E rëndë: 3 persona të v¤ekur brenda një banese, u asfiksuan nga zjarri!

Një ngjarje e rëndë është regjistuar këtë të enjte në Malishevë të Kosovës. Tre persona të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi në një banesë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta bën me dije se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjàrje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.