E rëndë! Humbin jetën në αksident në Romë dγ υαjza të reja

Dy vajza të moshës 21 dhe 22 vjeç, Beatrice Funariu dhe Giorgia Asia Anzuini, humbën jetën si pasojë e një përplasjeje me makinë.

I plagosur rëndë nga aksidenti mbeti edhe regjizori 55-vjeç Carmine Elia.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, Beatrice dhe Giorgia, pas mesnate, ishin në bordin e një Citroen që shkonte drejt Via Salaria, kur papritmas kaluan barrierën ndarëse, duke përfunduar në korsinë e kundërt.

Nuk dihet arsyeja e kalimit në korsi. Dramatike ka qenë skena kur janë gjetur trupat e pajetë të dy të rejave, për të cilat ekipet e shpëtimit nuk mund të bënin asgjë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të dy mikeve të pandara është bërë i ditur nga fotot dhe mesazhet që kanë shkëmbyer përmes rrjeteve sociale.