Gαfa’ e Βerishës në mes të konferencës: Është bυrrë? (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një konferencë të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore.

Në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të partisë së djathtë suedeze, Moderata, e udhëhequr nga lideri i opozitës suedeze Ulf Kristersson.

Por mesa duket, Berisha nuk ka qenë në dijeni se cili është lideri i partisë simotër suedeze, pasi e ka ngatërruar jo një, por dy herë duke e bërë…femër.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave përderisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre, siç ka dalë partia simotër e Suedisë e cila ka dalë, e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro? Është burrë? Më fal… Ulf, po. E udhëhequr nga zonja Kristersson…është burrë? Më falni! Apoligise”, tha Berisha.