Shok υese / 145 persona, shumica femra, υi▪︎ tima të shρimeve me shiringa gjatë festivalit në rrugët e Francës! 12 të arrestuar

Policia franceze ka ndaluar 12 të dyshuar pasi 145 persona raportuan se u shpuan me shiringa gjatë festivalit vjetor të muzikës së rrugës në vend, thanë zyrtarët të dielën.

Miliona njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të shtunën në mbrëmje për Fete de la Musique, teksa aurotitetet raportuan për turma masive veçanërisht në Paris.

Para festës, disa postime në mediat sociale kishin bërë thirrje që femrat të ishin në shënjestër gjatë festimeve.

Ministria e brendshme tha se 145 viktima në të gjithë vendin kishin raportuar se ishin shpuar me gjilpëra. Policia e Parisit raportoi 13 raste në kryeqytet.

Zyrtarët nuk thanë nëse këto ishin raste të të ashtuquajturës shpim gjilpërash me droga për përdhunim gjatë festës si Rohypnol ose GHB, të përdorura nga sulmuesit për t’i bërë viktimat të hutuara ose të pavetëdijshme dhe të prekshme ndaj sulmit seksual. Pati një valë sulmesh të tilla në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një numër vendesh të tjera evropiane rreth tre vjet më parë.

“Disa viktima u dërguan në spital për analiza toksikologjike”, tha Ministria e Brendshme franceze.

Në Paris, hetimet u hapën pasi tre persona, përfshirë një vajzë 15-vjeçare dhe një mashkull 18-vjeçar, raportuan se ishin injektuar në incidente të ndara në të gjithë Parisin, thanë prokurorët. Të tre raportuan se nuk ndiheshin mirë.

Në të gjithë Francën, 12 të dyshuar janë arrestuar, tha Ministria e Brendshme. Midis tyre ishin katër persona në qytetin jugperëndimor të Angouleme, të dyshuar se kishin synuar rreth 50 viktima, tha një burim policor.

Përveç këtyre të dyshuarve, më shumë se 370 persona u arrestuan gjatë festivalit me akuza të ndryshme, përfshirë gati 90 persona në Paris.

Katërmbëdhjetë pjesëmarrës në festime u plagosën rëndë, përfshirë një 17-vjeçar i cili u shtrua në spital pasi u gjet ulur në rrugë me plagë thike në pjesën e poshtme të barkut.

Trembëdhjetë anëtarë të zbatimit të ligjit u plagosën gjithashtu.

Prefekti i policisë së Parisit, Laurent Nunez, tha se “nuk është raportuar asnjë incident i madh”.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kartoni i kuq i Asencios futet në histori

Në minutën e 7-të të duelit Real Madri-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol. 

Ky përjashtim është tashmë zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960. 

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mateus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022. 

Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje. Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga. 

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na…

Luiza Gega, një nga emrat më të suksesshëm në historinë e atletikës shqiptare, ka refuzuar të udhëtojë drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Atletikës për shtete, duke denoncuar publikisht kushtet e papërshtatshme që, sipas saj, i janë ofruar ekipit përfaqësues.

Në një reagim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, kampionia evropiane ka bërë të ditur se udhëtimi drejt vendit pritës ishte planifikuar me autobus, në një itinerar që zgjat mbi 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,”, shkruan ajo.

Gega nuk i kurseu kritikat as ndaj drejtuesit të ri të Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, i cili pak muaj më parë mori drejtimin e institucionit me premtimin për t’u bërë zë sportistëve.

‘Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër detaj që ajo denoncon është mungesa e uniformave zyrtare për ekipin. Sipas Gegës, sportistët nuk kanë marrë asnjë veshje përfaqësuese nga federata për këtë turne.

Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet”, shtoi ajo.

Për momentin, Federata Shqiptare e Atletikës nuk ka dhënë asnjë sqarim për situatën apo arsyet e organizimit të udhëtimit në këtë formë.

Lidhje më serioze nga sa mendonim? Sara Hoxha në të njëjtin event me ‘vjehrrin’ e ri

Sara Hoxha duket se po shkruan një kapitull të ri në jetën e saj personale, këtë herë në shoqërinë e të dashurit të ri, Erik Fullani.

Por një tjetër detaj ka ngjallur interesin e rrjeteve sociale: të premten, të dy ndodheshin në të njëjtin ambient për një event tjetër pas ditëlindjes së saj në Siçili

Fotot që kanë publikuar veçmas tregojnë qartë ngjashmëri në vendndodhje, nga dekori identik i tavolinave, deri te ndriçimi në sfond që përkon në të dyja imazhet.

