BELGJIKË – Shteti belg rezulton të ketë mbi 80 mijë vende të lira pune që lidhen me profesionet me duar. Sipas mediave belge 81.500 vende të lira pune nuk plotësohen, për shkak se nuk ka asnjë aplikim për “punë krahu”.
Konkretisht në mediat belge raportohet se ka nevojë të lartë, për pastrues, kopshtar, ustallarë, montues çatie dhe punonjës ndërtimi.
Problemi qëndron tek forca punëtore. Askush në Belgjikë nuk po aplikon për këto vende të lira pune.