Gjesti hυman i Halil Kastratit, i siguron strehim të moshuarës që u dhυnua në qendrën “Orenda” në Pejë

Ngjarja e rëndë në Pejë, ku punonjësja në “Shtëpinë e të Moshurave”, Aurona Pelaj, shfaqet duke dhunuar një grua të moshuar, ka shkaktuar zemërim dhe reagime në rrjetet sociale.

Pas videos së publikuar, familjarët e të moshurës, e cila vuan nga sëmundja e Alzheimer, e kanë tërhequr menjëherë nga qendra “Orenda”. Ky rast i dhimbshëm ka prekur bamirësin Halil Kastrai i cili ka thënë se i ka siguruar të moshuarës një vend strehimi në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka thënë se ky është rasti i parë dhe i fundit, pasi  në Shtëpinë “Jetimat e Ballkanit” nuk pranojnë të moshuar që kanë fëmijë.

“Nuk pata force me pa videon deri ne fund por me dhimbje ne shpirt po i percjelli lajmet per rastin e te moshuares, nenes se deshmorit ne Peje dhe realisht kam ngele pa koment.

Cdo sherbim ndaj njerezve me nevoja te ndryshme duhet te jete mision sepse vetem atehere u sherben atyre me shpirte e trup.

Pa dashur qe te zgjatem me shume, te ju japim hapsire organeve te drejtesise me thene fjalen e fundit ndersa te moshuares, nenes tone me gjithe zemer i kishim bere vende ne shtepine tone.

Zot na fal e na udhezo”, ka shkruar Kastrati.