Kjo përputhje e detajeve, edhe pse pa një foto të përbashkët, ka mjaftuar për të ushqyer spekulimet se dyshja jo vetëm janë bashkë, por ndoshta kanë nisur ta bëjnë lidhjen e tyre më të dukshme në mënyrë të matur

Por detaji që ka ngritur më shumë pikëpyetje është prania e babait të Erik Fullanit në njërën nga fotografitë e publikuara.

Një moment që mund të interpretohet si një sinjal i qartë se lidhja mund të jetë tashmë e zyrtarizuar, të paktën në rrethin familjar.

Parada e shqiptarëve në New York/ Kryebashkiaku Eric Adams me plis në kokë: Mezi pres të shkoj në Shqipëri (VIDEO)

Në New York, është mbajtur parada e shqiptarëve, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Eric Adams.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut Eric Adams, priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në qytet, ndërsa ishte veshur me një plis në kokë dhe shall kuq e zi.

“Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën,” tha ai me humor duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin.

“Çfarë dite, çfarë dite. Kur mendoni për këtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, thotë shumë për ne të jemi këtu në Gracie Mansion dhe të kemi paradën tuaj, një paradë që do të thotë kaq shumë.

Një paradë është simbolike në këtë vend si një mënyrë për të deklaruar se ju jeni pjesë e gjithçkaje në të cilën besojmë, dhe bukuria e saj është se kur marshoni në njërën nga rrugët tona kryesore, tregoni dhe shfaqni flamurin tuaj, flamurin tuaj kuq e zi me atë simbol të rëndësishëm mbi të.

Ajo thotë se nuk keni pse ta braktisni vendin tuaj për të dashur vendin tuaj të adoptuar, Amerikën. Ju jeni në gjendje t’i keni të dyja. Mendoni për këtë komunitet. Mendoni për atë që doni të thoni dhe atë që përfaqësoni. U tha se duhet të më falënderoni mua dhe të falënderoni vendin. Jo, ne duhet t’ju falënderojmë.

Ju sillni këtu besim, ju sillni këtu kulturën tuaj, ju sillni këtu etikën tuaj të punës, ju sillni këtu sigurinë tuaj publike, burrat dhe gratë që jo vetëm zbukurojnë simbolin tuaj kuq e zi, por ata zbukurojnë edhe uniformën e policisë. Ata na mbajnë të sigurt çdo ditë dhe dua t’i falënderoj që janë këtu për të festuar me ne.

Kur më pyetën nëse mund të organizoni një paradë, thashë po. Do ta bëjmë të ndodhë dhe do të sigurohemi që të jetë një nga paradat më të mira që do të shihni. 200,000 shqiptarë të fortë jetojnë në New York City. Numri më i madh i shqiptarëve në këtë vend është pikërisht këtu në New York City.

Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri te Shqipëria e Vogël në Queens, ju jeni rritur dhe keni një pikëmbështetje të fortë, dhe forca juaj politike është e pashembullt. Ju them, faleminderit që e bëtë këtë qytet atë që është.

Duam të nderojmë shumë nga heronjtë tuaj dhe heronjtë që janë këtu sot dhe duam t’u tregojmë atyre se i falënderojmë për kontributet e tyre në Qytetin e New York-ut. Jam shumë i emocionuar për sot.

U deshën 109 kryetarë bashkie para se të kuptonin se duhet të organizonim një paradë për Ditën e Shqiptarëve këtu në New York City, ku po e organizoni tani. Dhe djali im, e kam shumë zili, ai shkoi në Shqipëri dhe mori pjesë në një nga koncertet tuaja.

Mezi pres të shkoj në Shqipëri dhe të shijoj lumenjtë, detet, malet e bukura dhe gjithçka që keni për të ofruar. Dhe kështu ju falënderoj shumë, dhe mezi presim të nderojmë dhe të lartësojmë ata që po nderojmë sot. Faleminderit. Gëzuar Ditën”, tha ai gjatë fjalimit.

“Evropa, Kina dhe SHBA…”/ Çako ρΙas bom bën: Ja kur do të nisë ‘Lufta e tretë Botërore’

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Alfred Cako.

Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore.

Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?

Lufta e tretë Botërore ka nisur apo do të nisë?

