Në prime-in e fundit të Big Brother VIP, Arbana Osmani i komunikoi banorëve sulmin kriminal që tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës.
Të tronditur nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre.
Për të qenë më të qartë atyre i është lejuar biseda me në familjarë.
Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori. Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij.
“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin./albeu.com.