Një grua është zhdukur si pasojë e motit të keq në Kretë të Greqisë. Nënë e dy fëmijëve është gruaja që ishte bashkëpasagjere e 50-vjeçarit Konstantinos Vergakis në Agia Pelagia.
Sipas informacioneve të cretapost, 50-vjeçarja E.K. sapo e kuptoi se do të mbetej e bllokuar në makinën e fatkeqit, ajo doli nga automjeti dhe që atëherë ajo ka humbur.
Bashkëshorti i saj ka pasur një komunikim me 50-vjeçarin teksa ka mbetur i bllokuar në makinë, ndaj sapo është qetësuar moti ka shkuar në Agia Pelagia për të gjetur gruan, por ai nuk ja doli.
Me dronë, zhytës dhe vullnetarë kërkimi
Me çdo mjet në dispozicion zjarrfikësja, roja bregdetare, pushteti vendor dhe vullnetarët janë në kërkim të 50-vjeçares. Zhytësit po “krehin” të gjithë plazhin e Agia Pelagias në përpjekje për të gjetur ndonjë gjurmë të saj, ndërsa në të njëjtën kohë shpëtimtarët e tjerë po hetojnë zonën e mbuluar nga balta.