Momente tmerri/ Avioni me 184 ρersona në bord shρërthen në fΙakë sapo ngrihet nga toka, pamjet po shρërndahen me shρejtësi (VIDEO)

Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet momenti kur motori i një avioni me më shumë se 180 pasagjerë në bord shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga një aeroport në Indi.

Avioni i linjës ajrore IndiGo po transportonte 184 persona nga Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi i Delhit drejt Bangalore, po në Indi.

Avioni sapo kishte marrë shpejtësinë e duhur për t’u ngritur në ajër, kur u vunë re flakët në krahun e djathtë të mjetit fluturues, duke detyruar pilotin të ndërpresë fluturimin dhe të evakuojë 184 personat.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2805605.html