Presidenti turk reagon për sulmet amerikane ndaj Iranit! Erdogan: Ne nuk i miratojmë goditjet ndaj Teheranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan theksoi se Turqia nuk i miraton sulmet ndaj sovranitetit të Iranit dhe sigurisë së rajonit, “pavarësisht se nga vijnë”, pa bërë ndonjë referencë specifike për Shtetet e Bashkuara dhe Donald Trump .

Duke folur në një aktivitet të sindikatës së nëpunësve civilë në Ankara, presidenti turk tha: “Ne jemi vendi që ka demonstruar qëndrimin më të qartë që nga 7 tetori. Ndërsa opozita zyrtare njollos rezistencën palestineze, duke e karakterizuar atë si terrorizëm, ne qëndrojmë të palëkundur në krah të vëllezërve tanë në Gaza. Po bëjmë përpjekje të forta që sulmet e Izraelit dhe mbështetësve të tij kundër vendit tonë fqinj, Iranit, të mos çojnë në një katastrofë edhe më të madhe. Ne kurrë nuk i miratojmë sulmet ndaj sovranitetit të rajonit tonë dhe shprehim kundërshtimin tonë.”

Presidenti turk iu referua 7 tetorit 2023, ditës së sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Rripin e Gazës.

Duke iu referuar iniciativave që ai dhe Turqia po ndërmarrin në këtë drejtim, Tajip Erdogan tha se nesër, të martën, më 24 qershor, do të jetë në Hagë për Samitin e NATO-s dhe theksoi mobilizimin e tij “për të shmangur fatkeqësitë e pariparueshme”.

“Ne po përpiqemi ta çojmë vendin tonë nga ujërat e trazuara në ujërat e qeta. Ne nuk veprojmë bazuar në politika të përkohshme, por duke parashikuar rreziqet e fshehura. Ne e bëmë dhe do ta bëjmë në mënyrë që asnjë nga 86 milionë qytetarët tanë të mos dëmtohet”, tha Erdogan.

Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve! Teherani lëshon raketa drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak

Reuters raporton se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

dohaMediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar.

Sipas Sky News, Irani lëshoi ​​raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.

Më herët Katari njoftoi mbylljen e hapësirës tij ajrore të hënën pasdite (23/6), teksa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.

Mbyllja e hapësirës ajrore në Katar do të thotë që hapësira ajrore mbi bazën amerikane në Al Udeid është e mbyllur.

Baza Al Udeid në Katar pret më shumë se 10,000 trupa amerikanë dhe është qendra më e madhe ushtarake amerikane në rajon.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, vendimi u mor për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe thuhet se do të ndërmarrin një hap të ngjashëm.

Kujtojmë se në fundjavë SHBA sulmuan me raketa 3 objekte bërthamore në Iran, me Teheranin i cili u zotua për hakmarrje pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin e Iranit me Izraelin për armët bërthamore.

https://x.com/BarakRavid/status/1937188355370009027?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1937188355370009027%7Ctwgr%5E08b1d111990cd496318f7582a223dbf0777e9b8a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2F2025%2F06%2F23%2Firani-i-kunderpergjigjet-shba-ve-teherani-leshon-raketa-drejt-bazave-amerikane-ne-katar-dhe-irak%2F

Përshkallëzimi i krizës/ Irani sulmon SHBA-në, reagon ashpër Trump: Do ketë pasoja, po …

“Objektivat që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë.

Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur – Dhe madje edhe ata thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”, shkruan Trump në Truth Social.

Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…”

Një zyrtar i lartë iranian, duke folur për Reuters (rezervon të tregojë emrin), deklaroi se “do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së.

“Irani ka racionalitetin e nevojshëm për të filluar diplomacinë pas ndëshkimit të agresorit. Nëse kërkojnë negociata, sulmet izraelite dhe amerikane duhet të ndalen” – shtoi më tej zyrtari iranian.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sulme të tjera iraniane ndaj bazave amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, ndërsa Trump ka mbledhur të gjithë drejtuesit e lartë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.

Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.

Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.

Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.

“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.

Çmimet ‘STRATOSFERIKE’ të fruta-perimeve/ Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agroushqimor: Skandaloz!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë.

Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.

Deputeti bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga shbërja e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.

Së dyti, ai thotë se duhet të ketë tregje publike për bujqit dhe jo tregtarët, të cilët do të mund të shesin prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësuesve që abuzojnë.

Së treti, kërkon barazimin e TVSH-së së brendshme pasi me skemën aktuale produktet bëhen më të shtrenjt deri 20%.

Së katërti, Braçe thotë se duhet të ketë kontrolle të qirave të ambineteve tregtare.

“Shpërbërjen e Tregut të Autostradës. Abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; Hapjen e tregjeve publike për bujqit – jo tregtarët; Të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta kot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt”, shkruan deputeti.

Një tjetër komponent që ai përmend është fokusi te prodhimi në fusha dhe jo sera.

Vëmendje të shtuar deputeti kërkon edhe te ndryshimet klimatike, të cilat kanë goditur prodhimet bujqësore.

“Ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime. Duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit, dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar deputeti.