Lufta e tretë Botërore nuk mund të quhet pa hyrë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën shtetet. Në njëfarë mënyre ka hyrë në Ukrainë sepse në Ukrainë ka marrë pjesë gjithë perëndimi, ka qenë luftë me proksivorë por jo të përfshira direkt me trupa. Evropa, Kina, Shtetet e Bashkuara, nuk kanë hyrë në luftë të hapur me ushtritë e tyre me ndonjë. Po nuk hynë këto të treja, nuk mund të quhet Luftë Botërore.

Kur parashikon që do të nisë një Luftë e tretë Botërore, nëse do të nisë një e tillë?

Unë them që nëse hyn në luftë Evropë-Rusi, do të hyjë në luftë Evropë-Amerikë, sepse Amerika do të përpiqet të marrë Kanadanë dhe Groenlandën që janë të evropianëve të dyja këto territore, në një kohë që Evropa do të hyjë në luftë me Rusinë. Unë kështu e parashikoj. Në 2027… /TAR/

Ç’ndodhi në Lake View në Tiranë? Si u përfshi nga flakët apartamenti super-luksoz i Françeska Muratit

Pasditen e së dielës, ballkoni i një apartamenti në Lake View, kompleksin ku apartamentet kushtojnë nga 500 mijë euro deri në 1 milion euro, është shkrumbuar nga flakët.

Banesa është në pronësi të Françeska Muratit një emër i njohur për showbizzin shqiptar, për jetën e saj luksoze si dhe shpenzimet marramëndëse për veshje.

Sipas informacioneve nga shërbimi zjarrfikës shkak mund të jetë bërë një cigare e hedhur nga apartamentet më sipër. Murati është pronare e këtij apartamenti prej afro një muaj, një nga zonat më luksoze të Tiranës, ku siguria duhet të ishte primare.

Zjarri është vënë menjëherë në kontroll nga shërbimi zjarrfikës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Françeska Murati nuk ka reguar ende lidhur me këtë incident.

VIDEO/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëhet ‘lëmsh’, ngatërron Tiranën me Teheranin!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ngatërron Teheranin me Tiranën.

Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë në vend që të thoshte në kryeqytetin iranian.

Megjithatë, zyrtari amerikan e “kap” shpejt gabimin dhe e korrigjon.

“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. B-2 hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran”, tha ai.

SHBA kreu sulmin masiv ajror mbrëmjen e së shtunëstë koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordoë, Natanz dhe Esfahan.

Uashingtoni deklaroi se shkatërroi ambiciet bërthamore të Teheranit, ndërsa Donald Trump paralajmëroi sulme më të ashpra nëse nuk ka paqe.

Nga ana tjetër, Irani u zotua se do të hakmerret.

Trump paralajmëron: Mos rrisni çmimin e naftës, po ju vëzhgoj!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje në një postim në mediat sociale që çmimet e naftës të mbahen të ulëta, reagim që vjen pas raportimeve për mbylljen e mundshme të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Jam duke ju vëzhguar”, ka thënë Trumpi, duke aluduar se kjo është një lojë e Iranit. 

Gardat Revolucionare e Iranit ka reaguar ndaj postimit të Trumpit në kanalin e saj në Telegram, duke thënë se “thashethemet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e kanë frikësuar Trumpin!”

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.

A kërcënohet Shqipëria nga Irani për shkak të muxhahedinëve? Teologu shqiptar jep përgjigjen

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk cilësohet si vend armik lidhur me strehimin e muxhahedinëve.

Sipas tij Irani nuk e sheh si rrezik opozitën iraniane por sipas asaj që thuhet në vend Izraeli dhe SHBA i përdorin dhe financojnë muxhahedinët për sulme kundër Iranit.

“Sa kam dëgjuar, Irani nuk e sheh si kërcënim të madh lëvizjen e muxhahedinëve në Shqipëri. Izraeli, thuhet në Iran i financon bashkë me SHBA dhe i përdor për sulme kundër Iranit. Irani nuk ka armiqësi me Shqipërinë. I vetmi problem janë muxhahedinët. Irani ka pasur marrëdhënie shumë të mirë me Shqipërinë, por me ardhjen e muxhahedinëve, e shtyrë nga SHBA Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplamtike me Iranin. Nuk është thënë deri tani që do ketë ndonjë ndërhyrje në Shqipëri sa i përket ekzistencës së tyre atje”, tha ai.