I jo shnin për të punuar si es.korta në Arabi, zbulohen kontratat dhe mesazhet mes vajzave dhe agjensive (FOTO)

Gjatë emisionit “Me Zemër ë Hapur” të gazetares Evis Ahmeti janë publikuar pamje të kontratave dhe bisedave që kanë pasur vajzat shqiptare të cilat kanë aplikuar për punë si stjuardesa apo kamariere në agjensinë që i dërgonte në Arabi për të punuar si es korta.

Gjatë bisedave vajzat kanë shfaqur pakënaqësi kur u është paraqitur kontrata nga kompania e cila ka qenë ndryshe nga çka u ishte premtuar.

Sakaq, kontratat që u janë dhënë nuk përfshinin detaje të akomodimit apo pagës dhe sipas dëshmisë së vajzave nuk garantonin siguri dhe ishin shumë të përgjithshme.

Gjithashtu vajzave u është kërkuar të paguajnë një tarifë prej 1000 eurosh për të nisur punën, ku agjensia shqiptare siç duket edhe nga pamjet ka ofruar mundësinë e pagesës me këste.