Rruga Kardhiq-Delvinë, një nga akset më të rëndësishme për jugun e vendit dhe veçanërisht për zonën bregdetare, është hapur zyrtarisht sot më 2 korrik.
Të lumtur për këtë vepër ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro së bashku me dy kolegët ministra, Balluku e Gjiknuri kanë pozuar të buzëqeshur.
Deri këtu gjithçka mirë, mirëpo duket se ministrja dhe deputetët e zonës nuk dinë emrin e lumit. Kumbaro teksa pozon me ministrat shkruan se “buzë Vjosës”, por që në fakt janë “buzë Drinosit”.