Një grua është martuar me të njëjtin kamarier grek, me të cilin kërceu në dasmën e parë dhe këmbëngul që ka pritur për të gjithë jetën e saj.
Natalie Perry, 37 vjeç, nga Stonehouse, Gloucestershire, u njoh me kamarierin Fred Kasa, 36 vjeç, pasi lidhi kurorë me tani ish-burrin e saj në dasmën e tyre në Kretë, në vitin 2012.
Ajo kërceu me të Zorban. Në vitin 2016 Natalie u nda me të shoqin dhe një vit më vonë shkoi në të njëjtin restorant, ku dhe çifti u rilidh.
Pas ritakimit në restorant, ata kaluan një javë së bashku dhe më pas lidhja e tyre ishte në distancë.
Ata i shkruanin njëri-tjetrit dhe pas 6 muajsh Fred vendosi të shpërngulej në Britani.
Tashmë ata janë martuar dhe po planifikojnë muajin e mjaltit në Kretë.