Tre shqiptarë dhe një belge rrezikojnë deri në 50 muaj burg pasi tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin për në Britaninë e Madhe.
Gjykata e Bryzhit pritet të japë më 25 korrik vendimin ndaj 4 personave të cilët përmes furgonit të belges tentuan të hyjnë për në Angli.
Tre shqiptarë u zbuluan mes një grumbulli pikturash që gruaja nga Belgjika pretendonte se do t’i shiste në Angli.
Fugoni i Viviane V. u ndalua në Nieuëpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë tre vjeçar.
Hetimet zbuluan se 36-vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç
Avokatët mbrojtës kanë kërkuar pafajësinë e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 25 korrik.