Teksa ish kryeministri shqiptar po informonte homologun italian se në brigjet e Italisë sa të ishte ai nuk do të mbërrinte
asnjë skaf me klan destinë, mori përgjigjen se ishte gati për një “bunga-bunga” me femrat shqiptare pasi ishte beqar.
Gazetarët shqiptarë u irrituan. Reaguan politika italiane dhe gazetarë e krerë të shoqatave shqiptare në Itali.
Gazetarët që kanë shoqëruar kryeministrin Sali Berisha në takimin me homologun e tij italian Silvio Berluskoni në Romë janë gjendur në një siklet të madh, nga batutat bajate të tij.