Del videoja e grυshtit në stadiυmin e Korçës, një qγtetar godet ρresidentin Ardian Takαj (Video)

Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj duke e ofenduar atë.

Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.

Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.

Sakaq, lidhur me ndeshje, Vllaznia mori një fitore të vuajtur në Korçë, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Skënderbeut.

Një autogol i Dumfour në minutën e 87-të dhe një gol i Delajt në minutën e 95-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve.

Vlen të përmendet se Skënderbeu luajti me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, pasi mbrojtësi Prençi u ndëshkua me karton të kuq.

Vllaznia vuajti shumë dhe e kishte të vështirë, por në fund feston fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, po aq sa edhe Skënderbeu që zbret në vendin e gjashtë.

Video Player

00:00

00:51