Rojet e Ahmet Çalikut, pronarit të BKT, rr. ahin për υ▪︎dekje punëtorin që kërkonte rrogën

Turqia është përfshirë nga një skandal i rëndë, teksa rojet e Ahmet Çalik rrahën për vdekje një punonjës të kompanisë, i cili kishte shkuar para zyrave të Çalik Holding për të kërkuar pagesat që kompania i detyrohej.

Erol Egrek, 49 vjeç, u rrah nga truprojat e Çalik Holding dhe më pas humbi jetën në spital. Incidenti ndodhi muajin e kaluar në zyrat qëndrore të grupit çalik në Stamboll.

Erol Egrek kishte punuar për disa vite në një nga minierat e grupit Çalik dhe kishte pa marrë një pjesë të pagesave. Punëtori i ndjerë kishte fituar edhe gjyqin, por pavarësisht kësaj kompania ka refuzuar të shlyejë pagesat.


Kjo e ka detyruar Egrek që të protestojë para zyrave të grupit, ku fillimisht ka hedhur një vazo lulesh në drejtim të zyrave dhe më pas i ka drejtuar pistoletën vetes së tij duke kërcënuar me vetvrasje. Por gjatë kësaj kohë truprojat kanë ndërhyrë duke e rrahur punonjësit, i cili më pas është çuar në spital ku ka humbur jetën.

Fillimisht grupi Çalik reagoi duke mohuar akuzat për rrahje deri në vdekje, por më pas ka qenë vajza e punëtorit të ndjerë e cila ka publikuar pamjet që tregonin disa truproja duke rrahur babain e saj.

“U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje. Mos lejoni që të harrohet” shkroi vajza e Egrek në rrjetet sociale duke i shoqëruar këto fjalë më pamjet e rrahjes brutale.

Skandali është shoqëruar me protesta të forta nga kolegët e Egrek, të cilët kanë protesuar masivisht para zyrave të çalik. Në një nga këto protesta, ata kanë fajësuar drejtëpërdrejtë pronarin e grupit, Ahmet Çalik si përgjegjësin kryesor.

Rojet e Ahmet Çalikut, pronarit të BKT, rrahin për vdekje

Ahmet Çalik,pronar i Çalik Group dhe BKT

“Ej, Ahmet Çalik, edhe sa të tjera nga ne duhet të vdesin që të na japësh të drejtat tona, kanë bërtitur në kor punonjësit, para zyrave të Çalik Holding.

Grupi Çalik zotërohet nga biznesmeni turk Ahmet Çalik. Ai është prezent në Shqipëri duke zotëruar bankën më të madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare.

Zelensky i shpëton atentatit në Poloni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për herë të parë nga Rusia Sovjetike dekada më parë.

Lajmin e bëri me dije kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme të vendit.

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase.

Malyuk tha se shtetasi polak u aktivizua nga Rusia me një plan për të vrarë Zelenskyn në aeroportin Rzeszów-Jasionka të Polonisë duke përdorur ose një dron (FPV) ose një pushkë snajperi, raporton gazeta TSN.

Vrasësi i mundshëm ishte i magjepsur nga ideja sovjetike, raportoi RBC, dhe i mbajti bindjet e tij për vite me radhë. Por komploti u pengua nga një përpjekje e përbashkët midis SBU-së dhe shërbimit të sigurisë së brendshme polake (ABW).

Çdo natë banorët dëgjojnë zhurma nën tokë, shfaqet një fenomen i rrezikshëm në kete zon te Shqiperise

Në fshatin Dëshiran në Bashkinë e Belshit është shfaqur një fenomen i rrezikshëm natyror.

Pranë disa banesave janë hapur gropa karstike me thellësi deri në 25 metra, duke bërë të pasigurtë jetën e banorëve.

Këta të fundit tregojnë se çdo natë dëgjojnë zhurma poshtë tokës dhe shohin ditë pas dite dheun të fundoset.

Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga organet kompetente.

Ekspertët e gjeologjisë e kanë klasifikuar Dumrenë, ku ndodhet edhe fshati në fjalë, si një nga zonat më delikate në vend, për shkak të terrenit të saj të ndjeshëm, me mbi 84 liqene natyrore të krijuara nga shkrirja e shkëmbinjve të gëlqeres dhe gipsit./tvklan.al

“Ditët e tij janë të numëruara”/ Irani ‘i frikësuar’, zyrtarët po mendojnë largimin e liderit suprem

Regjimi iranian po përballet me një krizë të thellë të brendshme, ndërsa disa zyrtarë të lartë në Teheran po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas raportimeve të “The Atlantic”, diskutimet për zëvendësimin e tij janë intensifikuar pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, që kanë thelluar përplasjet në Lindjen e Mesme.

Burime të brendshme nga regjimi kanë pohuar se “ditët e Khameneit janë të numëruara”, duke përmendur jo vetëm moshën e tij të thyer 86 vjeç dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore, por edhe mungesën e ndikimit real në zhvillimet aktuale.

Ndërkohë, sipas “New York Times”, Ajatollah Khamenei është izoluar në një bunker nëntokësor, i shkëputur nga çdo komunikim elektronik për shkak të frikës nga një atentat.

Tre kandidatë për pasardhësin e tij janë tashmë në pritje, ndërsa një komision i posaçëm i përbërë nga tre klerikë të lartë po udhëheq procesin e tranzicionit.