Mediat britanike: Everton kërkon sulmuesin shqiptar

Ekipi i Premier League, Everton është shumë pranë firmosjes me sulmuesin shqiptar Armando Broja.

22-vjeçari pati një paraqitje të mirë gjatë Euro 2024, por pa mundur të shënojë.

Megjithatë, interesimi i klubeve të mëdha europiane për Brojën mbetet i madh.

Ndër ekipet e përfolura është ai i Milanit, por mediat britanike tashmë kanë nxjerrë sërish në skenë edhe emrin e Everton. Blutë e mbyllën jo mirë sezonin e Premier Ligës, duke u renditur në vend të 15-të.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shkruajnë për interesimin e Everton, ku Broja, i cili tashmë ka një vlerë rreth 30 milionë paund, mund të gjejë më tepër kohë në fushën e blertë.

Mediat britanike: Everton kërkon sulmuesin shqiptar