ÇMENDURI NË JUG TË SHQIPËRISË, RESTORANTI FATURON 200 LEKË… PËR TË SHTRUAR TAVOLINËN. PLAZHET JANË POTHUAJSE BOSH

Ndërkohë që jugu është bosh dhe çmimet për dhomat dhe restorantet janë në majë, disa prej pronarëve të pangopur në plazhet e vendit kanë gjetur edhe një formë tjetër për të vjelur edhe ata pak turistë që kanë guximin t’i vizitojnë.

Një pushues ka publikuar në rrjetet sociale një faturë të një restoranti në bregdetin shqiptar ku duket se pronari ka faturuar edhe shtrimin e tavolinës. Në faturë rezulton një pagesë prej 200 lekësh si kosto e zërit “shtrim tavoline” për katër persona.

Ndërkohë, më herët eshte raportuar për rënien e ndjeshme të numrit të pushuesve në jug të vendit. Dhërmiu që më herët gumëzhinte tani është thuajse bosh. E njëjta situatë është edhe në Jalë dhe në pjesën tjetër të jugut.

Dy janë arsyet e zbrazjes së plazheve në vend, e para lidhet me rritjen e çmimeve dhe e dyta me abuzimin e madh me çmimet të pronarëve të njësive akomoduese dhe të restoranteve gjatë sezonit.