar ndonjë dokument zyrtar për këtë udhëzim verbal.

Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Turqisë për të shtrënguar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

Tërmeti me magnitudë 5.5 baIIë “shkund” tokën, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur në Paqësor, në lindje të ishullit Honshu.

Ndërsa, Epiqendra ishte në një thellësi prej 35 kilometrash, rreth 11 kilometra larg qytetit të Sendait me një popullsi prej një milion banorësh.

TikTok-erja e njohur gjendet ρa jetë bashkë me famiIjen

Një ngjarje tragjike ka tronditur Meksikën.

Influencerja e TikTok, Esmeralda Ferrer Garibay, 32 vjeçe, është gjetur e vrarë së bashku me bashkëshortin e saj Roberto Carlos Gil Licea, 36 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Gael Santiago, 13 vjeç, dhe Regina, vetëm 7 vjeçe.

Trupat e tyre u gjetën brenda një furgoni tip pick-up në qytetin Guadalajara, Jalisco.

Mjeti i llojit Ford Ranger ngjyrë gri ishte braktisur dhe u gjet të premten e kaluar, ndërsa identiteti i viktimave u konfirmua nga autoritetet vetëm dje.

Familja ishte shpërngulur prej pak muajsh në zonën metropolitane të Guadalajarës për arsye pune.

Roberto merrej me tregtinë e automjeteve dhe me kultivimin e domateve në shtetin Michoacán. Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij të biznesit.

Esmeralda, e njohur në rrjete sociale me pseudonimin Esmeralda FG (@esmeraldafg222), kishte dhjetëra mijëra ndjekës në TikTok. Ajo publikonte kryesisht përmbajtje mbi stilin e jetesës, udhëtime, si dhe video ku bënte lip-sync me këngë “narkokorrido”, balada që lidhen me botën e drogës. /Prive By Liberta Spahiu

Mori vesh se ishte martuar pasi e refuzoi dhe s’i bëri Ietrat, Glori kërcënon dhe shantazhon 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare po përballet me një situatë që vitet e fundit ka çuar shumë gra drejt fatalitetit. Sipas saj, para se të njihte bashkëshortin aktual nga Shkodra, kishte komunikuar vetëm një herë me një djalë në TikTok, i cili i kërkoi një lidhje por ajo refuzoi.

Në këtë çast Glori i kërkoi ti bënte dokumentacionin grek, pasi e reja posedon letra greke, por sërish mori një refuzim dhe nga ky moment u shkëput çdo kontakt.

Pas ndërprerjes së komunikimit, vajza ka vazhduar jetën e saj duke krijuar familjen. Por lajmi duket se ka arritur tek Glori, i cili ka reaguar duke e kërcënuar dhe ofenduar jo vetëm vajzën, por edhe bashkëshortin e saj të cilit i thotë se “E ke gruan k***ë, e kam q*** unë” e shumë e shumë shpifje të tjera të dokumentuara në videon më lart.

Vajza tregon se shpifjet dhe kërcënimet e Glorit e kanë çuar në gjendje depresive, duke përfunduar në spitalin e Shkodrës. Ajo kërkon që autoritetet të ndërmarrin masa të menjëhershme, të ndalojnë këtë sjellje dhe ta vendosin Glorin përpara drejtësisë.

Vajza shprehet për JOQ se bashkëshorti i saj nuk e beson këtë mostër i cili as vet nuk e di ç’kërkon por kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Shtetit pasi rasti mund të marri përmasa të tjera.