Mbrëmjen e sotme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” ishin të ftuar personazhet Fifi, Enisa, Big Mama dhe Poni, ku ka ndodhur edhe një e papritur!
Teksa Fifi dhe Big Mama duhet të realizonin një lojë ku nëpërmjet një xhami duhet tu pamtomimonin skuadrës së tyre fjalë të ndryshme. Në fund të kësaj sfide kanë vendosur ti dhurojnë njëra tjetrës një puthje në buzë.
Këngëtarja Big Mama ka zbuluar së fundmi shifrën që fiton kur është e ftuar për të kënduar në një dasëm.
Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku sigurisht u përshi në lojërat e emisionit.
Big Mama mori pjesë në lojën e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores Luana Vjollca. Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar.
Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma dhe përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në një dasmë. Nuk dihet nëse Big Mama këtë përgjigje e dha vetëm për të fituar pikë apo e kishte seriozisht.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja e njohur Big Mama ka folur më herët për ditëlindjen që organizoi për 36-vjetorin e saj dhe se kush ishte i ftuar.
Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Big Mama tha se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk erdhën tek festa, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.
Ajo u shprea se të gjithë ishin në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.