Dy të maskυαr rrahin me Ιeva kokës ish-shefin e Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit

Ngjarje e rëndë në Kosovë. Dy persona të maskuar kanë qëlluar me leva kokës ish-shefin e Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi.

Krasniqi ka përfunduar në spital pas lëndimeve të rënda që mori.

Gazeta Sinjali shkruan se rasti ka ndodhur rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës.

Ai është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë sulmuar me leva në kokë.

Krasniqi është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por që më pas për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në spitalin rajonal në Ferizaj për të kryer ekzaminimet e tjera.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e hetimet kanë nisur, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.